Miratimi i projektit “High Jump” u be ne 7 gusht 1946. Ne nje mbledhje mes sekretarit te shtetit, sekretarit te luftes dhe sekretarit te marines detare u hartua nje memorandum ku u deklarua se flota detare propozon qe te dergoje nje ekspedite ne Antarktide ne muajt e pare te vitit 1947.
Pastaj admirali Richard Byrd u caktua ne krye te projektit ndersa kapiteni R.H.Cruzen u caktua komandant i Task Force.
Sekretari i shtetit Dean Acheson dha miratimin e tij per operacionin me kusht qe “ne funksion te pretendimeve territoriale ne Antarktide nga qeverite e tjera, sugjerohet qe zonat qe duhen vizituar nga ekspedita te jene te propozuara ne rruge jozyrtare midis perfaqesuesve te shtetit dhe te marines.
Kjo do te ndodhte nje jave perpara nisjes se anijeve. Ne 14 dhjetor, Acheson i shkruajti sekretarit te flotes detare James Forrestal dhe i konfirmoi ‘miratimin e tij te plote’ dhe ate te mazhorances. Zonat antarktike besohet te jene me interes per SHBA. Sipas Paul Siple, ishte Byrd ai qe e bindi sekretarin e flotes detare James Forrestal dhe shefin e operacioneve detare Chester Nimitz qe te ndermarre nje ekspedite te madhe detare drejt Antarktides. Kesaj i shtohet edhe frika e Forrestal per sulmin sovietik. Byrd kishte edhe nje aleat te ngushte: vellain e tij, senatori Harry Flood Byrd i cili ne ate kohe ishte shefi i familjes se fuqishme qe drejtonte partine demokratike te Virginia-s. Harry ishte nje figure kyc ne politiken demokratike ne vitet 1930-1940 dhe kishte ndikim te madh.
Si arriti komandanti i marines qe ta binde Kongresin per te financuar ekspediten e shtrenjte mbetet akoma nje mister, nderkohe qe marina ushtarake nuk kishte drejtuar nje ekspedite polare prej te pakten 100 vitesh. Mundet vetem te hipotezohet se vendi ishte entuziast per ekspediten me te madhe ne historine e Antarktides. ‘Kercenimi sovietik’ shoqeruar nga kercenimi per lufte ne Arktik, mund te kete qene e vetmja arsye. Ne momentin e fundit presidenti Harry Truman kerkoi qe te ndalonte operacionin. Kur departamenti i flotes detare protestoi duke theksuar mundesine e madhe qe po u jepej, presidenti dha lejen per tu nisur. Kush u perball ate dite me presidentin, nuk dihet akoma, ndoshta Nimitz ose ndoshta James Forrestal. Ne cdo rast as Byrd, as Cruzen apo mijera burra te tjere qe ishin nen komanden e tyre, nuk ishin ne dijeni te faktit se per pak udhetimi nuk do te kryhej. Shume ishin ne favor te ekspedites por midis ketyre njeri meriton vemendje te vecante duke qene se perreth ketij personazhi vertitet edhe misteri me i madh: James Forrestal.
Lajmet dhe shkrimet rreth tij e cilesonin si njeriu qe ne vitin 1947 ndertoi i pari projektin zyrtar per studimin e objekteve fluturuese te paidentifikuara te quajtur “Project Sign”, me rekomandimin e gjeneralit Nathan F.Twining. Projekti, punimet per te cilin filluan ne vitin 1948, u zbatua nen emrin “Project Grudge” ne vitin 1949, pastaj u quajt “Twinkle” dhe ne vitin 1952 “Blue Book Project”. Punimet perfunduan ne vitin 1968 me publikimin e “Raporti Condon”. Qellimi i hetimeve ishte qe te vertetohej perfundimisht se UFO-t perbenin nje rrezik per sigurine kombetare te SHBA dhe ne menyre alternative te klasifikoheshin dhe analizoheshin shkencerisht te gjitha te dhenat e mbledhura nga aeronautika amerikane per fenomenin ne fjale.
Pasi u hetuan 12 618 raste te ketij shfaqjes se fenomenit, 701 prej tyre u klasifikuan si “te paidentifikuara”. Projekti u nderpre pas publikimit te raportit “Scientific Study of Unidentified Flying Objects” nga studiuesi amerikan i fizikes berthamore Edward Condon. Raporti pas 21 vitesh evidentoi se studimet mbi UFO-t nuk kishin nxjerre asgje te rendesishme nga pikepamja shkencore dhe objektet nuk perbejne nje kercenim per sigurine e SHBA, perkundrazi, shfaqja e ketyre fenomeneve te klasifikuara si “te paidentifikuara” nuk tregonte ndonje fakt zhvillimi teknologjik te panjohur per shkencen moderne, as nuk provonte origjinen e tyre jashtetokesore. James Vincent Forrestal ne vitin 1940 u be keshilltar i Franklin Roosevelt, me detyren e oficerit nderlidhes dhe qe me pas u emerua sekretar i marines ushtarake. Ne vitin 1944 u be sekretar i marines dhe ne vitin 1947 ishte sekretari i ri i mbrojtjes.
Pas luftes, Forrestal u be viktime e nje fushate njollosese sepse ishte politikisht kunder politikes se Truman qe ne vitin 1949 e detyroi te jape doreheqjen. Ne muajin prill, Forrestal u shtrua ne spitalin Bethesda sepse sipas burimeve zyrtare, pesoi nje depresion te forte. Ditaret e tij personale u sekuestruan. Vizitat e te afermve u kufizuan ne menyre drastike dhe pacienti u transferua ne repartin e personazheve te rendesishem ne katin e 16-te. Ne muajin maj shendeti i tij u duk se ishte ne permiresim. Nuk paraqiste shenja depresioni dhe vellai i tij mori autorizimin qe ta conte ne shtepine ne fshat per nje periudhe pushimi. Prenotoi per tu nisur ne fshat ne daten 22 maj por naten e 21 majit Forrestal u vra. Ky eshte versioni zyrtar. Por ka disa mosperputhje.
Ish-sekretari i shtetit prej kohesh ishte i cuditshem: ndihej i kercenuar dhe vazhdimisht nen vezhgim. Miqte e quanin paranoik. Duket se ate nate fatale Forrestal kopjoi nje hap nga Ajax Sophocles. Ai i refuzoi qetesuesit dhe mbikqyrjen. Harrison informoi doktor Robert Deen, asistentin e doktor Raines. Sebashku ata shkuan te Forrestal por e gjeten dhomen bosh. Pasi e kerkuan, e gjeten Forrestal-in te vdekur, me nje litar rreth qafes ne trotuarin e rrugices qe ndodhej pak me poshte.
Versioni zyrtar tregon se Forrestal shkoi ne kuzhine dhe lidhi njeren ane te litarit ne qafe dhe anen tjeter ne pajisjen e ngrohjes qendrore (kalorifer). Pastaj u hodh nga dritarja e katit te 16-te. Litari i lidhur te kaloriferi u keput dhe ai ra ne toke. Doktor Deen tha se Forrestaj kishte e kishte derguar Harrison-in jashte per te kryer nje komision te shpejte. Ushtari i rojes te dhoma e tij ishte i ri. Roja e turnit te mesnates ishte larguar pa autorizim dhe mesa duket ishte dehur pasi kishte pire gjate nates. Harrison ishte i vetmi qe kishte pasur kontakt direkt me Forrestal pak momente perpara se te vdiste. Ky eshte versioni zyrtar i bazuar ne fjalet e Harrison.
James Forrestal nuk perfundoi se shkruari korin Sophocles, e kishte lene nje fjale pergjysme, ndaj eshte e pamundur qe te kishte dale nga dhoma me qellim qe te vetevritej. Litari ndoshta nuk ishte lidhur te kaloriferi. Edhe nese do te ishte, perse ajo ane e nyjes u zgjidh shume lehte ndersa nyja e qafes ishte shtrenguar fort? Nese kishte ndermend te vetevritej, perse duhej ta lidhte litarin te kaloriferi nderkohe qe mund ta lidhte te dushi i banjos? Mjaftonte te hidhej nga dritarja pa patur nevoje qe te perdorte litarin. Perse u shtrua ne katin e 16-te, kunder deshires se mjekeve dhe me kerkesen e disa individeve ne Washington qe mbeten te panjohur?
Ne vitet ’80 dolen disa dokumenta qe flisnin per nje grup fantazme “Majestic 12”, nje grup sekret i formuar nga shkencetare dhe oficere te larte te ushtrise per te hetuar mbi UFO-t, i themeluar ne vitin 1947 nga presidenti Harry Truman, pas rrezimit dhe ngjarjes se famshme Roswell.
Duket se ka qene pikerisht Forrestal, si anetar i “Majestic 12” i njohur me kodin MJ3, i mbeshtetur nga Vannebar Bush, qe i rekomandoi presidentit qe te zyrtarizonte Majestic-un.
Perse Truman e ndryshoi mendimin e tij mbi aftesite politike dhe ushtarake te Forrestal? Perse sekretari i mbrojtes ishte bere i pabesueshem?
Studiuesit mbi UFO-t flasin per nje ditar sekret, ne te cilin Forrestal regjistroi ngjarjet e cuditshme qe ndodhen ne Roswell dhe eksperiencat e tij me jashtetokesoret, qe ai i quajti ‘aliene ogurzi gri’. Duket se kishin ndodhur dhe dy renie te tjera nga Corona dhe Roswell, prane poligonit te White Sands, si dhe nje tjeter prane Alamogordo. U gjeten trupa te ndryshem, edhe copa te trupave njerezore. Forrestal donte qe ta shperndante lajmin ne shtyp? Dukej se Forrestal ishte caktuar qe te niste nje stacion hapesinor ne orbite. Projekti i konceptuar nga Wernher von Braun ne vitin 1951 konsiston ne nje disk te madh qe duke u rrotulluar rreth vetes do te pajisej me gravitet artificial. Projekti parashikohej qe te perfundonte ne vitin 1963.
Cuditerisht C.Clarke shkruajti “2011 Odisea ne hapesire” ne vitet 1964-1968. Libri u publikua ne vitin 1968 pas shfaqjes se filmit qe bazohej ne kete roman. Duket se stacioni orbital eshte realizuar artistikisht si ai i pershkruar nga Wernher von Braun.