Forumi Kuq E Zi
Supozime dhe hipoteza, disqet fluturues  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Supozime dhe hipoteza, disqet fluturues  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Supozime dhe hipoteza, disqet fluturues  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Supozime dhe hipoteza, disqet fluturues  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Supozime dhe hipoteza, disqet fluturues  HaunebuUFO
“Ne fundin e Luftes se Dyte Boterore, nje karvan nendetesesh gjermane niset nga Norvegjia ne drejtim te Amerikes Latine me miratimin e heshtur te admiralit britanik.

Ky operim sekret do te degjeneroje ne nje tragjedi me nje numerim final me 5 anije te shkaterruara dhe me shume se 400 te vdekur. Ne rrugen e saj drejt Argjentines, nje prej nendeteseve mbyti nje korvete ne ujerat e Amerikes se Veriut. Nje tjeter prej imbarkimeve te arratisura u perplas me nje kryqezor brazilian, Bahia, dhe e mbyti duke shkaktuar 336 te vdekur. Kunder cdo fakti, te dyja ngjarjet u quajten aksidente. Me pas, ne momente te ndryshme, U-Boot mberriten ne brigjet e Argjentines, te mbuluar nga Armada Argjentinase ne bashkepunim me admiralet e Britanise se Madhe dhe Shteteve te Bashkuara. Nepermjet nje hetimi historik te detajuar, duke marre per baze dokumente qe Londra dhe Washington-i i mbajten sekret shtetit per 75 vjet, Juan Salinas e Carlos De Napoli, i hoqen vellon operacionit te fundit sekret te Rajhut te Trete, duke hedhur drite mbi manovrat e atyre U-Boot dhe mbi prezencen e mundshme ne bord te tyre, te nazisteve ne arrati. Shfaqen keshtu motivet e baskepunimit te marines argjentinase, admiraliatit britanik dhe amerikan, qe zbuluan misionin duke falsifikuar pyetesoret e marinareve te arrestuar dhe duke i mbyllur dokumentat me sekretin militar.”

Persa i perket historive ne lidhje me Haunebu, me fjale te tjera te disqeve fluturuese gjermane, duhet bere kujdes dhe duhet t’i kushtohet nje kujdes i madh, duke qene se nuk ka deshmi te verteta persa i perket ekzistences se tyre.
Percaktimi i Ufo-ve naziste, Haunebu, i referohet disa avioneve hipotetike me teknologji te larte te ideuar nga Gjermania gjate Luftes se Dyte Boterore, fryt i ezoterizmit hitlerian dhe kontakteve te prezumuara me jashtetokesore.
Megjithate ekziston nje liste e detajuar e modeleve, madje edhe ne letra dhe ne projektime.
Eshte interesante te vihet re qe pershkrimi i tyre kujton disqet e para nga Adamski, ata qe, te pakten nga fotot qe jane mundur te gjenden ne internet, kane ndertuar me pas ruset.

Jo me pak interesant eshte pershkrimi i teknologjise se pershkruar. Do te ishte zhvilluar nje motor elektromagnetik i ciftuar me nje gjenerator De Graaf dhe nje serbator me merkur, me qellimin per te krijuar fusha elektromagnetike rrotulluese.
Detaji i merkurit kujton propulsionin qe eshte perdorur per te bere te fluturojne Vimana-t, avionet te pershkruar ne librat Indu.
Duke qene se Hitleri, i obsesonuar nga kerkimi dhe njohja e Antikeve, kishte punesuar shume kerkues dhe arkeologe ne kerkim te gjerave te tilla, kjo teknologji mund te jete ideuar nga ato dokumenta?
Nuk mund te perjashtohen, gjate konfliktit, shikime te objekteve fluturuese te paidentifikuar ne te gjithe boten, te hyre ne histori si Foo Fighter.
Ne kundershtim me ate cfare eshte besuar deri ne ndonje dhjetevjecar me pare, sinjalizime te ketyre avioneve jane regjistruar qe nga viti 1930 dhe me pas. Jane te njohur Skedaret Fashiste qe dokumentojne shikime te tilla.
Ekziston nje liste e Perplasjeve UFO ne te cilat figuron perplasja e nje avioni jo tokesor qe ka ndodhur ne vitin 1936 ne Pyllin e Zi, nje ndihme per gjermanet qe e moren ne posedim.

Ishte ky ‘kontakt’ pikenisja qe gjermanet ndermoren ndertimin e Haunebu?

Pohimet e para per ekzistencen e disqeve fluturuese naziste u shperndane nga Giuseppe Belluzzo, nje inxhinier italian, Minister i Ekonomise Nderkombetare ndermjet viteve 1925 dhe 1928 dhe Minister i Arsimit ndermjet viteve 1928 deri ne 1929 ne Qeverine Mussolini.
Revista “Der Spiegel”, ne numrin e saj te dates 30 Mars 1950, solli nje interviste te dhene nga Schriever i cili pohoi se, prane Prages, ne fillimin e viteve ’40 ishte nje fabrike e BMW qe prodhoi disa prej avioneve te njohur si “disqe fluturuese”.
Ne impiant punonin shkencetare si Klaus Habermohl, inxhinieri italian Giuseppe Belluzzo, dhe Walther Miete, i cili kishte qene pjese e projektit V-2, por qe me pas ishte marre me projekte disku. Shkencetaret ishin te zene me venien ne pune te nje avioni diskor, si projektet e Schriever.
Belluzzo ekspert ne fushen e projektimit te turbinave me avull, shkroi nja pesedhjete publikime qe akoma jane te vleresuara ne studimet e tij te publikuar ne mars te vitit 1950, fliste per disa avione ne forme rrethore qe do te studioheshin dhe projektoheshin duke filluar nga viti 1942 ne te njejten kohe nga Italia dhe Gjermania duke saktesuar qe behej fjale per nje aplikim te teknologjive konvencionale, qe ne ate kohe ishin duke u kompletuar ne Itali, si turbina me kombustion te brendshem dhe turboreaktori per avione, por keto deklarime u pergenjeshtruan menjehere nga aeronautika ushtarake.
Mbas publikimit te dokumentave te tille, shkencetari gjerman Rudolph Schriever pretendoi qe kishte zhvilluar disqe fluturuese gjate periudhes naziste.

Inxhinieri aerunautik Roy Feden vuri ne dukje qe vetem avionet qe i ishin dhene aftesite qe i ishin atribuar disqeve fluturuese ishin ato qe ishin projektuar nga gjermanet ne fund te luftes.
Shtoi gjithashtu qe gjermanet ishin duke punuar me projekte te ndryshme aeronautike pak jo te zakonshem: “Kam pare mjaftueshem projekte te tyret dhe plane prodhimi per te kuptuar qe nese do te kishin arritur ta zgjasnin luften vetem edhe per disa muaj te tjere, do te na duhej qe te perballeshim me disa zhvillime ne luften ajrore qe ishin vertet te reja dhe vdekjeprurese.”
Ne lidhje me kete, kapiteni Edward J. Ruppelt, drejtues i Projektit “Blue Book”, ne vitin 1956 beri nje deklarim te cuditshem: “Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, gjermanet ishin duke zhvilluar shume lloje avionesh inovative dhe predha balistike. Pjesa me e madhe e projekteve gjendeshin ne fillimet e tyre, por behej fjale per avionet e vetem te njohur qe mund te perafroheshin me prestacionet e objekteve per te cilat referojne observuesit e UFO-ve.”

Ne “Mengjes i Magjistareve” te Louis Pauwels dhe Jacques Bergier, ka pohime te jashtezakonshme ne lidhje me Vril Gesellschaft, duke iu dhene shkrimtareve, Jan Van Helsing, Norbert Ratthofer, material per te spekuluar mbi lidhjen ndermjet UFO-ve dhe shoqerise Vril, qe mesa duket ka patur kontakt me nje rrace aliene dhe i eshte dedikuar ndertimit te anijeve kozmike.

Ne lidhje me Perplasjen UFO te vitit 1936?
Per shkak te humbjes se luftes, shoqeria e Vril do te ishte fshehur ne nje baze ne Antarktide.

Supozime dhe hipoteza?

Interesante eshte ajo cfare shkruan Jan Van Helsing, ose Jan Udo Holey ne librin “Shoqerite sekrete dhe fuqia e tyre ne shekullin e XX”.

“Projekti i pare me teknologji te tille inovative u drejtua nga inxhinieri W.O. Schumann i Politeknikut ne Monako, Bavari. U ndertuan makina fluturuese ne forme disku me nje diameter prej 11.5 metra, te quajtura Vril-1-Jaeger, qe bene 84 fluturime kolaudimi. Te pakten nje VRIL-7 u nis mesa duket nga Brandenburg me disa prej shkencetareve dhe pjesetareve te Vril. Nje projekt i dyte u drejtua nga grupi i zhvillimit SS-IV”.

Sipas Helsing jane krijuar disqe te diensioneve te ndryshme:
2 Haunebu I, me nje diameter prej 25 metrash, qe bene 52 fluturime kolaudimi me shpejtesi rreth 4800 km/h.
7 ekzemplare te Haunebu II me diameter 32 metra, te kolauduar me 106 fluturime me shpejtesi rreth 6000 km/h.
1 Haunebu III me diameter 71 metra, te afte per te fluturuar me nje shpejtesi rreth 7000 km/h.

Eshte listuar edhe projekti i nje disku te katert, rreth njeqind e dyzet metra i afte per te mbajtur nja dy Haunebu II.
Ekzistojne dokumenta qe mjeti VRIL-7 eshte perdorur per disa misione sekrete mbas kolaudimit te tij ne fund te vitit 1944. Do te kishte zbritur ne Mondsee, ne Salzkammergut, Austri, dhe me vone u perdor per te marre personalitete ne arrati nga Spanja e per t’i cuar ne Neuschwabenland, dhe ne fund u transferua ne Japoni ku u humben gjurmet e tij.

Ku kane perfunduar keto makineri fluturuese?
Fotografi te UFO-ve te shfaqura pas vitit 1945 vene ne dukje avione me skelete tipike te ketyre ndertimeve gjermane.
Ndoshta avionet e cmontuar nuk kane arritur kurre ne Ameriken Jugore, por projektet arriten deri aty dhe lejuan ndertimin e modeleve te reja qe munden te fluturonin. Nje pjese e rendesishme e atyre projekteve u fut ne vitin 1983 ne “Projekti Phoenix”, vazhdmi i “Eksperimetit Filadelfia” te vitit 1943.
Jean Van Helsin pohon ne librin e tij “Unternehmen Aldebaran”, qe kishte intervistuar nje gjerman te Rajhut i cili i kishte siguruar qe kishte lindur ne Neuschwabenland dhe ishte pjesetar i orgnizates “Schwarze Sonne”, nje prej organizatave elite te SS. Sipas rrefimeve te tij, gjermanet e Rajhut kane baza ne te gjithe boten dhe ata jetojne ne Neuschwabenland ne nje qytet te banuar nga tre milion gjermane.

Ndosta ishte Neuschwabenland destinacioni i atyre qindra nendeteseve gjermane qe u zhduken ne fund te luftes? Transportonin disqet fluturuese te cmontuara apo te pakten planet per ndertimin e tyre?
Me anijet u zhduken edhe 50.000 ushtare gjermane qe kishin qendruar ne Norvegji.
Ata jane cuar ne Antarktide, dhe sipas Brugger, edhe ne Akakor ne Brazil? Gjithmone spekulime, por ky mund te kete qene motivi i operacionit “High Jump”?

Nuk mund te mohohet qe mbas vitit 1946 jane regjistruar shikime te ndryshme te objekteve te shkelqyeshme me origjine te panjohur dhe sigurisht, artificiale ne token Skandinave.
Shikimet e tjera te UFO-ve te rrumbullaket, ne forme disku apo ne forme kembane, dhe disa here te tjera ne forme cigareje, te ashtuquajturit UFO kane bere shfaqjet e tyre ne Ameriken Veriore.
Materiali fotografik provon qe forma Haunebu II eshte pare shume shpesh, kontaktuesit, Adamski, Cedric Allingham, Howard Menger, pershruan okupantet e tyre qenie te tipit arian, bionde, dhe me syte bojeqielli.
Norvegjia dhe Danimarka ishin territore qe Werhmacht i mbroti dhe i mbajti nen fuqine e saj deri ne kapitulim, kur nderkohe pjesa tjeter e Gjermaise ishte okupuar.
Ne fillim te majit te vitit 1945 Rajhu mbante mbrojtjen e ketyre territoreve dhe i konsideronte jetesore per planet e tij.
Dikush pyet se pse ishin kaq te rendesishem keto territore. Sepse pikerisht nga ato territore pati fillimin evakuimi drejt Neuschwabenland?
Cfare ishte kaq e rendesishme qe duhej te transportohej?
Fjordet norvegjeze u ofronin nje mbrojtje te sigurt U-Boat-eve, garantonin prodhimin ne siguri te oksidit te deuterit, thelbesor per kerkimet atomike dhe dergimin e hekurit ne Zvicren neutrale, te ciles Gjermania i bente presion.
Norvegjezet, ashtu si anglezet, kishin zbuluar token e Mbretereshes Maud ne vitin 1930 dhe kishin dalluar vende pa akull, me gjelberim dhe liqene, por nuk i kishin vendosur neper harta per te evituar qe vendet e tjera te reivendikonin teritorin ku Lars Christensen kishte vene flamur.
Per Hitlerin Antarktida perfaqesonte nje zgjerim te Rajhut te Trete dhe nepermjet okupimit te Norvegjise donte te arrinte akujt e jugut. Ne janar te vitit 1941 gjermanet kapen dy balena norvegjeze ne oqeanin Arktik duke hapur nje front te ri duke terhequr vemendjen e Britanise se Madhe, edhe ajo e interesuar ne reivendikimin e territoreve australiane.

Lajmet ne lidhje me ekzistencen e nje baze naziste ne Antarktide, te fshehur nder shpella dhe tunele te Antarktides, u konsideruan te mundura per Britanine e Madhe, nga ana tjeter edhe anglezet kishin bazat e tyre sekrete, keshtu qe mund t’i kishin edhe gjermanet. Per pasoje te kesaj, nisen ekspedita, te pasinjalizuara ndonjehere ne kronikat historike zyrtare, te krijuara per te hetuar mbi ekzistencen reale te “Bazes 211”.

Ishite i njohur zhvillimi i madh teknologjik i arritur nga gjermanet dhe duhej ndaluar qe ndonje prej ketyre teknologjive te binin ne duart e ruseve apo amerikaneve. Vendi ku beheshin hetimet ishte Toka e Maud.
Keshtu qe fillim i “Operacionit Tabarin”, apo Taberlan, e organizuar nga Britania e Madhe ne vitin 1943, per te kontrolluar aktivitete te prezumuara naziste ne Antarktide dhe te pengonte qe Argjentina dhe Kili, me ndihmen e flotes gjermane te zgjeronin dominimin e tyre ne zona te Antartides duke penguar kalimin e forcave aleate.
U ushtrua nje grup i zgjedhur marinesh dhe u ekuipazhuan me dy anije, gjuajtesja e minave HMS Scoresby dhe Fitzroy.
U pajisen dy baza, nje ne ishullin e Deception, ne Ishujt Shetlands, dhe tjetra ne Port Lockroy.

Kur konflikti perfundoi, operacioni iu caktua civileve me emrin "Falkland Islands Dependencies Survey”, dhe ne vitin 1962 moren emrin "British Antarctic Survey".
Zyrtarisht ishte nje ekspedite meteorologjike per te studiuar te ftohtin dhe jo nazistet, ashtu si deklaroi deshmitari i fundit, por James Robert, funksionar ne Ministrine e Mbrojtjes Britanike, ne “Lufta sekrete e Britanse se Madhe ne Antarktide”, dha nje raport te kundert. Ai afermoi qe kishte marre lajme nga nje i mbijetuar i ekspedites jo shume mire i identifikuar, oficeri Special Raiting Squadron.
Ish ushtaraku pohoi qe grupi i tij ishte derguar aty per te kontrolluar nje aktivitet te dyshimte ne malet e Mühlig-Hoffmann, dhe te kerkonin te mbijetuarit e nje ekspedite te meparshme te formuar nga ushtarake dhe shkencetare qe duhet te ngrinin nje baze te fshehte, te cilet kishin derguar mesazhe te cuditshme, aq sa te besohej se ishin cmendur.
Detyra e skuadrave te SRS, nen komanden e nje majori, te cilit i ishin shtuar nje zyrtar norvegjez dhe nje shkencetar, ishte qe te kuptonte se cfare u kishte ndodhur saktesisht ketyre njerezve.
Mbasi arriten ne destinacion gjeten vetem nje te mbijetuar qe rrefeu qe kishte gjetur nje tunel artificial qe conte ne nje shpelle gjigande me liqene te brendshme te medhenj. Ne shpelle, nje baze per U-Boot qe dilte ne det te hapur kishin pare disa kasolle per “avione te cuditshem ovoidale”. Nazistet i kishin zbuluar keshtu qe u ishte dashur qe te arratiseshin, te ndjekur nga qenie te panjohura te percaktuara si Njerez Polare, pasi ishin te mbuluar me qime te trasha.

Dy te mbijetuar kishin arritur te kapnin njerin, por gjate kesaj kapje njeri prej te dyve nuk kishte arritur te dilte nga bunkeri ku kishin mbyllur krijesen e cuditshme dhe perfundoi i ngrene nga ajo qenie.
Ekspedita e ndihmes hapi bunkerin. Nje ushtar hyri brenda. Pati disa goditje me arme dhe nje forme e papercaktuar doli qe aty per te humbur ne bore. Ushtari qe kishte hyre ne bunker e kishte gojen e shqyer, ne burg gjendeshin mbetjet e trupit tjeter te mbijetuar.
Duke degjuar tregimin, komandanti i misionit te rekuperimit vendosi qe te ndiqte galerine mbasi kishte minuar hyrjen. Edhe ata do te gjenin naziste dhe njerez polare, qe shkencetari i hipotetizoi si fryte te inxhinierise gjenetike gjermane.
Fale minave qe duke plasur e penguan kalimin, tre prej tyre arriten te shpetonin.
Ndihmat, mbasi kishin cmontuar bazen, i detyruan tre te mbijetuarit qe te heshtnin.


I gjithe tregimi ne faqen “Nexus Magazine”. Fatazi, histori ne limitin e se mudures apo shpikje?
Duhet patur parasysh qe shkencetaret e Rajhut te Trete benin shume eksperimente mbi njerezit dhe ndoshta keta “Njerez Polare” mund te jene vertet fryte te ketyre studimeve.
Ne vitin 1999 nje ekspedite kerkimi zbuloi nje virus “nga i cili, as njerezit dhe as kafshet nuk kishin imunitet”.
Nje forme jete e ruajtur breda ne akull?

Nje arme biologjike sekrete e konceptuar nga nazistet qe ka ngelur aty qe nga fundi i luftes? “Gjeja” e John Carpenter?

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons