FSHEHJE TE ZBULIMEVE ARKEOLOGJIKE
Kjo teme do trajtoje ne menyre te vecante zbulime arkeologjike te fshehura ose mohuara dhe me pas injoruara te cilat nese pranoheshin do trondisnin gjithe kulturen e civilizimit aktual dhe do ndryshonin pergjithmone perceptimin qe kemi per te kaluaren tone si rrace njerezore si dhe vjetersine ne kete planet.
Tema do jete teresisht per arkeologjine, historine dhe antropologjin/paleontologji ku cdo gje eshte e faktuar, shoqeruar me citate dhe me foto si dhe me komente te ndryshme nga shkenctare te disiplinave te lartepermedura.
Perpara se te hyj ne brendesi te kesaj teme dua te bej nje hyrje te shkurter dhe te shpjegoj idene qe kam dhe pse e quaj Fshjehje te Zbulimeve Arkeologjike apo Archeological Cover-Ups. Qe te kuptohet kjo duhet me pare te kuptohet menyra sesi funksionon arkeologjia dhe cfare perjashtimesh ka ajo nga shkencat e tjera.
Ne arkeologji perpos zbulimeve dhe faktimeve me ane te objekteve dhe ndertimeve te lashta, shkrimeve dhe grafikave, shpesh perdoren dhe i ashtuquajturi model ose shabllon qe te con ne krijimin e nje teorie nga ku me pas kalohet ne prove ose fakt shkencor.
Por shpesh kjo prove apo fakt mungon dhe kjo eshte njera nga arsyet qe arkeologjia, ose me sakte nje pjese e saj e perjashton veten nga saktesia e shkencave te tjera si psh ato ekzakte.
Ne rastin e arkeologjise (pjese te saja si psh egjyptologjia) pranimi apriori i nje teorie te caktuar nuk perben asnje sakrilegj por kthehet fuqishem ne nje pranim dhe behet pjese e kultures sociale duke ndikuar ne informimin dhe sidomos ne ate pjese qe i perket te kaluares se larget te njerezimit.
Pra ky shabllon ose model peroret rendom si nje etalon nga ku ndertohet (e me pas degezohet) e kaluara e njerezimit, kultura e tij dhe impakti ne kulturen e sotme.
E thene me fjale te tjera ky model ose shabllon eshte nje kendveshtrim i pranuar gjeresisht nga nje grup i caktuar ose disipline e caktuar (sduhe harruar qe ky fenomen nuk prek vetem arkeologjine).
Pra shablloni ne rastin konkret kthehet ne model shkencor dhe cdo gje qe sillet rreth tij funksionon per te, cdo gje qe e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo ‘shtypet’ deri ne mohim dhe harrese te plote.
Duke ndjekur kete llogjike mund te thuhet me plote gojen qe i gjithe sistemi aktual funksionon me standarte te tilla shabllone, lojen e informacionit qe ka per qellim te mbeshtesi nje drejtim te caktuar dhe eleminoje, shkaterroje dhe denigroje ate kategori informacioni qe kercenon vlefshmerine e vete shabllonit.
Por nuk eshte vetem kjo. Psh ne rastin e arkeologjise rasti i siperpermendur mund te kundrohet me endje pasi i permbush te gjitha standartet madje dhe i tejkalon. Nje grup ose grupe mund te kene me shume se nje arsye pse te ‘shtypin’ informacionin arkeologjik.
Le te marrin per nje moment civilizimin Kinez dhe kulturen e tij qe mendohej se eshte zhvilluar pothuajse teresisht e pavarur nga pjesa tjeter e botes, gje qe do te thote se civilizimi i saj madheshtor (Kines) dhe teknologjia e saj u zhvilluan ne menyre te pavarur.
Ata natyrisht qe ndihen krenare ne nje rast te tille nese eshte i vertete.
Por si do ndiheshin ata te mesonin qe ne token e tyre eshte gjetur nje numer i madh mumiesh kaukaziane (njerez te bardhe) te cilat datojne mbrapa ne kohe me te njejten periudhe ne mos me heret se fillii i civilizimit me te hershem Kinez? Ne nje rast te tille mbase atyre nuk do ju pelqente te perqendroheshin ne proven shekncore te kesaj gjetje arkeologjike.
Po per njerez ne vende te ndryshme te botes te cilet jane konsideruar si aborigjene? A do hiqnin ata dore nga krenaria, tokat e dhena nga qeveria apo turizmi dhe parate qe rrjedhin prej tyre nese dalin ne shesh fakte qe tregojne tjeter nga sa dihet per prejardhjen e tyre?
Po sikur evidenca arkeologjike qe del ne shesh te kercenoje vete shabllonin e tyre te ndertuar me kaq mund? Evidenca qe tregojne se grupe para tyre jo vetem qe kane qene me te hershem por edhe me te avancuar?
Ky eshte rasti me indianet e Amerikes te cilet jane paraprire nga nje kulture tjeter e njohur si ndertuese e tumave, te gjate, mbase gjigande, me floke te kuqe, gra e burra te cilet duket se kane qene shume me te avancuar se vendasit Amerikane.
Ne Meksike duket se hispaniket jane paraprire nga “Olmeket” te cilet edhe ne kete rast ishin me te avancuar se kulturat qe i pasuan.
Keto anomali nuk jane duke e ndryshuar shabllonin ekzistues pasi ato jane te papershtatshme per tu pranuar si pjese e kendveshtrimit te linjes se drejte nga shoqeri primitive e ate te avancuar.
Pra do kishim nje konflikt serioz ne konceptin (uniformizmin) e historise nese guxohej te pranohej.
Te njejten gje shohim dhe ne Egjypt. Aty piramidat e hershme jane ndertuar me shume me teper saktesi dhe teknologji me te avancuar se ne ato te mevonshmet.
Monumentet me te vjetra jane pothuajse te paprekura ndersa ato me te rejat jane katandisur ne nje grumbull guresh dhe dheu. A ka pergjigje per kete pikepyetje?
Por pergjigja ndrydhet dhe sfumohet nga shablloni. Kjo do jete dhe objektivi i kesaj teme.
Shpesh ne teme mund te hasni terminologji te tipit, konspiraci, fshehje, korrupsion, batak politik etj por te gjitha jane te lidhura ngushte me temen. Mos u trembni nga fjala konspiraci pasi nuk behet fjale per fantazi apo dyshime.
Konspiraci eshte thjesht nje fshehje faktesh, nje ndryshim i te vertetes dhe tjetersim provash apo faktoresh ne lidhje me nje ngjarje te caktuar.
Vete Fshjehja e Zbulimeve Arkeologjike eshte nje konspiraci ne shkence, eshte nje konspiraci ne kulturen tone si civilizim dhe eshte pjese e amnezise se imponuar kolektive per te kaluaren tone.
FSHEHJE TE ZBULIMEVE ARKEOLOGJIKE
NJE KOMPLOT PER TE KONTROLLUAR HISTORINE?
Komuniteti shkencor ka tendencen te mohoje, ndrydhi ose injoroje evidencat qe bien ne kundershtim me teorite e pranuara dhe nderkohe denigron dhe persekuton mesazheret.
‘TRURI POLICOR’ DHE ‘GENJESHTRA E MADHE’
Cdo here qe dikush pretendon se nje konspiraci eshte ne te ndodhur e siper sidomos ne fushen e shkences atehere ai eshte duke rrezikuar cdo hap qe ben. Ne si shoqeri kemi tendencen qe te jemi shume skeptik ne lidhje me konspiracite vetem kur mbrapa tyre del emri i Mafias apo Terrorrizmit atehere qendrimi yne ndryshon kryekeput. Por shpesh evidencat jane shume te forta dhe ironia eshte qe shumica e tyre shpesh ndodhet perpara syve tona.
Sidoqofte lajmi i mire eshte qe aktoret jane te dukshem. Plani i lojes se tyre madje dhe stili i lojes jane shume transparente ne momentin qe mesohet ti dallosh. Lajmi i keq eshte: konspiracia eshte globale dhe ka shume grupe me interesa te forta ne kete mes.
Nje hetim i kujdesshem nxjerr ne pah dyshimet e zakonshme: shkenctaret me nje botekuptim teorik standart jane ata qe perpiqen te mbajne dhe cojne perpara status-quone. Modus operandi (menyra e veprimit) te tyre eshte “Genjeshtra e Madhe” dhe sa me e madhe te jete kjo genjeshter dhe sa me gjeresisht te perhapet, aq me mire eshte. Ata spekullojne me kredencialet e tyre akademike qe te mbeshtesin argumentat dhe ideja behet e qarte, askush ska te drejte te veje ne dyshim deklaratat autoritare mbi:
1- Nuk ka asnje mister mbi faktin se kush e ndertoi Piramiden e Madhe apo se kush ishte menyra e ndertimit. Po ashtu Sfinksi nuk tregon asnje shenje demtimi nga uji.
2- Nuk ka patur njerez ne Amerike perpara 20 mije vjetesh p.e.s.
3- Civilizimi i pare ka filluar ekzistencen e tij vetem ne vitin 6000 p.e.s.
4- Nuk ka anomali te dokumentuara, te dhena te pashpjegueshme apo enigmatike qe te merren ne konsiderate.
5- Nuk ka civilizime te humbura apo qe sjane studiuar ende.
Cdo evidence e kundert eshte e mallkuar !
SULME PERSONALE: MOSMARRVESHJE MBI MOSHEN E SFINKSIT DHE PIRAMIDA E MADHE
Ne vitin 1993, NBC ne Amerike transmetoi Mysteries of the Sphinx i cili paraqiste evidenca gjeologjike qe Sfinksi ishte te pakten dyfishi me i vjeter (9000 vjet) sesa deklaronin egjyptologet (ky dokumentar eshte postuar i plote nga une ne temen Mistere tek nenforumi i Fenomeneve Paranormale).
Eshte bere shume i njohur si ‘Debati i Erozionit te Ujit’. Egjyptologu autodidakt John Anthony West solli ne qender te vemendjes ceshtjen e erozionit perpera gjeologut Dr. Robert Schoch. Ata shkuan ne Egjypt dhe filluan nje hetim shume intensiv. Mbasi studioi Sfinksin, gjeologu pranoi opinionin e West dhe bashkarisht publikuan zbulimin e tyre.
Dr. Zahi Hawass, personi pergjegjes per monumentet e Gizes nuk priti asnje minute per te nisur nje fushate te ashper kriticizmi publik nda te dyve. Egjyptologu me fame Dr. Mark Lehner i cili konsiderohet si eksperti me i mire ne bote per Sfinksin, ju bashkua ketij sulmi. Ai akuzoi West dhe Schoch si “injorante dhe aspak sensitive”. Kjo akuze ishte shume interesante pasi spostoi ceshtjen nga nje plan profesional ne nje plan personal. Nuk trajtoi aspak faktet apo vete ceshtjesh dhe mbi te gjitha ishte shume jo shkencore.
Tani duhet te kuptojme tekniken standarte te diskreditimit qe aplikohet ndaj kujtdo qe guxon te veje ne dyshim teorite e pranuara prej kohesh. Largimi i fokusit nga objekti kryesor dhe “personalizimi” i debatit eshte nje strategji shume efikase e cila perdoret shume shpesh nga politikanet qe ndihen te pasigurt per pozicionet e tyre. Hawass dhe Lehner i bene apel statusit te tyre te te paprekshmeve dhe autoritetit te presumuar. (Logjika normale te shtyn te mendosh qe ne kete pike deklaratat e nje gjeologu jane shume here me bindese).
Pak kohe me pas Schoch, Hawass dhe Lehner u ftuan te debatonin ceshtjen ne Shoqerine Amerikane per Avancimin e Shkences. West nuk u lejua te merrte pjese me pretendimin qe atij i mungonin kredencialet e duhura. Kjo perben dhe anen tjeter te arrogances se sistemit: vetem shkenctaret me diplome mund te praktikojne shkencen. Jane dy filtra te cilet mbajne larg studiuesit e pavarur dhe pa kredenciale: (1) Kredencialet dhe (2) Rekomandimet. Dhe nese te mungon e para eshte e kote te kerkosh te dyten.
Shkenca eshte nje metode qe kushdo mund ta mesoje dhe aplikoje. Nuk ka nevoje qe te kesh diplome per te qene ne gjendje te observosh dhe rregjistrosh fakte dhe te mendosh ne menyre kritike mbi to, sidomos ne shkencat sociale jo teknike. Ne nje shoqeri te lire dhe te hapur shkenca duhet te jete nje proces demokratik.
Pra West u ndalua qe te merrte pjese. Qe nga ajo kohe elementet e debatit jane rrahur para e mbrapa pa zgjidhur asgje. Eshte e njejta gje me debatit qe ekziston mbi faktin sesi u ndertua Piramida e Madhe e Gizes dhe nga kush. Kjo sjell ne skene ceshtjen e “Genjeshtres se Madhe” dhe sesi eshte prezantuar per gjenerata te tera perpara Zotit dhe gjithe njerezimit.
Debati mbi faktin sesi u ndertua Piramida e Gizes eshte vetem nje shembull. Kjo mund te zgjidhet me lehtesi nese Egjyptologet do kishin deshiren e mire te zgjidhnin argumentin. Mund te hartohet nje testim i thjeshte nga nje grup inxhinjeresh te pavarur te cilet nepermjet perdorimit te mjeteve primitive dhe metodave moderne te sotmet, do provonin validitetin ose jo te teorise qe piramida u ndertua ne 2500 p.e.s.
Pse nuk eshte bere kjo gje? Pergjigja eshte shume e qarte. Kjo eshte e pamundur. Ata e dine qe teoria e tyre eshte fallco. A eshte e mundur qe nje shkenctar i mirefillte, i trajnuar dhe i pergatitur ne nivele te larta, te besoje se 2.3 milion gure ku disa prej tyre peshojne 70 ton, te jene transportuar dhe ngritur me metoda primitive?
Kjo duket e pamundur e megjithate ata skane aspak skrupuj te genjejne publikun, te shkruajne libra dhe te mbrojne kete teori kunder teorive te tjera alternative. Dhe si rezultat duhet te kuptojme qe ata nuk do e benin veten e tyre subjekt te nje testi te tille kaq demaskues.
Ne mendojme se eshte thelbesore per cdo shkenctar qe te kerkoja prova per tezat e tij/saj por shkenctaret social te cilet bejne deklarata te tilla, asnjehere nuk e kane zbatuar kete parim. Kjo eshte aryeja qe te shtyn te dyshosh ne nje konspiraci globale. Asnje disipline tjeter shkencore nuk do e bente nje hap me tutje nese shkelte rregullat e shkences. E vetmja gje qe Egjyptologet kane bere eshte rrezimi i teorive alternative duke perdoru teknika aspak te ndershme. Ka ardhur koha qe atyre t’i kerkohet me ngulm qe te provojne propozimet e tyre.
Po cfare e shtyn nje shkenctar te fshehi te verteten dhe ti shmanget cdo testimi te hipotezave qe ngrene? Motivimet e tyre jane po aq transparente. Nese mund te provohet qe Piramida e Madhe nuk u ndertua nga egjyptianet dhe as ne 2500 p.e.s. duke perdorur metoda primitive apo qe Sfinksi te datohet ne 9000 p.e.s. atehere e gjithe ‘ndertesa prej letre’ mund te shembet brenda nje casti.
Kendveshtrimet ortodokse mbi evolucionin kulturor jane te bazuara ne nje kronologji qe thote se civilizimi ka filluar ne Sumeri jo me heret se 4000 p.e.s. Teoria nuk lejon qe te kete ekzituar nje civilizim perpara kesaj kohe. Fundi i diskutimit. Arkeologjia dhe Historia humbasin kuptimin e tyre nese nuk kane nje faktor kohor te percaktuar qe ta perdorin si pike referimi. Duke qene se evolucioni kultural eshte i lidhur ngushte me teorine e pergjithshme Darviniane te evolucionit atehere “rreziku” eshte edhe me i madh.
A e shpjegon kjo arsyen pse anomalite dhe enigmat mohohen, fshihen dhe injorohen?
Po e shpjegon. Shkencat e sotme biologjike jane te bazuara ne Darvinizem.
TEKNIKA E PRESIONIT: GURET ICA TE PERUSE
Tani le te shqyrtojme nje rast krejt ndryshe. Ne vitin 1966 Dr. Jose Cabrera mori si dhurate nje gur nga nje fermer i varfer ne vendlindjen e tij Ica, Peru. Ne gur ishte gdhendur nje peshk gje qe nuk kishte asnje vlere per fermerin e varfer dhe injorant por qe kishte shume kuptim per Dr. Cabreren e shkolluar. Ai ne gdhendje dalloi specien e zhdukur prej kohesh te nje peshku. Kjo gje zgjoi kersherine e tij te madhe dhe ai bleu me shume gure nga fermeri i cili i tha se i kishte gjetur ato prane lumit mbas permbytjes se ketij te fundit.
Dr. Cabrera mblodhi shume gure te tille (te famshmit Ica Stones) ndersa lajmi per ekzistencen e tyre dhe rendesine e madhe qe kishin, mberriti ne komunitetin e arkeologjise.
Brenda pak kohe doktori arriti te mblidhte me mijera gure te tille. Gdhendjet e sofistikuara ishin sa te mrekullueshme aq dhe misterioze. Dikush kishte gdhendur ne gure skena te njerezve duke u ndeshur me dinosaur, njerez me teleskope dhe njerez duke kryer operacione me instrumenta kirugjikale. Ato po ashtu permbanin disa vizatime te kontinenteve tashme te humbura.
Disa prej gureve u derguan ne Gjermani dhe gdhendjet datuan ti perkisnin nje kohe shume te lashte. Por ne te gjithe dime qe njeriu nuk mund te kete jetuar ne kohen e dinosaureve? Homos Sapiens ekziston vetem prej 100 mije vjetesh.
BBC mori vesh lajmin dhe u ofrua e para per te realizuar nje dokumentar mbi Guret e Icas. Ekspozimi ne media shkaktoi nje stuhi te vertete debati.
Arkeologet kritikuan qeverine peruane per mungese ligjesh ndaj objekteve te lashtesise (natyrisht nuk ishte ky meraku i tyre). Po ashtu ndaj zyrtareve te qeverise u ushtrua presion. Fermeri i cili i shiti guret Cabreras u arrestua. Ai deklaroi se guret i kishte gjetur ne nje shpelle afer lumit por refuzoi qe te tregonte vendndodhjen e tyre te sakte. Ose te pakten keshtu deklaruan autoritetet.
Kjo ceshtje u mbulua ne heshtje me kaq mjeshteri sa do e bente krenar dhe politikanin me te korruptuar. Qeveria Peruane kercenoi fermerin e varfer me persekutim dhe burg. Atij ju ofrua nje zgjidhje dhe ai u detyrua te pranonte duke ndryshuar si rrjedhoje historine e meparshme dhe “pranuar” qe guret i kishte gdhendur vete.
Por natyrisht qe kjo eshte absolutisht e pamundur. Fermeri jo vetem qe ishte pa shkolle po ai nuk zoteronte asnje aftesi ne gdhendje. Mos harrojme qe behet fjale per 11 mije gure ne total. Disa prej tyre ishin te medhenj e te gdhendur me kafshe e skena te tilla qe fermeri duhet ti kishte ditur vetem po te kishte qene paleontolog. Atij do i ishte dashur te punonte dite e nate per dekada te tera ne menyre qe te prodhonte nje numer kaq te madh guresh. Pra si perfundim Guret Ica u etiketuan si “mashtrim” dhe u harruan.
Ky rast nuk pati nevoje per ndonje konfrontim koke me koke apo diskreditim publik te jo shkenctareve nga shkenctaret. Cdo gje u zgjidh ne heshtje me tekniken e padukshme te presionit. Duke qene se u konsiderua si nje mashtrim, evidenca enigmatike nuk u trajtua kurre, sic ndodhi dhe me rastin tjeter qe vijon.
CENSORIMI I MENDIMIT TE “NDALUAR”: EVIDENCA PER LASHTESINE E MADHE TE NJEREZIMIT
Rasti i autorit Michael Cremo eshte i dokumentuar me se miri dhe po ashtu tregon sesi komuniteti shkencor perdor ne menyre te hapur teknika presioni ne media dhe ne qeveri. Libri i tij Arkeologjia e Ndaluar analizon shume nga rastet e meparshme te injoruara te artifakteve te cilat provojne qe lashtesia e njeriut modern e kalon shume here moshen e dhene ne kronologjine e pranuar.
Shembujt qe jep ai dhe koleget e tij jane te debatueshem por libri u be shume me teper i debatueshem kur u perdor ne nje dokumentar.
Ne vitin 1996, NBC transmetoi nje emision special te titulluar Origjinat Misterioze te Njeriut ku citoheshin materiale nga libri i Cremos. Reagimi qe pasoi nga komuniteti shkencor e kaloi disa here shkallen Rihter. NBC u mbyt me letra nga shkenctaret e terbuar te cilet e quajten rregjizorin nje mashtrim dhe gjithe programin si disinformim.
Por shkenctaret shkuan me larg se kaq, shume me larg. Ne nje sere veprimesh tejet te papergjegjshme ata u perpoqen te detyronin NBC qe te mos ritransmetonte emisionin tashme popullor por perpjekjet e tyre deshtuan. Me pas ata bene hapin me radikal: paraqiten ceshtjen e tyre ne ne qeverine federale dhe kerkuan nga Komisioni Federal i Komunikacioneve qe te hynte ne loje dhe te ndalonte NBC te ritransmetonte programin.
Kjo nuk ishte vetem nje dhunim i hapur i te drejtes se fjales dhe nje perpjekje e paturpshme e kufizimit te mendimit alternativ por ishte dhe nje rast i paprecedente ne perpjekje per te censoruar diskutimit e lire intelektual. Nese publiku ose cdo agjenci qeveritare do bente perpjekje te vinte ne pranga institucionin shkencor atehere publiku vete nuk do ja kishte pare kurre fundin.
Letra e shkruar nga Presidenti i Studimeve Kembriane Dr Allison Palmer drejtuar Komisionit Federal te Komunikacioneve thote si me poshte:
Me e pakta NBC-se i duhet kerkuar qe te beje nje falje publike perpara ndjekesve te programeve te saja dhe kjo per nje periudhe te mjaftueshme kohore ne menyre qe audienca te marri mesazhin e plote qe ata u mashtruan. Me per teper, NBC mbase duhet gjobitur ne menyre qe te krijohet nje fond i mjaftueshem per edukimin shkencor te publikut.
Mendoj se kemi disa te dhena te mjaftueshme qe tregojne se kush eshte “Truri Policor”. Dhe me sinqeritet mendoj se fjala konspiraci nuk eshte aq e forte pasi per cdo rast te kesaj lloj ndrydhje te mendimit qe ekspozohet, 10 te tjere arrijne te realizohen me sukses. Ne nuk e kemi idene sesa artifakte enigmatike apo te dhena jane etiketuar si ‘gabim’ dhe flakur tutje neper sirtaret e ndertesave akademike apo dosjet e mykura per te mos e pare me kurre driten e diellit.
KUNDERSTHIMI I TE DHENAVE: DATIM I PAPERSHTATSHEM NE MEKSIKE
Me pas eshte rasti i nje profili te larte i Dr Virginia Steen-McIntyre, nje gjeologe qe punonte per US Geological Survey (USGS) e cila u kerkua ne nje zone arkeologjike ne Meksike per te datuar nje grup artifaktesh ne vitin 1970. Ky rast perben njerin nga ekstremitetet qe eshte ne gjendje te shkoje komuniteti shkencor vetem e vetem qe te mbroje themelet ortodokse te tije.
McIntyre perdori aparatura te cilat ishin fjala e fundit e teknologjise dhe mbeshteti me prova shkencore rezultatet e punes se saj duke perdorur dhe menyra te tjera datimi por rezultat e saj ishin shume jashte grafikut. Kokat e arkeologjise prisnin qe datimi te ishte 25 mije vjet ose me pak ndersa zbulimi i gjeologes ishte 250 mije vjet ose me shume.
Shifra prej 25 mije vjeter ose me pak ishte kritike per te mbeshtetur teorine e “kalimit” te Ngushtices se Beringut dhe ishte ky motivi i cili shkaktoi goditjen e McIntyre dhe arkivimin e rezultateve te saja duke kerkuar nje riberje te analizave te datimit.
Ky lloj reagimi nuk ndodh kur te dhenat perputhen me kronologjine e pritshme te modelit qe mbeshtet teorite e pranuara. Steen-McIntyre ju dha nje mundesi qe te terhiqte perfundimet e saj por ajo refuzoi. Qe nga ai moment per te ishte pothuajse e pamundur qe te publikonte rezultate te tjera shkencore dhe ajo humbi vendin e saj si pedagoge ne nje Universitet Amerikan.
NDRYDHJA QEVERITARE DHE ETNOCENTRIZMI: EVITIMI I EVIDENCAVE ANORMALE NE NZ, KINE DHE MEKSIKE
Ne Zelanden e Re ishte vete qeveria ajo qe beri hapin e saj duke dekretuar nje ligj i cili ndalonte publikun te hynte ne zona arkeologjike te debatueshme. Kjo histori u shfaq per here te pare ne librin Kelte te Lashte ne Zelanden e Re, nga Mark Doutré.
Sidoqofte, sic do shikojme me pas (dhe ja u premtova kete gje ne fillim te artikullit) kjo eshte nje konspiraci e komplikuar. Shkenctaret qe perpiqen te mbrojne teorite e tyre boshe ndersa ngjisnin shkallet e karrieres se tyre, nuk jane te vetmit qe duan te ndrydhin te dhenat dhe objektet ‘mekatare’.
Dhe ky eshte momenti kur ceshtja behet edhe me e rrezikshme.
Waipoua Forest u shnderrua ne vendndodhjen me te debatueshme ne Zelanden e Re pasi nje germim arkeologjik nxorri ne pah evidenca te cilat tregonin qe nje kulture jo polineziane i ka paraprire Maoreve, nje fakt ky per te cilin tribuja nuk ishte aspak entuziaste.
Keta te fundit mesuan per rezultatin e germimeve perpara se ta mesonte publiku i gjere dhe u ankuan tek qeveria. Sipas Doutré, ajo qe pasoi ishte ‘nje dokument arkivor i cili tregonte qarte qellimin e departamenteve te qeverise se Zelandes se Re per te fshehur informacionin arkeologjik nga syte e publikut per 75 vjet’.
Publiku arriti te mesonte fiaskon por qeveria e mohoi. Sidoqofte dokumentat zyrtare tregojne embargon qe u vu ne jete per zonen arkeologjike. Doutré eshte nje student i historise dhe arkeologjise se Zelandes se Re. Ai eshte i shqetesuar pasi dokumentat dhe artifaktet te cilat provojne qe Maoret kane qene te paraprire nga nje kulture me e lashte, mungojne nga muzeumi. Ai ngre pyetjen se cfare ka ndodhur me disa nga anomalite e mbetura:
Ku jane kampionet e flokeve te lashte Indo-Europiane (te valezuar, te kuqerremte dhe boje kafe) te cilat u zbuluan ne nje shtrat guri afer Watakere dhe qe ishin per kaq vite ne Auckland War Memorial Museum? Ku eshte skeleti gjigand qe u gjet afer Miimati?
Fatkeqesisht ky nuk eshte i vetmi incident i ketij lloji. Etnocentrizmi eshte shnderruar ne nje faktor ne konspiraci per te fshehur historine e vertete te njerezimit. Autori Graham Hancock eshte sulmuar nga grupe te ndryshme etnike pasi ka raportuar gjetje te ngjashme enigmatike.
Problemi me studiuesat qe perpiqen per te percaktuar historine e vertete te njerezimit eshte perpjekjet e grupeve etnike te cilet duan te zhdukin gjurmet te cilat tregojne mosnodhjen e tyre si paresore ne nje vend te caktuar, shpesh nderthuren me qellimet e evolucinistave kulturore.
Arkeologet jane te gatshem te fshehin keto gjetje anormale. Kjo eshte njera nga arsyet pse Egjyptologet e ruajne me kaq xhelozi daten e ndertimit te Piramides se Madhe pasi kjo ka te beje ne rradhe te pare me nje krenari kombetare.
Rasti i mumieve ne Shkretetiren Takla Makan ne Kinen Perendimore eshte nje tjeter shembull i ketij fenomeni. Ne vitet 1970 dhe 1980-te u zbulua nje kulture kaukaziane per te cilen nuk dihej asnje gje. Mjedisi i ashper kishte ruajtur per mrekulli mbetjet e njerezve me floke te verdhe dhe sy blu te cilet kishin jetuar ne nje periudhe paradinastike ne Kine. Ata kishin te veshur rroba me ngjyra, cizme dhe corape si dhe kapele. Kinezet nuk ishin aspak entuziaste per kete zbulim dhe e manipuluan gjetjen ndonese prane mumieve te njerezve te bardhe u gjeten dhe ato te rraces aziatike.
Shkrimtari i National Geographic, Thomas B. Allen ne vitin 1996 hartoi nje artikull mbi zbulimin e nje poceje ne te cilen dukej gjurma e nje gishti lene aty prej pocarit gjate berjes se saj. Kur kerkoi nese mund te conte zbulimin e tij tek nje antropolog ekspert, shkenctaret kineze e pyeten me ironi nese do ishte ne gjendje qe te thoshte ‘se gishti ne pocen prej prej balte ishte e nje njeriu te bardhe’? Allen u pergjigj se nuk ishte i sigurt ndersa zyrtaret kineze e mbeshtollen ate dhe u larguan duke e marre me vete. Duket qarte qe shume gjera hasen gjate zbulimeve shkencore por jane larg publikimit te tyre.
Ekzistenca e kultures Olmeke (per me shume lexoni ne librin Gjurmet e Civilizimeve te Zhdukura ne nenforumin e Shkenca dhe Jeta) ne Meksiken e Vjeter ka qene gjithmone nje problem. Nga erdhen zezaket kokat masive te te cileve jane te gdhendura me kaq mjeshtri? Pse ka njerez te bardhe te gdhendur ne kollona te cilat njihen si berthama e civilizimit Meksikan? Dhe ajo qe eshte me e keqja, pse nuk gjehen njerez indigjen Meksikan neper artifaktet e Olmekeve?
Kohet e fundit nje arkeolog meksikan ka zgjidhur problemin duke bere nje deklarate fantastike: qe kokat e Olmekeve per te cilat gjenerata te tera njerezish te te gjitha grupeve etnike kane rene dakort qe permbajne tipare te zezakeve te Afrikes, ne te vertete ishin perfaqesime te tribuve lokale.
USHTARET E VIJES SE PARE TE FRONTIT PER DARVINIZMIN
Publiku duket qe se ka fare idene qe komuniteti shkencor ka nje standart te dyfishte kur vjen puna tek qarkullimi i lire i informacionit. Ne thelb ndodh keshtu... Shkenctaret jane shume te arsimuar, te trajnuar dhe te afte intelektualisht qe te procesojne cdo lloj informacioni si dhe jane ne gjendje qe te bejne dallimin e sakte dhe kritik midis faktit dhe fantastikes, realitetit dhe fantazise.
Ndersa publiku i gjere eshte thjesht i paafte qe te funksionoje ne nje shkalle te tille mendore.
Ideja e fisme e nje shkenctari si shume i trajnuar, i paanshem, vezhgues jo politik dhe nje mbledhes i fakteve tashme te vendosura ne nje teresi te diturise duket se eshte shkermoqur nen presionin e kerkesave te botes reale.
Shkenca ka prodhuar shume gjera te mira per shoqerine; por ne tashme duhet te mesojme qe po kjo shkence ka nje ane te erret dhe negative. A nuk ishin keta shkenctare dhe kjo shkence qe na ‘dhuroi’ bomben berthamore dhe armet biologjike? Epoka e pafajsise ka perfunduar me Luften e Dyte Boterore.
Fakti qe komuniteti shkencor ka nje qendrim superioriteti intelektual eshte i fshehur me kujdes nen vellon e nje marrdhenie te orkestruar me mjeshtri me publikun e gjere. Ne gjithmone shikojme Shkencen dhe Progresin te ecin dore per dore. Shkenca si nje institucion ne nje shoqeri demokratike ka funksionin e njejte si dhe vete shoqeria; duhet te jete e hapur per debate, argumenta dhe kunder argumenta. Nuk ka vend per autoritarizem te pakundershtueshem. Por a i permbush kete standarte shkenca moderne?
Ne Vjeshten e vitit 2001, PBS transmetoi nje program prej shtate serishe te titulluar Evolucioni. Duke e gjykuar nga titulli nje program i tille nuk paraqet asnje problem. Por ndersa programi prezantohej si nje hetim shkencor gazetaresk , i paster dhe objektiv. Deshtoi teresisht ne arritjet minimale te raportimit standart dhe te paanshem. Serite anuan fuqishem ndaj kendveshtrimit qe teoria e evolucionit eshte nje ‘fakt shkencor’ qe eshte i pranuar nga ‘virtualisht te gjithe shkenctaret me me reputacion ne bote’, dhe aspak nje teori qe ka dobesi dhe kritika te ashpra shkencore.
Programi as nuk u lodh te intervistonte shkenctare te cilet kane kriticizmin e tyre ndaj Darvinit; spo flas per kreacioniste por per shkenctare te mirefillte. Per te plotesuar kete mungese, nje grup rpej 100 shkenctaresh ‘desidente’ ndjene per detyre qe te leshonin nje deklarate per shtyp te titulluar ‘Nje Disidence Shkencore ndaj Darvinizmit’ dhe qe u botua diten e pare kur programi ishte caktuar per tu transmetuar. Kandidati per cmimin Nobel Henry Fritz Schaefer ishte ndermjet tyre. Ai inkurajoi idene e nje debati te hapur publik mbi teorine e Darvinit:
Disa nga mbrojtesit e Darvinit perqafojne standartet e evidencave mbi evolucionin te cilat si shkenctare qe jane, ne kushte te tjera as qe do i hidhnin syte e jo me ti pranonin.
E kemi pare te njejtin trajtim ‘jo shkencor’ te aplikohet ne arkeologji dhe antropologji ku ‘shkenctaret’ thjesht refuzojne qe te provojne teorite et yre dhe ne te njejten kohe vetecaktohen si gjykuesit kryesore te ‘fakteve’. Do te ishte naive nese mendohej qe shkenctaret te cilet bashkepunuan ne hartimin e ketij programi nuk kishin dijeni qe s’do kishte asnje prezantim kunder-balance ne kritiken ndaj teorise se Darvinit.
Richard Milton eshte nje gazetar i shkences. Ai ka qene nje nga pasuesit me te flakte te doktrines darviniane deri ne momentin kur nje dite te bukur intikti i tij investigativ ngriti krye. Mbas 20 vjetesh studimesh dhe shkrimesh mbi evolucionin ai krejt papritur kuptoi se kishte shume ‘vrima’ ne kete teori. Ai vendosi te shuante dyshimet e tij dhe t’i provonte vetvehtes validitetin e teorise duke perdorur metoda standarte te gazetarise investigative.
Milton u shnderrua ne nje vizitor te rregullt te te famshmit Muzeumi i Historise Natyrore ne Londer. Me kujdes ai testoi cdo prove klasike te Darvinizmit. Dhe rezultati e shtangu. Ai zbuloi se teoria nuk mund te paraqiste vlefshmerine e saj as ndaj metodave rigoroze te rutines se gazetarise investigative.
Shkrimtari veteran i shkences beri nje hap te guximshem dhe publikoi nje liber te titulluar Faktet e Jetes: Duke Shpartalluar Mitet e Darvinizmit. Eshte e qarte qe Miti Darvinian u shpartallua nga ai por publikimi i ketij libri do shpartallonte dhe shume mite te tjera te shkences. Milton thote:
Ne rradhe te pare u bera pre e gjuetise se shtrigave te policise Darviniste dhe ka qene nje zhgenjim i vertete kur e pashe veten te pershkruar nga nje zoolog shume premtues i Oksfordit (Richard Dawkins) si i krisur, budalla dhe ne nevoje per ndihme psiqiatrike. Dhe e gjitha kjo si pergjigje ndaj raportimit tim thjesht shkencor.
(A nuk tingellon kjo e njejte me historite qe dolen nga Bashkimi Sovjetik 20 vjet me pare kur shkenctaret desidente filluan te flasin hapur?)
Dawkins filloi nje fushate te eger sulmi duke ju drejtuar botuesve te gazetave dhe duke ngritur pretendimin qe Milton ishte nje agjent i kreacionisteve puna e te cileve duhet injoruar teresisht. Kushdo qe ka njohuri nga politika e ka te qarte qe ky lloj sulmi eshte nje zbatim rrjesht mbas rrjeshti i teknikes standarte Makiavelike te te ashtuquajtures “vrasja e karakterit”. Dawkins eshte nje shkenctar shume i respektuar reputacioni i te cilit ka shume peshe ne komunitetin shkencor.
Sipas Milton procesi erdhi ne piken kulmore kur London Times Higher Education Supplement i kerkoi atij qe te shkruante nje kritike ndaj Darvinizmit. Dawkins pa humbur aspak kohe sulmoi eger duke e konsideruar nje herezi te vertete. Ai kontaktoi redaktorin Auriol Stevens dhe akuzoi Milton si nje kreacionist dhe ushtroi presion mbi Stevens qe te mos botonte artikullin. Me pas Milton mesoi per kete prapaskene dhe shkruajti nje leter apeluese tek Stevens. Por ne perfundim ajo mbajti anen e Dawkins duke ‘gervishtur’ materialin e Milton.
Imagjinoni cfare do kishte ndodhur nese nje politikan apo burokrat do kishte perdorur te njejten teknike presioni per te ‘vrare’ nje histori ne masmedia. Do kishte krijuar nje skandal gjigand. Por nuk ndodh keshtu me shkenctaret te cilet mesa duket shihen si “dhite e shenjta” dhe jane te paprekshem. Ka shume fakte te tilla shqetesuese qe lidhen me kete ceshtje. Teoria e Darvinit eshte e vetmja teori qe mesohet ne sistemin e shkollave publike dhe asnjehere nuk eshte bere subjekt e ndonje shqyrtimi rigoroz dhe po ashtu asnje kriticizem nuk eshte lejuar qe te hyje ne programin shkollor.
Ky eshte nje fakt interesant pasi nje sondazh i koheve te fundit ka treguar se publiku amerikan do qe femijeve te tyre ti mesohet teoria e evolucionit por 71 % e tyre kerkon qe mesuesit e biologjise te mesojne jo vetem darvinizmin por edhe evidencat qe jane kunder teorise darviniane.
Por as qe duket se kjo gje mund te behet ndonjehere realitet. Eshte shume ironik fakti qe Richard Dawkins eshte caktuar si Profesor i Kuptimit Publik i Shkences ne Universitetin e Oksfordit. Ai eshte nje “Polic Truri” klasik, nje ushtar i vijes se pare te frontit i cili patrullon frontin neurologjik te masave. Komuniteti shkencor perendimor dhe masmediat krenohen me faktin qe jane te hapur per forumet publike dhe pa paragjykime apo censure.
Por asnje program televiziv qe ka ekzaminuar pikat e dobeta apo mangesite totale te Darvinizmit nuk eshte transmetuar ne Amerike apo ne vendlindjen e tij Australi. Nje shkenctar qe merr guximin te kundershtoje kete teori nuk e gjen asnjehere rrugen e publikimit te materialeve te tij.
Origjina Misterioze e Njeriut nuk ishte nje sulm frontal i teorise darviniane; vetem sa paraqiti disa evidenca te cilat konsiderohen si te pazakonta nga normat e teorise se tij te evolucionit.
Duke u kthyer ne bastionet tona te integritetit intelektual, Forest Mims ka qene nje gazetar shkencash jo vetem shume i pergatitur por edhe konstant ne bindjet e tij. Ai nuk eshte vene kurre ne qender te ndonje debati dhe per kete arsye ai u ftua qe te shkruante kollonen me te lexuar ne revisten prestigjioze Scientific American, “Shkenctari Amator”, nje detyre te cilen ai e pranoi me kenaqesi. Sipas Mims redaktori i revistes Jonathan Piel mesoi qe Mims kishte shkruar dis artikuj dhe per revista Kristiane. Per kete arsye ai u thirr ne zyre nga Piel:
“A besoni ne teorine e evolucionit?” pyeti Piel.
Mims pergjigjet, “Jo, dhe as Stephen Jay Gould nuk beson.”
Kjo pergjigje nuk ndikoi aspak ne vendimin e Piel per te flakur Mims tutje nga kollona aq popullore qe mbas tre artikujve.
Dhe ketu kemi nje ere aspak te kendeshme te nje tjeter gjueti shtrigash. Shkrimtari nuk ka publikuar asnjehere bindjet e tija personale dhe tashme duket qe ‘ushtaret e vijes se pare te frontit’ kane marre urdhera qe edhe mendimet e ‘pa aprovuara’ nuk duhen bere kurre publike.
Pra monitoruesit e ‘mendimit pozitiv’ nuk jane vetem elita e komunitetit shkencor sic pame ne disa raste me siper por edhe producentet televizive dhe redaktoret e revistave. Duket qarte qe ata jane te gjithe te drejtuar nga i njejti motivacion, ai i ‘edukimit publik me shkencen’ sic e shpreh me force presidenti i Institutit Kembrian.
Po kush i jep te drejten shkences qe te persekutoje dhe bej inkuizionin e qytetareve ne nje bote te lire? Eshte komplet e pamundur qe te arrihet te botohet ne cdo gazete shkencore nje rrjesht i vetem kunder teorise darviniane.
Eshte po ashtu e pamundur qe ta ngresh kete subjekt tabu ne ndonje forum shkencor pasi kjo do shkaktonte harrimin pergjithmone te emrit te shkenctarit qe e permend dhe denigrmin e tij total nga cdo institucion shkencor.
Fshehje te zbulimeve Arkeologjike
Shume prej nesh jane familjar me skenen e fundit me popullorin Indiani Johnes ne filmin arkologji aventuror Prishesit e Arkes se Humbur ku nje artifakt shume i rendesishem historik Arka e Premtimeve nga Tempulli i Jerusalemit, mbyllet ne nje kase te madhe prej druri dhe me pas fshihet ne nje godine te madhe per te qene te sigurt qe nuk gjehet me kurre dhe duke u siguruar ne kete menyre qe historia te mos rishkruhet kurre.
Ndonese filmi eshte fantazi, skena ku gjehet nje relike shume e rendesishme dhe me pas fshihet nga syte e botes eshte shume afer realiteti per nje numer te madh studiuesish. Per ata qe hetojne lidhjet me fshehje te gjetjeve arkeologjike, ka tregues shqetesues qe Instituti Arkeologjik me i rendesishem ne Amerike, Smithsonian Institute, nje agjensi federale e pavarur, prej kohesh ka ndrydhur dhe fshehur disa nga zbulimet arkeologjike me te rendesishme ne Amerike.
Vatikani eshte akuzuar prej kohesh qe qe ka mbajtur artifakte dhe libra antike ne bodrumet e tyre te medhaja pa i lejuar askujt nga bota e jashteme te kete akses ne keto fakte. Keto thesare te fshehta, shpesh te nje natyre fetare dhe historike te diskutueshme, pretendohet se jane ndrydhur nga Kisha Katolike pasi mund te demtojne besueshmerine e Kishes ose vene ne dyshim tekstet e daj fetare.
Fatkeqesisht ka prova te pakundershtueshme qe dicka e tille po ndodh dhe me Smithsonian Institute.
Fshehja e te vertetes dhe ndrydhja e evidencave arkeologjike filloi qene vitin 1881 kur John Wesley Powell, gjeologu qe u be i famshem per eksplorimin e Kanionit te Madh caktoi Cyrus Thomas si drejtor te The Eastern Mound Division of the Smithsonian Institution's Bureau of Ethnology.
Kur Thomas erdhi ne Zyren e Etnologjise ai u etiketua si besues i madh i ekzistences se nje rrace Ndertuese Tumash, e ndryshme nga ajo e indianeve te Amerikes.
Sidoqofte John Wesley Powell, drejtori i Zyres se Etnologjise qe kishte nje simpati te vertete ndaj indianeve te Amerikes kishte jetuar ne paqe prej shume vitesh ne rinine e tij me indianet Winnebago te Wisconsin dhe mendonte se Indianet e Amerikes padrejtesisht etikoheshin si primitive dhe te eger.
Ne kete kohe Instituti Smithsonian ndersa popullsia indiane po shkonte drejt zhdukjes si pasoje e Luftrave Indiane, filloi te promovonte idene qe Amerikanet Autoktone (indianet) ishin pasardhes te civilizimeve te avancuara dhe meritonin vleresim dhe respekt.
Ata po ashtu filluan nje program qe ndrydhte cdo evidence arkeologjike qe ishte baza e besueshmerise se shkolles se mendimit e njohur ndryshe si Difuzionisem, nje shkolle e cila beson qe gjate historise ka patur nje shperndarje te gjere te kulturave dhe civilizimeve nepermjet kontakteve me anije dhe rrugeve te medhaja kryesore te shkembimeve.
Smithsonian ngulmonin per shkollen tjeter te njohur si Izolimsionizem (izolimi). Izolimsionizem mbron idene qe shumica e civilizimeve kane qene te izoluara nga njeri tjetri dhe se ka patur fare pak kontakt midis tyre sidomos ato qe ndahen nga dete dhe oqeane.
Ne kete lufte intelektuale qe filloi ne vitin 1880 u pretendua qe edhe kontaktet midis civilizimeve te Ohio dhe Luginave te Mississipit ishin te rralla dhe qe natyrisht qe keto civilizime skane patur aspak kontakte me civilizime te tjera si ai i Majave, Tolteket dhe Azteket e Meksikes dhe te Amerikes Qendrore.
Me standartet e Botes se Vjeter kjo eshte nje ide qesharake dhe ekstreme duke konsideruar sistemin e lumejve te cilet arrinin deri ne Gjirin e Meksikes dhe keto civilizime ishin shume afer me bregun e gjirit. Eshte njesoj si te thuash qe kulturat e Detit te Zi nuk kane patur kontakt me ato te Mesdheut.
Kur u ekzaminua permbajtja e shume varreve dhe piramidave te zones qendrore perendimore tregoi qe historia e Luginave te Mississipit ka qene njera nga kulturat e lashta me te sofistikuara dhe antike qe ka patur kontakte me Europen dhe vende te tjera. Jo vetem kjo, por permbajtja e varreve shpesh zbuloi varrime te njerezve gjigande ne permasa nganjehere 7 dhe 8 kembe te gjate (1 kembe = 30cm) te veshur me koraca dhe armatimet e tyre dhe nganjehere varret kishin dhe thesare madheshtore.
(Shenim:Tekstet e lashta te Indise Lindore thone se njehere e nje kohe njeriu jetonte 1 mije vjet dhe kishte permasa te medhaja trupore, ne proporcion me moshen qe jetonte. Nje koment te tille gjejme dhe ne Bibel: "...dhe kishte GJIGANDE ne Toke ne ato kohera..." - -Darius) Kur u kryen germime ne Tumen Spiro ne Oklahoma ne vitin 1930 u zbulua trupi i njeriu shume te gjate i veshur me parzmore dhe perreth tij ishte nje sasi e madhe qypash te mbushur me perla dhe me gjera te tjera te cmuara, artifaktet me te shumta qe jane gjetur ndonjehere. Trupi u mor nga Smithsonian Institute por sidoqofte sot nuk dihet se ku ndodhet.
Ne nje bisede private me nje studiues shume te njohur te fakteve historike (emri i te cilit duhet te mbetet anonim) mesova se nje funksionar i Institutit Smithsonian i cili ishte liruar nga detyra per shkak se mbronte idene e difuzionismit ne Amerike (herezine qe disa civilizime te lashta mund te kene vizituar brigjet e Amerikes se Veriut dhe asaj te Jugut mijera vjet perpara Kolombit) pretendon se para disa kohesh Smithsoniani mori nje sasi te madhe artifaktesh dhe i hodhi ne Oqeanin Atlantik.
Ndonese per disa ideja qe Instituti Smithsonian ka bere dhe ben perpjekje qe te fshehi fakte te verteta historike eshte e veshtire per tu pranuar, fatkeqesisht ka shume prova dhe evidenca qe tregojne per kete perpjekje qe ka rezultuar ne zhdukjen e shume fakteve dhe provave materiale historike.
STONEWATCH NEWSLETTER e Gungywamp Society ne Connecticut e cila studion vendndodhjet megalitike ne New England paraqesin nje histori interesante ne njerin nga numrat e tyre ne Prill te vitit 1992 ku flasim per disa arkivole te gurte te zbuluar ne vitin 1892 ne Alabama qe u derguan ne Institutin Smithsonian dhe qe e pas humben.
Ja se cfare thuhet ne raportin e pergatitur nga US National Museum ne vitin 1892 ne lidhje me gjetjen e arkivoleve: "Arkivolet u derguan ne Institutin Smithsonian. Ata ishin rreth 7.5 kembe te gjate... 14 inc me 18 inc te gjere dhe 6-7 inch te thelle.
Me pas ju kerkua Institutit detja mbi gjetjen e tyre dhe permbajtjen por pergjigja qe u mor nga F.M. Setzler qe ishte kreu i Departamentit te Mirembajtjes dhe Riparimeve Antropologjike ishte qe ata nuk kishin qene ne gjendje te gjenini asnje nga artifaktet e permendura ne raport.
Ka rregjistrim te tyre qe kane hyre ne Instititut por qe nuk dihet se ku jane.