Burime të fundit nga agjencitë e huaja, bëjnë me dije se dhe brigada 240 e aviacionit luftarak të Ukrainës, në Krime ka dezertuar dhe i është bashkuar Rusisë!
Brigada 240 e aviacionit luftarak të Ukrainës, ndodhet në Sevastupoli të Krimesë. Kjo brigadë përfshinë në armatën e saj ajrore 39 avion MiG-29, 4 avion stërvitje L-39 dhe 11 helikopter të gjeneratës së re, MiL MI-24 Hind.
Ndërkohë pak më parë situatës i kishte paraprirë një super operacion special i ushtrisë së Rusisë me forcat speciale të cilat mund të pushtonin aerodromin dhe ta merrnin të nën kontroll si deh depot e armatimit.
Burime nga Ukraina bëjnë me dije se udhëheqja e aerodromit ushtarak ka dezertuar, dhe ky ka qenë shkak kryesor që aerodromi ra në duart e rusëve.