Google Chrome Beta sjell njoftimet e uebsajteve brenda shfletuesit
Google sapo ka shtuar një karakteristikë të re në shfletuesin e saj Chrome dhe më saktësisht në kanalin Beta. Kjo karakteristikë e re do e transformojë më tepër shfletuesin në një sistem operativ.
Zhvilluesit e uebit tani do të kenë në dispozicion dy ndërfaqe të reja programuese të aplikacioneve (API). Këto dy API do të implementojnë brenda shfletuesit njoftime të stilit mobile në kompjuterat desktop me sistem operativ Windows, Mac, Linux dhe Chrome OS. Përpara se të mbërrinin në kanalin beta të shfletuesit, këto dy API ishin të disponueshme në kanalin Canary.
Njoftimet u bënë pjesë e shfletuesit Chrome katër vite më parë. Diferenca qëndron në momentin e shfaqjes së tyre. Sepse tani njoftimet do të shfaqen edhe nëse keni mbyllur një “tab” të shfletuesit. Natyrisht që njoftimet kanë nevojë për autorizimin e përdoruesit përpara se të shfaqen në desktop. Gjithashtu është e mundur që ti heshtni këto njoftimeve nëse dëshironi për disa uebsite specifike por edhe krejt shfletuesin.
Edhe Chrome për Android do të përfitojë nga ndryshimet e reja. na duhet të themi se për një pjesë të madhe prej nesh, shfletuesi është padyshim pjesa më esenciale dhe më e domosdoshme në kompjuterat tanë. Njoftimet e implementuar do i japin një lloj pavarësi Google Chrome nga Windows. Nëse një shfletues është në gjendje të ofrojë të njëjtën eksperiencë me një aplikacion mobil, kjo do të inkurajonte konsumatorët të provonin laptopët Chromebook.