Volkswagen rekord te ri historik me makinat e shitura
Grupi gjerman ka forcuar pozicionin e trete boteror dhe brenda 5 vitesh synon lidershipin ne sektorin e kater rrotave. Fluturon marka e Lamborghinit me shitjet ne rritje sidomos ne SHBA dhe ne Europe.
Nje rekord i ri historik per shitjet e makinave per grupin Volkswagen, gjigandin gjerman per makinat, i pari ne Europe dhe i treti ne bote. Gjigandi i Wolfsburg ne vitin qe sapo mbyllem ka rritur shitjet me 11,2% duke arritur ne 9,07 milione te makinave te shitura.
Ne kete menyre grupi i udhehequr nga Martin Winterkorn, i eshte afruar numrit nje per shitjet ne bote, grupit japonez Toyota qe numeron 9 milion e 700,000 makina te shitura dhe numrit dy, amerikanes General Motors me 9 milion e 200,000. Sic duket, Volkswagen ka per qellim qe brenda 2018-es, nese eshte e mundur dhe me pare, te behet numri nje boteror per makinat e shitura.
Megjithate per vitin qe sapo hyme Volkswagen parashikon te jete shume i kujdesshem. "Jemi zhvilluar shume mire ne situata te veshtira",- tha Martin ne nje konference per shtyp ne Detroit, duke pranuar se veshtiresite e vitit te kaluar do te mbeten dhe do te intensifikohen ne 2013-en.
Winterkorn theksoi diferencen ekstreme mes te dhenave te shitjeve ne SHBA qe jane rritur me 34% ne 2012-en dhe atyre ne Europen Perendimore, ku me perjashtim te Gjermanise, shitjet kane rene me 6,3%.
Ndersa te dhenat per tregun me te rendesishem te makinave qe eshte Kina, jane te shkelqyera, me nje ritje prej 25%, ndersa ne Ameriken Latine shenohet rritje me 8%.