Veçoria më e rëndësishme e të gjitha tabletave është ekrani me prekje, i cili funksionon pa ndihmën e tastierës dhe mausit.
Teknologjia në këtë fushë përparon me hapa të shpejtë, teksa ekrani i parë me prekje është prezantuar në vitin 1974.
Bazuar në një lajm të revistës “BBC Focus” ekranet me prekje ndahen në dy grupe: ekrane kapasitiv dhe rezistiv. Ja ndryshimet në mes tyre:
Ekranet me prekje kapasitiv: në sistemin kapasitiv, një nga llojet më të përhapura në teknologjinë e ekraneve me prekje gjendet një mbulesë e tejdukshme përcjellëse mbi xhamin e ekranit. Kjo shtresë mbledh një ngarkesë të vogël elektrike. Kur përdoruesi prek ekranin transmetohet një pjesë e kësaj ngarkese elektrike dhe kështu ekrani mbështillet me elektricitet nga njëri cep në tjetrin. Sensorët në cep e përcaktojnë këtë ndryshim dhe llogarisin menjëherë vendin e prekjes. Dobësia e këtyre ekraneve shfaqet në rast se përdorni doreza, ato e pengojnë përcjelljen dhe kështu ekrani nuk funksionon.
Ekranet rezistiv: ndërsa ekrani tjetër me prekje përdoret kryesisht në industri. Sepse këta aparate punojnë nën aplikimin e presionit. Prandaj ekranet rezistiv janë më të përshtatshëm në kushte të vështira.
Ekranet me prekje rezistiv funksionojnë me mbylljen e dy shtresave përcjellëse elektronike, të tejdukshme dhe të holla të vendosura nën ekran. Kur shtresat shtypen ose ushtrohet presion përcaktohet prekja dhe aparati punon. Ndryshimi në përçimin elektrik regjistrohet nga një kompjuter dhe përcaktohet saktë vendi. Si sisteme praktike ekranet rezistiv nuk janë aq të ndjeshëm dhe të pastër sa ekranet kapasitiv. Për këtë arsye duhet të përdoret laps me majë të hollë për të funksionuar.
Marre nga:
strugasot .com