Mijëra balona aerostatike që fluturojnë deri në 20 kilometra lartësi për të lidhur me internetin 4.8 miliardë persona që ende nuk janë të lidhur online.
Është ky “Projekti i Krisur” i Google kundër të ashtuquajturës “ndarja dixhitale”, që sapo ka filluar në Zelandën e Re, ku kolosi i Mountain View po teston 30 balonat e para për të zgjidhur problemet e lidhura me një teknologji të lartë por ende në fazë eksperimentale.
“Mendojmë se është e mundur të ndërtojmë një unazë balonash aerostatike që fluturojnë përreth globit duke shfrytëzuar erërat stratosferike, për t’u dhënë akses në internet territoreve në tokë”, thuhet në blogun e Google.
“Jemi ende në fillim, por shpresojmë që kjo të jetë një mënyrë për të lidhur rajonet rurale, ato të largëta dhe ato të varfëra, për të bërë të mundur komunikimin edhe gjatë katastrofave natyrore”, vijon njoftimi.