Qe nga antikiteti, historia na ka rrefyer per vende te frikshme dhe misterioze te fshehura ne qytetet me te medha te botes apo ne vende te humbura te tokes. "FORBES" ka hartuar listen e vendeve me misterioze ne bote.
Keshtjella Bran ne RUMANI
Ndodhet ne Brasov te Rumanise.Legjenda tregon se ne kete vend ka jetuar Vladi i pergjakshem.Libri "Drakula"i Bram Stokerit ne vitet 1800 eshte bazuar mbi kete legjende.Vladi ishte nje princ i tmerrshem, i vriste armiqte e tij dhe tradhetaret ne menyra nga me c'njerezoret. Sot, keshtjella eshte kthyer ne muze, por kjo gje nuk ia ka zbehur aspak misterin qe e rrethon prej kohesh...
Kulla e Londres
Ne vend te dyte eshte Kulla e Londres. Ndertuar me 1078 nga Vilhelm Pushtuesi, pershkruhet si nje vend shpirtrash prej qindra vitesh.Nje histori sot nga rrefen se edhe sot, naten fantazma e Anna Bolenes, gruaja e 2 e Henrikut VIII qe u vra brenda mureve te saj shetit ne dhomat e kulles me koken e prere ne duar, ne kerkim te bashkeshortit te saj tradhetar, qe e vrau sepse donte te martohej me nje grua tjeter.
Nje tjeter mister jane Katakombet e Parisit
Fantazmat vazhdojen te qendrojne ne Europe. Vendi i trete misterioz ne bote jane katakombet e Parisit, gjenden prane qendres se qytetit, aty ku ndodhen skeletet e parisieneve qe kane jetuar ne shekujt e kaluar. Ne shek XX jane te shumte vizitoret qe thone se ne disa raste kane pare fantazma, ose kane degjuar britmat e njerezve te vdekur.
Zona 51 ne Nevada
Territor i SHBA, zone "top secret" ku askush pervec anetareve te ushtrise nuk mund te hyje. Sipas legjendes, pikerisht ketu qeveria amerikane ka patur ose ka kontakte me jashtetokesore, gjera qe opinionit publik i mbahen te fshehta.
Westchester County, USA
Westchester County, ne shtetin e New York-ut, ku shkrimtari Washington Irving vendosi krijimin e tij " Legjenda e Sleepy Hollow". Thuhet se ne keto territore endet ende nje kavalier gjate nates duke kerkuar kohen e humbur ne luftime. Cdo vit nga 26-28 tetor ne kete vend ka nje eveniment aktrimi, ku krijohet nje histori e mistershme.
Perbindeshi Skocez
Liqeni Inverness ne Skoci, i njohur per pranine e perbindeshit Loch Ness. Shfaqja e perbindeshit daton ne shek. VI para Krishtit. Tregohet qe edhe ne ditet e sotme jane pare shenja te pranise se tij ne liqen. Kjo gje i ka bere turistet te frikesohen e te mbeten me fiksime.
Montercristo Australian
Montercristo Australian ne qytetin Junee ne Australi, eshte nje vend ne te cilin sipas legjendes ndodhen dhjete fantazmat e personave qe jetuan e vdiqen ne kete vend...