Shkencetaret kane zbuluar skeletin e nje dinosauri bebe qe perfaqeson nje specie te re koelurosauri, nje grup teropodesh qe perfshin bisha antike sic eshte T. Rex.
Me nje kafke qe eshte vetem pak me e madhe se diametri i nje monedhe, mbetjet mendohet qe i perkasin nje dinosausi qe ishte me pak se nje vjec ne kohen qe ai vdiq, dhe kerkuesit mendojne qe ky dinosaur ishte vetem 1 meter i gjate dhe peshonte vetem 1.3 kile.
Megjithate nese do te ishte rritur, dinosauri bebe mund te krahasohej me nje Monoloposaurus te gjate 5 metra, nje dinosaur teropod me nje kreshte te gjate kockore mbi koken e tij, ose me Sinraptorin qe ishte i gjate 7.6 metra. Per me teper, kerkuesit thone qe ka mundesi qe dinosauri bebe te kete qene nje mish ngrenes qe ndiqte dhe hante zhapike dhe te aferm te gjitareve dhe krokodileve te diteve te sotme.
I quajtur Norun Zhaoi, sipas nje karakteri te perrrales kineze "Udhetim per ne perendim", ky dinosaur ka jetuar me shume se 161 milion vjet me pare. Ky zbulim eshte bere nga shkencetaret e Universitetit George Washington, te cilet bene edhe zbulimin ne Kinen veri - perendimore.
James Clark, nje biolog ne George Washington, dhe ekipi i tij, bebe zbulimin ne vitin 2006 ne Formacionin Shishugou qe eshte nje pjese e larget e Xinjiang. Ne fakt, Aorun eshte koelurosauri i katert i gjetur ne kete formacion, ne te cilin jane zbuluar nje diversitet i shumte teropodesh, nje grup qe perbehej nga me se shumti prej dinosaureve mish ngrenes qe ecnin me dy kembe.
Bishat e ruajtura ne depozitat Shishugou datojne ne periudhen kur dinosauret sapo kishin filluar te merrnin permasa gjigande dhe te dominonin ekosistemin ne toke.
"Gjithshka qe ishte e ekspozuar ne siperfaqe ishte vetem pak nga kemba e tij." - tha Clark ne nje deklarate. "Ne ishim shume te kenaqur dhete surprizuar kur gjetem edhe nje kafke te varrosur ne gur."
Nje veshtrim me i kujdesshem i fosileve zbuloi qe kockat nuk ishin zhvilluar plotesisht.
"Ne arritem te shihnim edhe detajet mikroskopike te kockave te Aorunit dhe ato treguan qe kafsha ishte me pak se nje vjec kur vdiq ne bregun e nje perroi." - tha Choiniere.
Choiniere eshte kerkues ne Institutin e Studimeve te Zhvillimit ne Universitetin e Witwatersrand ne Johanesburg, ne Afriken e Jugut.
Ky eshte nje zbulim shume i rendesishem per shkak te faktit qe dinosauri ishte bebe, dhe me ane te studimeve te tjera mbi te do te mund te behen edhe zbulime te tjera te rendesishme te lidhura me keto kafshe gjigande te zhdukura.