Google është duke planifikuarta blejë rivalin e saj, motorin e kërkimit Yahoo.com.
Sipas raporteve të fundit mediale, thuhet se Google madje ka kontaktuar edhe dykompani që merren me tregtime të ngjashme, për t’indihmuar asaj që ta blejë biznesin primar të Yahoo’së.
Google dhe partnerët e saj tashmë i kanë mbajtur diskutimet e tyre, mirëpo ende nuk kanë ndonjë propozim konkret për tëblerë gjigantin tjetër të kërkimeve, thuhet sipas Wall Street Journal, medium i cili thotë se citon burime të afërta me çështjen.
Megjithatë, pritet që një marrëveshje e tillë do ta ngris lartflamurin e kuq të rregullatorëve të konkurrencës, të cilët mbase do të jenë kundër një përvetësimi të tillë nga Google.
Mirëpo, Google nuk është e vetmja kompani e interesuar për tablerë Yahoo’në, pasi që në listë është edhe gjiganti tjetër i teknologjisë, Microsoft.