Nusja 360-kilogramëshe, synon 700-shin
Susanne Eman, 32-vjeçarja nga Arizona konsiderohet të jetë nusja më e shëndoshë në botë.
Ajo së shpejti do martohet dhe vërtetë ka një hall të madh.
Susannes i duhet të qepë një fustan nusërie, i cili do një mëndafsh disa metrash.
Si një mënyrë për të fshehur problemet e saj më shëndetin, Eman ka vendosur të përzgjedhë një model, i cili do t’i lërë zbuluar vetëm krahët e saj.
Sfida e vështirë e qepjes së fustanit për këtë nuse tejet të pazakontë i ka rënë mbi krahë rrobaqepësit të saj të besuar, që ka përllogaritur se do të ketë nevojë për një copë prej pesë metrash të gjatë dhe 15 të gjerë, për të plotësuar dëshirën e së resë.
Suzan Eman synon të shndërrohet në nusen më të shëndoshë ndonjëherë dhe me një peshë prej 360 kilogramë. Por ajo po përgatitet që të arrijë qëllimin e saj në jetë, të prekë rekordin e 700 kilogramëve.