Sir Winston Churchill u akuzua për mbulimin e një rrembimi te një avioni RAF nga një disku fluturues,gjatë Luftës së Dytë Botërore,fakt qe eshte zbuluar keto dite nga arkivat e Mbrojtjes.
Thuhet se ish-kryeministri urdhëroi qe incidenti i pasqaruar mbi bregun lindor të Anglisë,duhet të mbahej sekret për të paktën 50 vjet për shkak se ajo do të provokonte ‘panik masiv’.
Akuzat u mbuluan, kur njeriu, nga Leicester, i shkroi qeverisë në vitin 1999,ku kerkontete te hidhej me shume drite nga incidenti i takimit te avionit RAF me diskun fluturues.
Ai përshkroi se si gjyshi i tij, i cili shërbeu me RAF në luftë, ishte i pranishëm kur Churchill dhe Gjenerali i SHBA Dwight Eisenhower diskutuan mbi kontaktet me diskun fluturues.
Por ne te njenjten kohe Churchill i foli me ton te ashper dhe gjyshit qe ishte i pranishem: “Kjo ngjarje duhet të klasifikohen si sekret menjëherë,pasi do të krijojë panik masiv në mesin e popullsisë dhe do të shkatërrojë besimin në kishë.
Incidenti flet se si një aeroplan zbulues RAF,duke u kthyer nga një mision në Francë apo Gjermani ,kur lufta ishte drejt perfundimit,,në afërsi të bregdetit angleze, u kap befas nga një objekt metalik i çuditshme i cili levizte me shpejtesine dhe kursin e aeroplanit RAF dhe zhduket me nje shpejtesi dhjetra here me te madhe.
Shkencetari thote se kete ngjarje gjyshi i tij nuk ja tregoi askujt,as dhe vajzes se tij qe ne ate kohe ishte nente vjece.
Deshmitaret e zones ku ka ndodhur ngjarja deklarojne se zhdukja e avionit nuk mund te jete bere nga ndonje rakete,per aresye se raketa nuk mund ta ndryshoje shpejtesine gjate trajektores se levizjes,ashtu sic ndodhi me objektin fluturues,qe ne fillim ecte me shpejtesine e avionit,dhe ne momentin e rrembimit ,shpejtesia e tij isht marramendese.