Shpiket adresa që sjell SMS nga e shkuara
Edhe pse nuk mund të kthehemi pas në kohë, shpikësit kanë gjetur një mënyrë për të sjellë të shkuarën tek e ardhmja, të paktën nëpërmjet mesazheve.
Adresa “Futureme.org” funksionon si një shërbim normal ueb-mail, por ju lejon të specifikoni datën kur dëshironi që mesazhi të vijë te ju.
Mund të jetë një paralajmërim, një këshillë apo thjesht një përshëndetje nga ju në të shkuarën. “Dërgojini vetes në të ardhmen disa fjalë frymëzimi.
Apo thjesht tregojini vetes mendimet pas një viti, tri apo më shumë. Ne do të bëjmë një lloj udhëtimi magjik në kohë dhe do t’i sjellim pas shumë vitesh mesazhet tuaja”, thuhet në njoftimin e këtij uebsajti.
Mundet që ta keni harruar fare që keni dërguar një e-mail të tillë dhe shumë të regjistruar në këtë adresë po e provojnë këtë, po dërgojnë për veten mesazhe surprizë, si: “E mban mend këtë?” dhe të tjera batuta personale nga pas. E-mailet për të ardhmen janë të ndaluara t’u dërgohen personave të tjerë për arsye ligjore.