Ne nje interviste per New York Times Joe Belfiore, software engeener per Microsoft dhe zevendespresident i projektit Windows Phone, ka pranuar qe shperthimi i iPhone ne merkaton boterore ka qene shkendija qe ka bindur drejtuesit e Microsoft qe te zhvillojnin nje produkt per t'iu kunderpergjigjur Apple-it. Nuk ka qene shume e thjeshte pasi Microsoft vinte nga disa deshtime te medha si: Zune dhe nje sistem operativ Windows Mobile qe nuk ka bindur asnjehere.
Ne cdo rast, Windows Phone nisej i disavantazhuar ne krahasim me konkurrencen. Microsoft tani ndodhet ne pozicionin e veshtire, pasi duhet te konkuroje patjeter me iOS e Android qe dominojne merkaton, RIM ne krize dhe ne nje akord me Nokia per te prezantuar produktin e ri Nokia Ace ne CES-in e ketij viti. Do te shohim nese Ballmer do te arrije te propozoje me sukses nje produkt te ri, te pajisur me nje nderfaqe larg nga ajo e konkurenteve, por megjithate te re dhe te pelqyeshme.(E.A/iPhoneAlbania)