Shume prej nesh e duan ROCK-un, por pak dijne per misteret qe fshihen pas tij.
ROCK-u eshte muzike e mbijetuar neper vite, kengetare apo grupe shume te famshme te cilet kane bere sic ju ka thene mendja.
Por a eshte e vertete qe pas nje talenti artistik qe permbajne kengetaret e ROCK-ut, eshte edhe nje synim i dyte.
Eshte folur se mesazhet e muzikes ROCK jane te koduara dhe te filtruara ne menyre te perkryer dhe qe tek nje individ paraqesin nje ndryshim te sjelljeve me nje ndergjegje pa vullnetin e tyre.
Disa njerez te cilet pretendojne qe jane dominuar nga kjo muzike ROCK ata thone se permbajn mesazhe qe kishin manipuluar vullnetin e tyre.
Ne Kolumbi nje tifoz i muzikes ROCK, kaloi tri dite mbyllur ne dhomen e tij per te degjuar muzike ROCK dhe u gjet i vdekur.
Ky eshte nje rast tipik i nje depresioni tek te rinjet ku muzika ROCK ta ndryshon ndergjegjen dhe te qon deri ne veterasje.
Eshte pohuar me vite te tera qe kjo muzike transmeton mesazhe te tilla tek te rinjet si:
- Te fton ne perdorimin e droges dhe te alkoolit.
- Te fton ne sjellje te dhunshme.
- Te fton ne abort (femrave zakonisht).
- Te fton ne sulme kunder miresjelljes.
- Te fton ne vetevrasje.
- Te fton ne mardhenie seksuale liberale dhe pakontroll.
- Ata kane mesazhe satanike.
Disa psikologe kane rishikuar kenget e ROCK-ut dhe kane ardhe ne perfundim se keto kenge permbajne mesazhe satanike qe duhet bere e kunderta e asaj qe thuhet dhe qe duhet.
Cudirat vazhdojne te ndodhin me ROCK-un te cilet zakonisht jane krejtesisht te shfrenuar dhe jane duke e infektuar edhe publikun me idene e te qenit te poseduar.
Me të vërtetë është për t'u habitur sa shumë e preokupon sot muzika brezin e ri, në mënyrë të veçantë ajo muzikë që në vete përmban mesazhe të zbehta e të errta, mesazhe të dhunës e të sekseit, mesazhe perverse të shoqëruara me videospote që i japin muzikës fuqi magjike.
A ka menduar ndonjëherë dikush mbi mesazhet e vargjeve të caktuara? A ka menduar ndonjëherë dikush mbi domethënien e videofilmave që në mënyrë të patjetërsueshme gjirohen për çdo këngë?
Mediat, sot, janë të pushtuara nga gjërat e tilla, kështu që edhe pushimi më i vogël madje edhe programet më serioze, ndërpriten me ndërvënien e videospoteve amorale, me dhunë dhe fund e krye perverse dhe persona të artificializuar që janë në lojë. Përse është kjo interesante për shumë njerëz që një orë program në RTV- nuk mund të mendohet pa muzikën rock dhe pa videofilmat.
Thonë se shenja e parë e shoqërisë primitive është kur ajo mendon për veten se është përparimtare. Kjo shoqëri gjithësesi kështu mendon. Mirëpo, të shikojmë nivelin e vetëdijës kolektive!?
Njerëzit e kanë braktisur vetëdijën mbi Zotin Një si Burim i jetës dhe i së mirës së përjetshme. Ata kanë përqafuar të Keqën (Djallin) në të gjitha dimensioned dhe hollësirat e saj. Të dorëzuarit së keqës i ka bërë ata të sëmurë. Sëmundja manifestohet përmes ndërrimit të vetëdijës, e ndërrimi i vetëdijës shpie deri te humbja e identitetit.
Dhe njeriu nuk është më ai që do të duhej të ishte, krijesa më e përkryer e Zotit, veç përkundrazi - një krijesë që i ngjanë shejtanit, djallit, demonit edhe në mendime edhe në vepra. Këtë gjendje, d.m.th. gjendjen e vetëdijës së ndryshuar e shkaktojnë drogat.
Gati çdo lloj droge, bimore apo sintetike, nëse futet në organizmin e një personi, mund të shkaktojë çrregullimin e vetëdijës në formë të deliriumit (sillet sikur të ketë hëngër madergonë), shenjat dominante të të cilit janë çorientimi, mendimi i marrë dhe shumë vegulli shqisore në formë të iluzioneve e halucinacioneve. Prandaj, nuk është aspak për t'u habitur për lidhjen e ngushtë të rock muzikës me drogën. Por, një herë tjetër do të merremi më shumë me këtë temë.
Një tekst shumë interesant mbi origjinën e rock-muzikës e lidhur me okultizmin e kemi gjetur në Internet. Shpresojmë se këto informacione do të ndriçojnë shumë dilemma dhe sidomos te rinia do t'i heqin iluzionet mbi rock-muzikën dhe të a.q. idhujt që kanë gjetur vend në zemrat e shumë të rinjve, vetëm për shkak se zemrat e tyre nuk qenë të frymëzuara me besimin në një Zot të Vetëm, të Gjithëmëshirshëm, Mëshirplot, krijues i të gjithë botërvae dhe të gjitha krijesave.
Zemra e zbrazët pranon atë që i ofron familja, bashkësia, shoqëria, mediat… Kjo botë, fatkeqësisht, ofron një repertor tmerrues të së keqës. Si të luftojmë kundër saj, do të shkruajmë, nëse do Zoti, në të ardhëm.
Në vitin 1969 - tre vjet pasi qe shpallur "koha e faljës satanait" me themelimin e Kishës së parë Satanike në San Francisko, okultizmi dhe kulti satanik fillojnë të paraqiten paturpësisht në publik edhe me anë të rock-skenës.
Fillimin e shënon përbërja angleze Black Sabbath (Sabati i zi). Emri jep atë që premton: me paraqitjen e re skenike, në të cilën rock-muzika shoqërohet me mesha të zeza, me të ftuarit e djajve dhe kultin e shtrigave, ky grup zhvillohet në prototip dhe personifikim të "rockut akultik" - të atij llojit të veçantë të rock-muzikës ku elementet okultike (magjia, spiritizmi, satanizmi) janë në plan të parë në tekstet e këngëve dhe shfaqjeve skenike.
Ai kombinim i hard-rockut me okultikën dhe satanikën duhej t'i hapte rrugë grupeve tjera. Black Sabbat u bë paraardhëse e atyre bendeve të brezit më të ri heavy-metal, të cilët vitet e fundit i futen frikën në asht publikut të tyre.
Leksikoni i muzikës-rock shpjegon: Në vitin 1969, Black Sabbat në Birmingham u zotua për rockun total dhe e zgjodhi për vete emrin e një filmi - horror me rolin kryesor të Boris Karloffit. Një vit më vonë ai kuartet me këngën e tij të çmendur "Paranoid" (të kompozuar për dhjetë minuta) u bë hit-bend në të dy anët e Atlantikut.
Eksperti i muzikës rock, Tibor Kneif, e komentoi albumin e parë të Black Sabbath me këto fjalë: "Në të nëjtin vit kur grupi Deep Purple bëri albumin e vet "In Rock", grupi Black Sabbath, poashtu nga Anglia, bëri albumin e vet të parë.
Që atëherë në hard - rock u krijua një drejtim i ri, i cili për shkak të inspirimit nga Hitchcocku mund të quhet "rocku i frikës dhe tmerrit" - aty dhuna sublimon si frikë para se tmerrshmës. Afërsia me magjinë e zezë shihet qart në anën e brendshme të mbështjellsës së albumit nga viti 1970 dhe atë në formë të kryqit misterioz të vendosur kryengulthi.
Ana e jashtme e mbeshtjellsës tregon një shtëpi shumë të vjetër, degët e thara dhe vajza e zbehtë e dhampirit që duke joreale!
Anton La Vey, adhurues i djallit dhe themelues i kishës së parë satanike në SHBA ("First church of Satan"), deklaroi: "Masa, e cila e pranon Dreqin e shtrembëron "Ati unë", fut në të paturpësitë dhe e shkel kryqin e Krishit me këmbë ose e var kryengulthi."
Në mbëshjellsën e pllakës LP "Reflection - Black Sabbath" me mburrje shkruan: "Menjëherë në pllakën LP të parë e ftuan Satanën (Dreqin), i cili më të vërtetë erdhi. U premtoi sukses në tërë botën. Prandaj duhet bërë muzikë për çdo vit në Sabatin e Madh (Shtunën e Madhe). Edhe njëra anë edhe tjetra deri më sot e mbajtën fjalën.
Gjashta pllaka LP të sukseshme, koncerte të mëdha para adhuruesëve nga e gjithë bota! Për adhuruesit madje ekzistojnë etiketa, në të cilat hapatazi shkruhet: "I'm possessed by Black Sabbath" (Jam i magjepsur nga Black Sabbath)!
Daullgjiu i të njëjtit grup Bill Ward në mënyrë të hapur e pranoi se e ndjen që "Satana do të mund të ishte zot, ndërsa kolegu i tij nga grupi Ozzy Osbourne pohon se ka qenë i detyruar të shikojë 26 herë filmin horror okultik "Egzorcist"!!!
Si është puna me grupet tjera të njohura?
Udhëheqësi i grupit Led Zeppelin Jimmy Page, njëri nga pasuesit më eminent të Aliestera Crowleya magjistarit të komprometuar, i cili konsiderohet Satanisti më i madh i shekullit njëzet. Në një rast deklaroi: "Satana (Dreqi) nuk është armik i njerëzve: Ai është… jeta … dashuria… drita!", dhe "Rruga për në parajsë kalon nëpër ferr!" Vepra e tij kryesore konsiderohet "The book of the law" (libri i ligjeve), të cilin ia diktoi prijesi-shpirt, dreqi Aiwas. Në të vërtetë, ai libër paraqet Antibiblën.
Pasuesi i tij është edhe Knneth Anger producent, i cili në atë botë shpirtërash, e futi edhe grupin Rolling Stones.
Grupi Rolling Stones, një kohë u fut në avanturë me kultin Satanik. Në vitin 1967 nxorren albumin "Their Satanic Majesties Request", për të cilin vetë Mick Jagger e pranoi se gjatë përpunimit të albumit grupi ka qenë i inspiruar nga Anton La Vey , kryeprifti i Kishës Satanike në Sanfrancisko.
Më pastaj, jo shumë vonë, lindi kënga "Sympathy for the Devil" (Simpatia për Dreqin), e cila u bë himn i adhuruesëve amerikan të Satanait.
Në filmin e Kenneth Anger-it "Lucifer rising", i cili paraqet verzionin filmik të përfytyrimeve të Crowleyet mbi Satanain, Kenneth ia caktoi rolin kryesor këngëtarit Stones Mick Jagger. Me 6 dhjetor 1969 në "Altamout Speedway" stonesët mbajtën një koncert që mbaroi me dhunë e vrasje.
Atëherë u vranë katër persona, një zezak dhe tre të tjerë dhe pati shumë të plagosur. Nënmbëdhjetë mjekë dhe 6 psikiatër, deri në rraskapitje, trajtuan narkomanet, lindjet e parakohshme dhe të lenduarit nga rrahjet.
Grupet AC/DC, CAN, EAGLES, DEEP PURPLE , KISS, IRON MAIDEN, NAZARETH, VENOM, BEATLES, janë vetëm disa nga grupet që me punën e tyre kanë dëshmuar se për suksesin e tyre mund t'i falenderohen vetëm një personi - Satanit.
Tony Sheridan, i cili me 1962 bashkë me Beatlesët bënte muzikë në "Star club", tha se John Lennon në atë kohë ishte shumë i interesuar për okultizmin dhe se ai vetë kishte qenë me të në një takim spiritist në Hamburg.
Atëherë Lennon i kishte thënë: "E dij se Beatlesët do të kenë sukses si asnjë grup tjetër. Këtë e di me siguri, sepse për atë sukses ia kam shitur Dreqit shpirtin tim". Është me vlerë të përmendet se satanisti i telendisur Charles Manson, që u bë i njohur me shtatë vrasjet e tmerrshme në Tate- La Bianci, u frymëzua nga Beatlesët ashtu që besonte se ksihte zbuluar mesazhe të fshehta në disa nga këngët e tyre.
Sipas deklaratës së Manson-it, filozofinë e tij të çoroditur dhe vrasëse e kanë përcaktuar këngët e Beatlesëve "Helter Skelter" dhe Blackbird." Në shtëpinë e Sharon Tate në murin pranë trupave të vrarë ishte shkruar me gjak "Pigs" (nga kënga "Piggies").
Në këngën "Bring on the Lucie" John Lennon në mënyrë të qartë shpreh adhurimin e Dreqit: "Këtu ka diçka që duhet ta bësh menjherë: çliroju tani nga njerëzit. Bëjë këtë, bëjë këtë, bëjë këtë tani! …………..Do ta shprehim këtë si lutje: çliroju nga njerëzit … emri yt është 666."
Me 8 dhjetor 1980, në rrethana misterioze vritet John Lennon nga adhuruesi i tij Mark Champan, i cili motivin e aktit të tillë ia përshkruan "zërave të djallit." A ishte ky çmimi, të cilin e kërkoi djalli nga ish-Beatlesi? Dreqi vjen gjithmonë për ta marr atë që është e tij!
Besimi në demonë, të cilët në të vërtetë janë të padukshëm, por me të cilët njeriu mund të hyjë në kontakt dhe të cilët influencojnë në jetën e tij, është i përhapur në gjithë botën. Të dhënat nga Amerika flasin që numri i Amerikanve që merren me magji, me kultet satanike dhe magjinë e zezë vlerësohet të jetë minimumi DHJETË MILIONË.
Nga ky edhe më i madh është numri i atyre që merren me spiritizëm, për të cilët vlerësohet të jenë shtatëdhjetë deri në njëqind milionë njerëz në botë. Një qendër e madhe është Brazili ku madje botohen 150 gazeta spiritiste.
Kur njeriu merret me praktikat okultike, atëherë ua hap dyert të gjitha forcave të këqija, të cilat ndikojnë tek ai - pavarësisht nëse ai shtë i vetëdijshëm për to apo jo. Këshu që te njeriu mund të paraqiten çrregullime serioze:
1. çrregullime në komunkim me Zotin, të cilat më së shpeshti paraqiten te besimtarët ose tek ata, të cilët dëshirojnë të jenë të tilë; paraqiten vështirësi në lutje dhe në leximin e Librit Shenjt, ndërsa pasojat e kësaj janë ngecja në ngritjen shpirtërore, besimi dhe gëzimi i pakësuar, indiferentizmi gjithnjë e më i madh;
2. Pengesa në fushën morale dhe psikike: depresioni, agresiviteti, devijimet seksuale, skllavëria, në mënyrë të veçantë prirja nga vetëvrasja.
Parapsikologu W.F. Bonin ka thënë: Muzika, në mënyrë të qartë ka ndikim stimulues, e cila mund t'i shpejtojë shfaqjet paarapsikike. Muzika mund ta ndërrojë gjendjen e vetëdijës, të shkaktojë për shembull transin, ose thjesht të shpejtojë pranimin e informacioneve të "perceptimeve joshqisore".
Shkrimtari Dave Hunt deklaron: "Në gjendjen normale individualiteti im është ai "shpirt", të cilin e bën truri im, por kur futem në gjendjen e ndryshuar të vetëdijës, të cilën spiritistët apo mësuesit e meditacionit e quajnë energji kosmike, apo shpirt medial, atëherë atë "shpirtin e ri, asgjë nuk e pengon në atë që të qeveris me trurin tim dhe shkakton tek ai ndodhi, të cilat, në të vërtetë, më duken shumë reale, por në realitet fare nuk kanë ndodhur.*
(Marr nga libri ne doreshkrim:"Rendi i ri boteror")