Mos loto nëse shkoj e s'kthehem. Mos më pyet si jam, kur e ndien si ndiehem.
- Mos më pyet si jetoj kur më ke lënë vetë, mos kërko falje nga zemra që një herë e vret.
- Mos trokit më në dern time, se ajo është mbyll, së në zemrën që e theve kurr s’ke për të hyrë.
- Mos më thuaj, se më ke dashuruar, tash është vonë, shumë vonë për tu penduar.
- Mos më pyet për ato çaste që dikur me mua kalove, mos loto për fatin tonë qe ti vetë e shkatërrove!!!
- Në mendjen time shpalos kujtime një nga një ,në njëren nga ato e gjejë tregimin për ty ,athua ku je ti!?
A thua ënderr ishe ti!?
Nëse nuk të thash se për mua je ti ajo që më fal buzëqeshje, ajo që më fal ngrohtësi.
Nëse s'ta shpreha dot sa shumë të dashuroj fajin e kish natyra qe si dha zemrës gojë.
- Një mijë poezi do ti shkruaj për ty ,por asnjëra s’bënë punë ,që të kthehesh tek unë,
mollë e ndaluar, e ndaluar për ne, qenka dashuria jonë, që u mbulua me dhe!!
- Tash nuk jemi afër, si dikur nuk jemi, përveç njëri tjetërit tjetër gjë nuk kemi!
- Të pres jashtë botës aty ku realiteti bëhet magji, të pres aty ku urrejtja bëhet dashuri,
ku lotët kthehen në rreze dielli. Të pres aty ku le krenarinë për gjithmonë, të pres aty ku zemra ime s’do të vuaj më!
- Sa të çmuar janë sytë e tu pas gjithë kesaj që kam parë. Sa e varfër është gjithçka që shohë, kur shohë sytë e tu.
- Si guxove që zemrën time të ma marresh ashtu, si rrezikove kaq shumë. Ke harruar çka të kam thënë!
Borgji me borgj lahet, sepse edhe zemrën tënde kam unë.
Shumë të dua në këtë natë, eja e mos mbaj inat, mos u bë zemer e ngrutë, jeta është e shkurtë!
- Pa u lind po e braktis këtë dashuri, mos harro kur më the: Do të jetoj vetëm për ty, o ti dhe vetëm ti!
Ti je shkaktare për këtë vetëmi.Pa ty nuk mundem të rri, pa ty jeta më bëhet hi, pa ty jeta nuk mjafon, se zemra e ime e shkret vetëm ty të don !
- I thash lotit pse qan mu përgjigj: Për ty! I thash po boll qave pusho, ai më shumë rrodhi në sy!
- I thash zemres pse je merzitur mu përgjigj në heshtje: Jam lodhur duke pritur,
më tha me gjysëm buzeqeshje.
- E pyeta ç’kuptove nga dashuria? Më tha: Shpirtin e lenduar nga vetmia,
të gjitha përveç lumturise dhe ngadal fshiu lotët e mia.
- Pastaj në vetmi ngela në dhomë me shoqerin e lotëve në sy dhe me zemren e lënduar për një vajzë,
se nuk mund të jetoj dot unë pa ty !!
S'kam besuar se më ik si era, s'kam menduar të jetoj pa ty,
s'besoj se erdhi pranvera derisa s'pushojnë të lotojnë këta sy !
- Në çdo hap në çdo vend dhe në gjum më bie ndërmend. Kur flej më duket të kam pranë,
kur qeshi më duket më shikon,
kur qaj më duket më pajton. Eja pranë meje !!Ti prap më thua se më don, por ti po shkon dhe po gabon. Si harrojë ata sy, si dhe lotët që të rrodhen ty!
- Ti me fajson për atë gabim, ti po hidhrohesh pa kuptim! Kujtohu se ç’po bën, dashurin tonë ku po e len!
- Kur rrjedh një lot besoje se e ka me të vërtet, kur vuan një zemer pa ty nuk rri dot e qet!
- Kur një zë i lenduar do që të tregojë diçka, dëgjoje me vëmendje se për ty shumë dashuri ka!!
Kur një dhimbje thërret, mos e luaj më me tej por mbaje pran vetës dhe shëroje që andej.
- Kur dy sy të shikojnë të lenduar e me trishtim puthi e mbeshteti në zemër,
sepse ata janë sytë e mi, se ti je shpirti im!!
- A t'kujtohet ajo natë ,ajo natë e ftohtë, kur më le e dashur duke qajtë me lotë!
Mbaje fjalën e dashurisë kurr mos e harro bëhu besnike dhe gjithmonë beso! Por, prej ditës që s’të pash,
prej ditës që shkove, unë për ty mendoj por ti më harrove !
- Mos më veshtro e heshtur mos më kerko, të lutem më harro!! S’mësove të duash prandaj do të vuash,
> nuk do të jeshë më puthja ime nuk do të keshe më ledhatime. Të lutem shko, të lutem më harro !!
A e ke provuar atë ndjenjë kur të vjen t’i thuash shpirt, asaj që e dashura jote s’është?Kur i thua zemër asaj që nuk rri me ty, pranë, por zemrën me ty e ndan?!
- Ç'do ditë pa ty, është si një ditë pa diell. Ç'do mbrëmje pa ty, është si një natë pa yje.
Ç'do orë pa ty, është si një jetë pa ndjenja. Ç'do minut pa ty, është një minut si mos të isha në jetë.
Ç'do sekund pa ty, është si mos t’më rreh zemra.
- Deshirojë të shof me sy e të mos digjem mall për ty, vetëm ta dish se sa të dua s’do jetoje as një orë pa mua!
- Digjem, përvëlohem se të dua shumë, ditën mendohem, natën rri pa gjumë.
- Dua që sa më pare, kur të zgjohem një mëngjesë, pranë meje të të takoj ty. Ti je krijesë e veçantë e zemrës sime. Më mungon pa masë!!
Dy zemra lindin, dy zemra qeshin, dy zemra qajn, dy zemra vdesin. Njeriu pa dashuri si nëna pa fëmi,
dashuria pa takim si Pranvera pa gjelbrim !!
- E dua edhe shiun tash. I mbyllë sytë dhe e ndjej ende çastin kur më preke në dorë.
Të shiqova turpshëm, e ti më buzëqeshe.