Për herë të parë në historinë e saj, marina luftarake ruse kreu një super stërvitje me përfshirje masive, det, tokë ajër në Arktik duke befasuar perëndimorët dhe NATO-n!
Njësitë e Flotës Veriore, citon alb-observer.com, të mbështetura nga avionët gjurmues luftarak Tu-95 Bear të marinës detare dhe Su-24, si dhe avionë të rinj të gjeneratës së re Su-34, formuan dy Flota në detin Kara dhe në detin Barents.
Njësit e forcave speciale të marinës luftarake ruse, si dhe të famshmit “Spetznaz”, realizuan stërvitje me objektiv pushtimin e anijeve armike, ndërsa forca speciale të këmbësorisë kryen zbarkim në zonë të paracaktuar. Realizimi i stërvitjes kryhet në kuadër të strategjisë së rishikimit dhe ripërcaktimit të objektivave të Komandës Detare Luftarake Ruse, e cila përfshinë dhe Arktikun si fushë beteje për Flotën Detare Luftarake të Detit të Veriut.
Shkrirja e akujve dhe shfaqja e një sipërfaqe të konsiderueshme toke në Arktik, zbulimi i depozitave të nëndheshme të hidrokarbureve dhe naftës në rajon, aty ku dikur ekzistonin vetëm male me akuj, si dhe çelja e linjave të reja detare të virgjëra, që sigurisht do të kthehen në pika strategjike dhe rajon me vlerë të lartë, do të jetë pikë referimi dhe konkurrence midis Rusisë dhe forcave perëndimore./alb-observer/
Për më shumë ndiqni në video pjesë nga stërvitja dhe zbarkimi i ushtrisë ruse në rajonin Murmansk: