Loja Angry Birds e realizuar nga kompania Finlandeze Rovio është luajtur nga 130 milion njerëz çdo muaj. Të dhënat janë bërë të ditura nga Andrew Stalbow, drejtori i Rovio në SHBA gjatë samitit të mbajtur në San Françisko.
Loja ka arritur një sukses të vërtet pasi deri tani ka marrë 400 milion shkarkime.
Lidhur me lojën Angry Birds ose siç mund të thuhet në shqip “Zogjtë e inatosur” pritet të realizohet edhe një film.