Në temën e UFO-ve, Rusia është duke hedhur hapa gjiganti, duke parakaluar deri edhe SHBA-në, me implikime të qarta mbi ekzistencën e jashtëtokësorëve. Zbulimet më të fundit janë vepër e ish-zyrtarëve të KGB-së, sot në pension dhe ish-funksionarëve të Ministrisë së Mbrojtjes.
Duhet të jenë zbuluar detaje befasuese veçanërisht sesi në Mosë merrnin seriozisht rastet e sinjalizimeve për UFO, megjithëse publikisht regjimi komunist kishte tendencë të ‘ridimensiononte’, apo edhe të tallte fenomene të tilla. Deri edhe pilotët e ushtarët duhet të jenë stërvitur sesi të silleshin, nëse do të bëheshin dëshmitarë të ndonjë sinjalizimi të jashtëtokësorëve.
Sipas asaj që ka dalë në dritë, sovjetikët nuk janë mjaftuar vetëm me një studim pasiv të jetës jashtëtokësore, por ngritën një "task-force" sekrete me 200 shkencëtarë. Një projekt për të studiuar fenomenin e UFO-ve, të klasifikonin sinjalizimet dhe të zbulonin misterin. Madje, një grup i specializuar i disiplinave inovative, duhet të ketë synuar edhe një kontakt direkt me jashtëtokësorët. Një kontakt, që mesa përflitet, duhet të jetë konkretizuar, ndonëse nuk duket e qartë se në ç'terma dhe në ç'modalitete.