Shkencëtarët amerikanë pretendojnë se kanë identifikuar një specie të re dinosauri, me hundë të stërmadhe, sipas karakteristikave të së cilës edhe është quajtur.
Fosilet e “Rhinorex Condrupus” (ose Mbreti Hundë) janë zbuluar në vitet ’90, por antropologët asnjëherë nuk mundën që t’i bëjnë bashkë këto pjesë për të kuptuar strukturën e kafshës prehistorike dhe fosilet u vendosën në “Brigham Young University” ku u harruan për vite me radhë.
Së fundmi një grup studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Karolinës dhe i Muzeut të Paleontologjisë në Brigham mundën të bëjnë bashkë këto pjesë dhe thonë se kanë arritur në përfundimin që bëhet fjalë për një dinosaur të pahasur deri më tani.
Ata thonë se struktura sugjeron se ky dinosaur ka patur proporcionin më të zhdrejtë mes hundës dhe pjesës tjetër të trupit në gjithë historinë e tokës…të paktën sa njohim ne. Funksioni i kësaj të stërmadhe mbetet ende mister.
“Nuk e kemi idenë se çfarë funksioni kishte kjo hundë dhe po punojmë për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe shumë pyetjeve të tjera që rrethojnë me mister këtë kafshë”, thotë Terry Gates, udhëheqës i studimit.
Ajo që studiuesit kanë mundur të zbulojnë deri më tani është se “Rhinorex Condrupus” jetonte në terë dhe ishte barngrënës. Vendi ku u gjetën mbetjet fosile të tij, sipas shkencëtarëve, tregojnë se kafsha është tërhequr në ujë me forcë, me shumë gjasa nga një “stërgjysh” i krokodilëve të sotëm. / Top Channel