Nje kafke femije jo normale qe eshte me shume se 900 vjecare dhe e njohur per kerkuesit e paranormales si Kafka Starchild, me analizat e eksperteve dhe testet e ADN-se ka treguar qe eshte nje gje e re per shkencen.
Kafka eshte gjetur ne Meksike ne vitin 1930, dhe tani gjendet ne duart e autorit dhe kerkuesit ne fushen e Njohurise Alternative, Lloyd Pye. Kjo transferte eshte kryer me kerkesen e pronareve te kafkes, Ray dhe Melanie Young nga El Paso, Teksas, nje levizje qe filloi projektin Starchild ne vitin 1999. Pye eshte gjithashtu shefi i ngritjes se fondeve, zedhenesi nderkombetar, dhe koordinatori i Projektit Starchild.
Gjate gjithe viteve te fundit kerkime te ndryshme dhe testime te ndryshme shkencore jane bere mbi kalfken me qellimin qe te kuptohet nese kafka eshte njerezore apo hibride (me baze njerezore dhe jashtetokesore).
Te financuara kryesisht nga Lloyd Pye dhe mbeshtetesit e tij, testet perfshijne skanime te ndryshme, rreze X, skanime te kockave, analiza te ndryshme, skanime me mikroskop, analize ADN mitokondriale, e shume teste dhe eksperimente te tjera.
Historia e kafkes Starchild
Ne vitet 1930 nje adoleshente amerikane ishte me pushime prane Cooper Canion ne Meksike me familjen e saj, kur ajo doli qe te eksploronte e vetme.
Vajza gjeti nje tunel miniere te gjate dhe te braktisur. Kur u fut ne tunel vajza dalloi ne thellesi te tij nje skelet te plote te nje personi te rritur te shtrire ne toke. Prane skeletit gjendej nje grope e ceket e mbushur me dhe, e ngjashme me nje varr, dhe prej saj dilte nje kocke tjeter me e vogel se kockat e skeletit te madh.
Kockat e dores se krahut te vogel ishin te mbeshtjella rreth kockes se krahur te skeletit te madh qe ishte i shtrire prane.
Vajza qe beri zbulimin, duke perdorur duart e saj, germoi "varrin e vogel" dhe prej tij germoi dhe zbuloi skeletin e varrosur aty. Skeleti kishte nje koke te vogel te cuditshme dhe shume te deformuar, qe me vone u njoh me emrin kafka Starchild.
Vajza i nxorri te dy skeletet nga miniera dhe mendonte t'i merrte me vete per t'i perdorur ne nje projekt shkolle. I la te dy skeletet nen nje peme me mendimin per tu kthyer te nesermen qe t'i merrte pasi mendonte qe po te kthehej ate dite tek prinderit e saj me skeletet dhe tu tregonte se cfare kishte ndodhur, ata do te zemeroheshin pasi e kishin ndaluar qe te afrohej ne zonen e minierave.
Naten e gjendjes se skeleteve nga adoleshentja ra nje vershim i menjehershem dhe i rrembyeshem shiu dhe te nesermen vajza mundi te gjente vetem dy kafkat qe kishin shpetuar rastesisht pasi gjithe kockat e tjera ishin zhdukur e shperndare nga shiu.
Keshtu kur u kthye ne shtepine e saj ne El Paso, vajza kishte me vete vetem dy kafkat. Ajo nuk i tregoi asnjehere asnjeriu per kafkat e gjetura dhe i mbajti ato ne nje kuti kartoni si suvenir deri ne vdekjen e saj ne vitet 1990.
Ajo nuk kishte dyshuar kurre per asgje dhe deri ne fund kishte menduar qe kafka ishte vetem e deformuar.
Me pas kafkat iu dhane Ray dhe Melanie Young ne vitin 1998, dhe ata e dalluan menjehere qe deformimet qe kishte kafka nuk ishin deformime tipike njerezore. Ky zbulim erdhi fale faktit qe Melanie kishte nje background prej infermiere e te porsalindurve dhe terapiste fizike. Per shkak te kesaj, u kerkua ndihma e Lloyd Pye, e keshtu Pye u be kujdestari i kafkes dhe koordinatori i kerkimeve.
Kerkimet e tanishme mbi kafken Starchild
Kerkimet e ADN-se se Starchild , qe fillimisht u kryen ne veren e vitit 2003 u analizuan dhe ndoqen nga Trace Genetics, nje laborator modern per testimin e ADN-se qe jane te njohur per dhenien e rezultateve optimale te ADN-se. Ky laborator eshte i njohur per specializimin ne analizat e identitetit gjenetik te ADN-se, nderkohe qe fokusohet ne gjeneologjine e origjines, mjekesine ligjore, diagnozen molekulare, dhe gjenetiken e popullsise.
Trace Genetics u zgjodh nga Pye per shkak te reputacionit te saj ne perpjekjet e vazhdueshme per te nxjerre metoda te reja, per te vene stadarte te reja per sherbimin dhe besueshmerine qe e ka bere kete kompani nje kompani lider ne analizat e ADN-se.
Neper studime dy lloje ADN-je u bene kerkime dhe u studiuan ne kafken Starchild. Njera ishte ADN-ja e mamase- ADN-ja mitokondriale, dhe e dyta ishte ADN-ja nukleare, e cila ishte paketa e plote gjenomike e derivuar nga te dy prinderit.
ADN-ja e mamase u gjet me lehtesi, dhe kjo provoi qe mamaja ishte e nje origjine njerezore.
Por gjashte perpjekjet mbi ADN-ne nukleare deshtuan dhe nuk u arrit asnje rezultat. Sipas Lloyd Pye, kjo ishte nje e dhene qe siguronte qe babai nuk ishte me origjine njerezore. Per te hyre me shume ne detaje dhe per te pare se ne cfare konsistonte trashegimia gjenetike e te dy prinderve, do te nevojitet nje test tjeter per te marre gjenomin e plote te kafkes.
Hapi tjeter ne proceset e testimit te ADN-se do te kete nevoje per nje teknologji te re te zhvilluar ne Roche Applied System Company (e njohur me pare me emrin 454 Life Sciences). Ky hap do te mundesoje sekuencimin e nje gjenomi te plote baze-cift me baze-cift, per nje total prej 3.0 bilion, numri i nje njeriu tipik. I quajtur "genome Sequencer System", mund te gjeje dhe te sekuencoje gjenomin e plote te kafkes Starchild per ta krahasuar ate me gjenome te tjere, si per shembull: njerez, kafshe, etj.
Keto jane hapa te nevojshem te merren ne menyre qe zgjidhet trashegimia gjenetike e kesaj kafke misterioze. Fatkeqesisht ky eshte nje hap qe do te kushtoje perafersisht $200.000. Megjithate do te jete nje zbulim shume interesant dhe i rendesishem per njerezimin.
Te dhena mbi kafken
-Kocka e kafkes eshte sa gjysma e trashesise ne krahasim me nje kafke normale njerezore
-Kocka eshte shume me e forte se cdo lloj kocke tjeter e njohur ne planetin Toke, me nje profil mineral me shume si smalti i dhembeve se si kocke normale
-Kocka eshte perafersisht rreth 900 vjet e vjeter
-Kocka e kafkes permban fibra mikroskopike qe nuk jane pare ndonjehere me pare ne kocken e ndonje kafshe