Gjatë 50-vjeçarit të fundit, historitë rreth Objekte të Fluturimit të pa Identifikuar, apo të njohura ndryshe si UFO, kanë dominuar dhe kanë ngjallur nga herë interes të madh, madje misteri rreth tyre sa vjen dhe bëhet më i fortë, pasi sa fakte të pathyeshme dalin në dritë po dhe aq zëra përgënjeshtrimesh shtohen.
Por, shumë herë faktet thyejnë tabut e mistikës dhe sekretit, kështu përgënjeshtruesit nuk mund të gjejnë një arsye të fort a për të thyer këto fakte, por thjeshtë preferojnë të heshtin.
Dihet se ditët e sotme interneti është mbushur me video jo të vërteta e të modifikuar, por kjo nuk është gjithçka dhe jo çdo gjë mbaron këtu -edhe albobserver.com ka publikuar jo pak herë video të seleksionuara e të supozuara të vërteta- pasi vjen vetë ushtria e cila me filmimet e saj të fshehta të realizuar qoftë nga toka po ashtu dhe nga bordi i avionëve luftarak, filmime këto të cila faktojnë bindshëm ekzistencën e UFO-ve.
Madje në shumë raste kemi dhe filmime kur UFO-t janë përplasur me avionët luftarak, qoftë këto përplasje të ndodhura në dyluftim e sipër apo dhe aksidentalisht, kur avionët kryejnë manovra luftarake në parada e ekspozime.
Videot e më poshtme janë që të gjitha origjinale, madje të kontrolluara dhe nga specialit të aeronautikës në NASA, duke i certifikuar ato si të vërteta./albobserver/