Në luftën mes brouserave Chrome ka kaluar Firefox në rezultatet e fundit të Statcounter, edhe pse me një përqindje shumë të vogël.
Një fitore e bukur kjo e programit të Google kundrejt Mozilla.
Të dhënat flasin qartë, ndryshimi qëndron vetëm në 0.25 pikë, por është tepër sinjifikativ.
Me sa bëhet e ditur Chrome po kërkon të investojë në lojërat online.
Rritja e këtij brouseri në vetëm një vit ka qenë dhe rrjedhojë e shpikjeve novatore të Mountain View.
Mjafton të mendojmë se nëntorin e kaluar të 2010 Chrome ishte prapa Firefox me 13.35%.
Janë hapa tepër të mëdha ato që ka kaluar kompania e Google me brouserin e saj të chrome, që ndërkohë duhet thënë se ka programuar sektorin e ardhshëm ku do të shpenzojë për të rritur akoma më shumë performancën komplekse: janë padyshim lojërat online.