Projekt-planin e Aviacionit Luftarak Amerikanë, për ndërtimin e një avioni-disk, i cili do ishte një kopje e disqeve fluturues, citon alb-observefr.com, u zbulua ditët e fundit nga arshiva sekrete të SHBA-ve!
Sipas këtyre dokumenteve, Project 1794, shkruan Wierd ishte një projekt i dhënë me kontratë në kompanie kanadeze për të ndërtuar një disk super sonic – ultra tingullor!
Projekti avancoi deri në ndërtimin e një kopje prototipi.
Legjenda e viti 1956, e deklasifikuar tashmë, tregonte se sa shumë kishte avancuar ky projekt dhe se cila drejtime do merrte në të ardhmen.
Disku i cili do të ngrihej dhe ulej vertikalisht (VTOL) do të lëvizte me një shpejtësi tre-katër herë më shpejtë se ajo e zërit, në një lartësi deri në 100.000 këmbë dhe në një rreze deri në 1.000 milje detare.
Kostoja për vijimin e këtij projekti, siç dhe rezulton nga dokumentet, ishte shumë e vogël, pra pak më shumë se 3 milionë dollarë (ose 26.5 milionë me vlerën e sotme)
Por, arritjet zhgënjyese të prototipit, detyruan Aviacionin Luftarak Amerikanë ta ndërpres këtë projekt.