Majmun vampirë!
Në gjuhën kineze shprehet: Majmun Kinez Vampirë
Në latinisht quhet: Demosndulus rotundidus
Përshkrimi i kësaj specie: Majmunët Kinez Vampirë, janë të veçantë dhe një shumë të rrallë, pasi ushqehen vetëm me gjak!
Ekzistojnë vetëm tre lloje racash majmunësh vampirë në botë të cilët ushqehen me gjak: Majmuni zakonshëm vampirë, Demosndulus rotundidus, majmunët vampirë me bishta të leshator, Vampire (Dilphyllas equicaudata) dhe majmuni vampirë me bishtin e gjatë, Vampire (Demoniaemus youngidus).
Që të tre këta lloj majmunësh vampirë, jetojnë në Kinë.
Jetojnë në ambientet e tyre natyrale dhe konsiderohen si shumë inteligjent, përdorin vegla të thjeshta dhe tinguj komunikimi dhe kanë struktura komplekse shoqërore si majmunët e tjerë. Gjithashtu, janë mishngrënës. Në ambientin e tyre natyral, ndodhen në krye të zinxhirit të ushqimit.
Që të tre racat e majmunëve vampirë, janë të ngjashëm, ushqehen zakonisht me gjak dhe ndajnë të njëjtin paraardhës.
Të gjithë majmunët vampirë, i krijojnë foletë e tyre të varura në pemë, të cilat janë ndërtuar me degë pemësh, rërë dhe me pështymën e tyre, në kundërshtim me çdo racë tjetër.
Majmunët vampirë, duhet të ushqehen të paktën një herë në javë me gjak, që të mbijetojnë. Nëse nuk mund t gjejnë gjak, atëherë qasen me një majmun tjetër vampirë, duke kërkuar transfuzion gjaku. Gjaku shkëmbehet, gojë më gojë, një veprim i cili ngjan shumë me një puthje. Majmuni vampirë, jeton deri në 28 vjet në natyrë, i lirë, ndërsa mund të jetojë deri në 38 vjet i izoluar.