Forumi Kuq E Zi
JA MISTERET E BOTËS Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
JA MISTERET E BOTËS Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1JA MISTERET E BOTËS Empty JA MISTERET E BOTËS 4/6/2011, 17:41

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
JA MISTERET E BOTËS

Revista ekonomike amerikane “Forbes”, ka hartuar listën e këtyre vendeve më misterioze.

KËSHTJELLA BRAN

Vendi që e fiton këtë klasifikim të pazakontë është kështjella Bran, në Brasov të Rumanisë. Legjenda tregon se në këtë vend ka jetuar Vladi i përgjakshëm, që nxiti Bram Stokerin në vitet 1800 të shkruante romanin “Dracula”. Vlad ishte një princ i tmerrshëm, që i vriste armiqtë dhe tradhtarët e dyshuar të tij me mënyra pak ortodokse.

Sot, kështjella është kthyer në një muze, por sipas revistës “Forbes”, kjo nuk ia ka hequr aspak kështjellës atë mister që e rrethonte prej kohësh: “Nëse ecën në dhomat e kësaj kështjelle, shkruan revista, mund të rishohësh gjyqet kundër shtrigave, ekzekutimet me prerje koke dhe varjet në litar, që Vlad urdhëroi nga këto mure”.

KULLA E LONDRËS

Në vend të dytë renditet Kulla e Londrës. E ngritur në vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo përshkruhet si një vend shpirtrash: njëra prej këtyre historive rrëfen se edhe sot natën fantazma e Anna Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII që u vra brenda këtyre mureve, shëtit në dhomat e kullës me kokën e prerë në duar, në kërkim të bashkëshortit të saj tradhtar, që e vrau vetëm sepse donte të martohej me një grua tjetër.

KATAKOMBET E PARISIT

Vendi i tretë më misterioz i botës janë katakombet e Parisit: edhe ato ndodhen pranë qendrës së qytetit dhe aty ndodhen skeletet e parizienëve që kanë jetuar në shekujt e kaluar. Në shekullin e XX-të janë kthyer në muze dhe janë të shumtë vizitorët që thonë se, në disa raste kanë parë fantazma, ose kanë dëgjuar britmat e njerëzve të vdekur.

ZONA 51 NË NEVADA

Në listë vjen më pas një vend më modern, por që ruan një sharm të jashtëzakonshëm: zona 51 në Nevada. Ky territor i Shteteve të Bashkuara është një zonë “top-secret”, ku askush, përveç anëtarëve të ushtrisë amerikane nuk mund të hyjë. Sipas legjendës, pikërisht këtu qeveria amerikane ka ose ka pasur kontakte me jashtëtokësorët, që i janë mbajtur të fshehta opinionit publik për arsye të ndryshme.

Mes të tjerave, sipas një prej teorive më të famshme konspirative të ufologëve, në vitin 1947, pas shpërthimit të një rakete hapësinore të ufove në Rosëell, në Nju Meksiko, pjesët e mbetura të raketës dhe të ekuipazhit janë transportuar pikërisht në zonën 51.

ËSTCHESTER COUNTRY

Në vend të pestë, mes zonave më të mistershme është Ëestchester County, në shtetin e Nju Jorkut, ku shkrimtari Ëashington Irving vendosi krijimin e tij “Legjenda e Sleepy Holloë”; thuhet se në këto territore ende endet një kavalier gjatë natës, duke kërkuar kokën e humbur në luftime. Çdo vit nga data 26 deri më 28 tetor, këtu ka një eveniment aktrimi, ku aktorët rikrijojnë sërish këtë histori të mistershme.

MONTEKRISTOJA AUSTRALIAN

I gjashti në listë është liqeni Inverness në Skoci, i njohur për praninë e përbindëshit Loch Ness. Shfaqja e parë e këtij përbindëshi daton në shekullin e 6-të para Krishtit.

Por, edhe sot ka shumë turistë që tregojnë se kanë parë shenja të pranisë së tij në liqen. Klasifikimin e vendeve më misterioze e mbyll Montecristo Homestead në qytetin Junee, në Australi: sipas legjendës, në këtë vend ndodhen fantazmat e dhjetë personave që dikur jetonin e më pas vdiqën këtu. Mes tyre është dhe fantazma e vajzës së pronarit të shtëpisë, Christopher William Crawley, ajo e një kameriereje shtatzënë që u hodh nga ballkoni dhe e një kopshtari.

https://kuqezi.albanianforum.net/

2JA MISTERET E BOTËS Empty Re: JA MISTERET E BOTËS 18/7/2013, 15:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
KULLA E LONDRËS

Në vend të dytë renditet Kulla e Londrës. E ngritur në vitin 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, prej qindra vitesh ajo përshkruhet si një vend shpirtrash: njëra prej këtyre historive rrëfen se edhe sot natën fantazma e Anna Bolenës, gruas së dytë të Henrikut VIII që u vra brenda këtyre mureve, shëtit në dhomat e kullës me kokën e prerë në duar, në kërkim të bashkëshortit të saj tradhtar, që e vrau vetëm sepse donte të martohej me një grua tjetër.
thon se esht e bukur kjo kull

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons