Pas shumë muajve pritje, më në fund Rovio është e gatshme të lançojë në Facebook Angry Birds, një prej lojërave me popullore në aparaturat elektronike.
Rovio është e gatshme të dyfishojë suksesin e saj duke hedhur atë dhe në platformën popullore të rrjetit social të Facebook.
Angry Birds praktikisht është e disponueshme në të gjithë platformat, mobile dhe jo vetëm, vetëm në atë që mund të konsiderohet si më e përhapura në rrjetin e internetit: Facebook.
Rovio ka njoftuar se loja më popullore në ueb do të mbërrijë dhe në rrjetin social blu dhe për të qenë sa më të saktë më 14 shkurt, ditën e Shën Valentinit, ku ngjason si një dashuri e re që do të lindë mes dy produkteve.
Me shumë mundësi bëhet fjalë për një version ekskluziv për Facebook, që është tepër i ngjashëm me atë të ofruar në Google Plus.