Një zbulim i rrallë është bërë ditët e fundit në Kinë. Arkeologët Kinez kanë zbuluar një “Pterosauri”, që i përket familjes të zvarranikëve të dinosaurve të prej historisë. Pterosauri u gjet ne një gjendje shumë të mirë, ajo që është për t’u theksuar është fakti se ky Pterosaur është i gjinisë femërore (gjë shumë e rrallë, për paleontologët kjo ishte e pa imagjinueshme) dhe se ajo u gjet së bashku me vezën e saj!
Veza e zvarranikut (dinosurë) me krahë tregon se gjarpri ishte i gjinisë femërore dhe se gjetja, u ka mundësuar studiuesve të konceptojnë botën e këtyre krijesave kaq të rralla dhe të gjinisë femërore të pa njohur më parë.
Duke shkruar në revistën Shkenca “Science”, paleontologët bëjnë deklarata të përgjithshme në lidhje me dallimet gjinore të Pterosaur-ve.
David Unwin, paleo-biolog në Departamentin e Studimeve në Muzeun e Universitetit të Leicester-it, i cili ishte pjesë i ekipit hulumtues.
Deklaroj në BBC se zbulimi ishte i habitshëm: “Nëse dikush disa vite më parë më thoshte se ne do të gjejmë prova për këtë specie të rrallë, thjesht do të qeshja. Dhe do ti përgjigjesha: Po, ndoshta për një milion vjet, për shkak se këto lloj specie janë shumë të rralla”.
Pterosauri, që nganjëherë është përmendur si një Pterodaktil, ka ekzistuar në mesjetën e hershme, që prej 220 deri në 265.000.000.
Mostra e gjetur daton 160 milion vjet më parë.