Forumi Kuq E Zi
10 misteret e shkencës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 misteret e shkencës Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
10 misteret e shkencës Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
10 misteret e shkencës Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

110 misteret e shkencës Empty 10 misteret e shkencës 2/6/2011, 21:43

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Lidhja mendje-trup

Ç`ndikim ka mendja te trupi? Po trupi te mendja? Pikëpyetje të cilat shkenca i ka shtruar prej shekujsh, pa arritur në një shpjegim të pranueshëm. Pavarësisht progreseve gjigande, të kryera nga hyrja në skenë e neuroshkencave gjatë dy dekadave të fundit, shumë fenomene mbeten të mbuluara nga misteri edhe për mjekësinë.

Perceptimet ekstrashqisore

Janë të panumërta përpjekjet për të provuar vlefshmërinë e aftësive ekstrashqisore, që të gjitha pa kurrfarë suksesi apo rezultati pozitiv. Por në të njëjtën mënyrë ka qenë e pamundur edhe demonstrimi i falsitetit të këtyre përvojave, duke i futur kështu në sirtarin e të pazgjidhshmeve. Ka shumë të ngjarë që aftësia për të parathënë të ardhmen, apo fun ksionimi i "fuqive psikike" të mos arrihet të shpjegohet përmes instrumenteve që na vë në dorë shkenca, ose të paktën ato që kemi sot në dispozicion.

Prag-vdekja

Janë të panumërta dëshmitë e njerëzve që kanë shkuar shumë pranë vdekjes. Drita në fund të tunelit, fakti që këta njerëz shihnin trupin e tyre nga jashtë, ndjesia e një lloj paqeje të papërshkrueshme, janë përshkrime që hasen thuajse në të gjitha përgjigjet e atyre që i kanë përjetuar çaste të tilla. E megjithatë, askush nuk ka arritur të japë nj ë përgjigje lidhur me këtë fenomen. As në një drejtim, e as në tjetrin.

UFO-t

Që ekzistojnë objekte fluturuese të paidentifikuara, as që vihet më në dyshim. Të shumta, të panumërta janë kontaktet vizuale përmes radarëve, për të cilat autoritetet aeronautike ushtarake e civile nuk dinë të japin përgjigje. Por duhen shumë më tepër prova që të vërtetohet se brenda këtyre mjeteve fluturuese jashtëtokësore gjenden alieno, sidomos për shkencëtarët.

Deja-vu

Ndjesi që e ke përjetuar edhe më parë një përvojë të caktuar, se e ke parë një vend ku nuk ke qenë kurrë, se ke dëgjuar prej kohësh një muzikë të re, ose, e thënë në frëngjisht "Deja -vu". Kërkimet shkencore kanë gjetur një seri justifikimesh lidhur me fenomenin, por nuk kanë arritur kurrë të japin përgjigjet për shkaqet e vërteta dhe natyrën e tij.

Fantazmat

Yje të vërteta në letërsi e në kinema, por ka të ngjarë të jetojnë edhe përtej botës së fantazisë.Sugjestion apo realitet, fakti është që dëshmitë, ashtu si edhe në rastin e UFO -ve, janë të panumërta dhe në të njëjtën mënyrë, as për fantazmat askush nuk ka marrë përsipër të gjejë një përgjigje të pranueshme.

Zhdukjet e mistershme

Në rastet për të cilat shkenca nuk është në gjendje të japë përgjigje, hyjnë edhe ato të njerëzve të zhdukur. Kur as edhe vetë segmentet shkencore të policive nuk arrijnë në përfundime të sakta, as shkenca nuk është në gjendje të ofrojë përgjigje të pranueshme.

Intuita

Shqisa e gjashtë, bindja e pashpjegueshme dhe e pavetëdijshme mbi diçka të caktuar, si të ishte një teoremë matematike, mbi të cilën nuk kemi kurrfarë dyshimi. Mes mekanizmave të shumta psikike, shkenca nuk arrin të japë përgjigje të pranueshme as mbi intuitën. Për Platonin bëhej fjalë për kujtime dijesh nga jetë përpara asaj aktuales. Por Platoni besonte në kalimin e shpirtrave nga një trup te tjetri, kështu që filozofi i madh nuk mund të renditet bashkë me shkencëtarët të cilët mbeten me gojë hapur, përpara intuitave, nga ato më të kotat, deri te ato matematiket...

Këmbëmadhi

Këmbëmadhi i Amerikës, një kafshë e ngjashme me njeriun, por me përmasa shumë më të mëdha. Nga ai, përveç dëshmive të bëra nga amerikanët e trembur, mbeten vetëm gjurmë shumë të mëdha këmbësh në dëborë. Shaka apo gjurmë këmbësh të një qenieje të ngjashme me ne? Kushëri me Jetin apo njeriun e borës në Tibet, të cilin shumë alpinistë betohen se e kanë parë në Himalajë. Bashkë me të tjerët, hyn në ato raste të cilat shkenca nuk arrin t`i verifikojë për mungesë provash, por që për të njëjtin motiv nuk mund t`i falsifikojë.

Fëshfërima e Taosit

Taos është një qytet i vogël në Nju-Meksiko (të shteteve të Bashkuara të Amerikës). Disa prej banorëve të tij, - rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me frekuencë të ulët që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin.

Pasojë e presionit të ulët atmosferik për një pjesë të banorëve? Ndoshta po, por askush nuk merr përsipër ta njohë si përgjigje përfundimtare, shkenca duhet të hetojë më thellë për të arritur në një përfundim.

Shërben pikërisht për këtë qëllim dhe falë metodës së saj të përpjekje-dështim dhe eksperimenteve të vazhdueshme ia ka dalë t`u japë shpjegime shumë gjërave, të cilat kohë më parë dukeshin të pashpjegueshme.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons