Në sajë të një partneriteti mes grupit ‘General Motors’ dhe disa studentëve të Akademisë së Arteve dhe Designit së Izraelit, janë shpikur mënyra të reja për të rritur përvojën lëvizëse të pasagjerëve në makinë, veçanërisht kur ata janë fëmijë.
Rezultati i këtij bashkëpunimi, është quajtur si “Dritarja e Mundësisë”, e cila ju lejon të shikoni jashtë makinës, përmes një shtrese të hollë qelqi, në një mënyrë krejt të re.
Bëhet me dije se ajo u përgjigjet në kohë reale ndryshimeve në shpejtësi që pësojnë automjetet, kushteve mbizotëruese të motit apo peisazhit që shohim nga jashtë.
Duke prekur këtë shtresë të hollë xhami, me majat e gishtave, ju lejoheni që të shiheni nga makinat e tjera dhe nga e gjithë bota, në kohë reale.
Madje edhe të ndalni mesazhe me pasagjerët e makinave të tjera në rrugë.
Ky projekt mësohet se do të vihet në zbatim shumë shpejt dhe se u përket perspektivave të reja në zhvillimin e teknologjisë së makinave.