Angry Birds është loja më e famshme mobile, e cila është në dispozicion në disa platforma, duke përfshirë kompjuterët Mac, PC, si dhe ato të Google, Android, si dhe Apple iOS.
Mirëpo, me sa duket zogjtë dhe derrat e Angry Birds do të vijnë edhe në rrjetin më të madh social në botë, Facebook.com, dhe kjo do të ndodhë në ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin më 14 shkurt.
Angry Birds është shkarkuar më shumë se 700 milionë herë deri më tani, ndërsa krijuesi i lojës Rovio Mobile tani është duke pritur të tejkalojë numrin e 1 miliardë shkarkimeve.
Rovio Mobile ka bërë një punë të mirë me lojën Angry Birds, dhe njëra prej arsyeve pse loja është bërë kaq e famshme, janë versionet e reja dhe pa pagesë të lojës që janë në dispozicion për përdoruesit. / Telegrafi /