Nje varreze e rralle dhe e pashqetesuar mbreterore eshte zbuluar ne Peru, duke shfaqur kehtu varret e tre mbretereshave Wari te varrosura se bashku me pasuri te shumta ari dhe argjendi dhe sakrifica te mundshme njerezore.
Sipas arkeologeve, megjithese vendi rreth e rrotull varrezes eshte plackitur shume here, mauzoleumi ka arritur tu shpetoje plackitesve te varreve per qindra vjet.
Sipas National Geographic, qe ka raportuar zbulimin, shume kohe perpara se Inkat te ndertonin Machu Picchu, perandoria Wari lulezoi ndermjet viteve 700 dhe 1000 neper pjesen me te madhe te Peruse se diteve te sotme. Ne kohen kur Parisi kishte vetem 25.000 banore, kryeqyteti i Wari, Huari ishte shtepia e 40.000 njerezve.
Megjithate, pavaresisht arritjeve te tyre, Wari kane mbetur ne nje far menyre misterioze, dhe eshte e rralle per arkeologet qe te gjejne varreza te tyret qe nuk jan eplackitur me pare nga plackitesit e varreve. Duke marre thesaret, plackitesit shkaterrojne edhe informacionet dhe kontekstet arkeologjike, duke i lene kerkuesit te zhgenjyer pasi nuk arrijne te gjejne pergjigje per menyren se si jetonin keto njerez te lashte.
Por, nje ekip i drektuar nga arkeologet Polake dhe Peruviane, zbuluan mauzoleumin nentokesor qe eshte ne fakt varreza e pare perandorake Wari e pa plackitur, dhe qe ka qene e mbyllur per qindra vjet nen 30 ton mbushje guri
Dhoma 1.200 vjecare eshte gjetur ne El Castillo de Huarmey, ne veri te Limes. Milosz Giersz, nje arkeolog ne Universitetin e Varshaves ne Poloni, tha per National Geographic qe ai fillimisht pa nje kontur me mauzoleumit ne fotografi ajrore te vendit. Gjate germimit ne 'tempullin e te vdekurve' ekipi zbuloi rrjeshta me trupa njerezore te varrosur ne nje pozicion ulur (disa prej tyre dyshohet te jene sakrifica njerezore).
Ata gjithashtu gjeten tre mbreteresha Wari ne dhoma te vogla anesore se bashku me sende me vlere, si per shembull mjete floriri per te thurur, ene qeramike te pikturuara ne menre te jashtezakonshme, dhe gota per te pire te gdhendura nga alabastra.
Sipas arkeologeve, mbretereshat nuk jane varrosur nje here e mire pasi kane vdekur. National Geographic ka raportuar gjithashtu qe kishte gjurme te krisalidave qe jane gjetur ne trupat e mbretereshave, duke sugjeruar qe mumjet mund te jene nxjerre ne menyre periodike, jane lene te ekspozuara jashte, per tu veneruar nga njerezit Wari edhe pasi kane vdekur.
Pas muajsh germime, ekipi ka zbuluar me shume se nje mije artifakte nga vendi, duke perfshire edhe rruaza me gure te cmuar, artifakte te gdhendura ne dru, sepata bronzi, dhe bizhuteri te bera nga ari dhe argjendi.
Giersz tha per National Geographic qe ai pret qe ky vend te mbaje te ngarkuar arkeologet edhe per vitet ne vazhdim.
Ministri i Kultures i Peruse dhe zyrtare te tjere do te shpallin zyrtarisht zbulimin ne nje konference per shtyp.