Google Chrome është bërë browser-i numër një në botë të dielën për një ditë, duke spostuar Internet Explorer në vendin e dytë për herë të parë.
Explorer ka qenë browser-i më popullor në botë që prej vitit 1999.
Edhe pse vetëm për një ditë mbajti vendin e parë, ekspertët thonë se kjo është e rëndësishme. Sipas tyre, trendi është sigurisht në favor të Google Chrome.
Firefox, e cila e pati nisur shumë mirë garën me Internet Explorer, ka pasur probleme me versionet e fundit.