Forumi Kuq E Zi
Letra dashurie........ Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Letra dashurie........ Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Letra dashurie........ Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Letra dashurie........ Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 2]

1Letra dashurie........ Empty Letra dashurie........ 21/5/2011, 20:59

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Ti, erdhe rastesisht ne mua atehere kur une se prisja qe ne jeten time te vjen dicka e tille dhe Ti erdhe !.... Erdhe dhe le gjurme te pa shlyera brenda nje shpirti qe kishte nevoje te ndjej nje dashuri qe i mungonte ne jeten e tij .....Mos harro kurre se po mos te kishte nevoje shpirti im per nje dashuri te tille kurr brenda sdo te lejonte ...e gjete zbraztesine e nje zemre te gatshme te sakrifikoje per Ty ....!
Nese ndonje here dikush do te me pyeste ne do i ziu sy te te shof Ty ....? do i pergjigjesha ne kete menyre : a do i verbri sy drite me mire me pyet keshtu....sepse verberia e syve eshte e pa shmangshme ne mos gjetjen e syve te T'u ....vetem ate here do dije te dalloje driten nga errsira e neteve te pa fundme,jeta vazhdon me mos ndalesen e saj e ti mbetesh perhere kujtimi i oreve te mia....kujtim i neteve te mia te gjata.....ne pritjen e ardhjes se mengjesit dhe shfaqjes se drites ne fund te nje errsire kaq te gjate per mua ....!
MALLSHEM PER TY DO MBES PERHERE !

2Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Bet'hoveni i shkruan një gruaje të panjohur [6 korrik 1806]

Engjëlli im, gjithësia ime, ti, vetvetja ime! Po të them vetëm pak fjalë sot, e po i shkruaj me lapsin tënd. Boshllëku që më le nuk do të mbushet deri nesër; ç’humbje e pavlerë e kohës!
Përse është i nevojshëm gjithë ky trishtim? Nuk ka tjetër gjë veç sakrificës dhe kufizimeve për dashurinë tonë? A bën dot ti të mos jesh në gjithçka e imja, apo unë mos jem i gjithi i yti?
Zot! Shiko këto bukuri të natyrës dhe ngroh shpirtin me atë që duhet të jetë. Dashuria kërkon gjithçka dhe kjo me plot të drejtë, sepse është me mua tani, njësoj siç je edhe ti. Nëse trupat tonë do ishin të bashkuar, ti do të ndjeje të njëjtën dhimbje si dhe unë.
Tani një ndryshim, nga ajo që shohim jashtë, te ajo që jemi brenda. Me siguri to të shihemi disi më shpesh. Nuk mund të t’i them dot të gjitha ato që kam vënë re në jetën time këto ditë të fundit. Nëse zemrat tona do ishin pranë e pranë, sigurisht nuk do mund të shihja asgjë ç’kam parë. Zemrën e kam plot me ato që dua të të them, por ka momente kur mendoj se fjalët nuk thonë dot asgjë. Por gëzohu! Qëndro thesari im i vërtetë, gjithçkaja ime ashtu siç jam unë i yti. Zotat më pas do na japin atë që ata mendojnë se do jetë më e mira për ne.[/B]

3Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:06

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Volteri i shkruan së dashurës nga burgu [Hagë 1713]

Më kanë burgosur në emër të mbretit dhe mund të më vrasin, por nuk mund të vrasin dashurinë që ndjej për ty. E dashura ime e adhuruar do t’ju shoh sonte, edhe nëse do të më duhet të vë kokën në satër për këtë.

Për atë zot, mos m’u drejtoni më me ato fjalë të tmerrshme që më shkruanit! Ju duhet të jetoni e të jeni e kujdesshme. Kujdes nga zonja, nënë e juaja, sikur ajo të ishte armiku juaj më i keq. Por, çfarë them? Kujdes nga gjithkush e mos i besoni askujt! Qëndroni gati, sepse sapo të dalë hëna do të largohem fshehur nga hoteli, do marr një karrocë ose pajton, që të kalërojmë si era drejt Sheveningut. Me vete do kem letër dhe bojë që të shkruajmë letrat tona në udhëtim.
Nëse më doni mbahuni fort dhe mblidhni forcat e mendjen. Mos lini nënën tuaj të kuptojë asgjë. Përpiquni të merrni pikturat (grafikët) tuaja dhe ju siguroj se as kërcënimi i torturave më të tmerrshme nuk do më ndalonte dot t’ju shërbeja (kujdesesha). Jo, asgjë nuk mund të më ndajë prej jush, sepse dashuria jonë është rritur mbi virtytin (dashurinë e pastër) dhe do të zgjasë aq sa dhe jetët tona. Adieu! Për ju do të bëja gjithçka, sepse ju meritoni shumë më shumë se kaq! Adieu, zemra ime e dashur![/

4Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Napoleoni ankohet se Jozefina nuk i shkruan...[Pranverë 1797]
[
Nuk të dua më! Më tepër se kaq, të përbuz. Ti je thjesht një shkatërrinë shpirtkeqe dhe budallaqe, një Hirushe e vërtetë. Nuk më shkruan asnjëherë dhe duket se nuk e do tët’shoq. Ti e di se sa kënaqësi i japin atij letrat e tua, megjithatë as që merr mundimin t’i shkruash, shpejt e shpejt, pak rreshta! Çfarë bën atëherë gjithë ditën, Zonjë? Ç’janë ato punë kaq të rëndësishme që nuk të lënë kohë as për t’i shkruar të dashurit tënd besnik? Ç’lidhje e re mund të të bëjë të lësh mënjanë dashurinë e ëmbël e të vazhdueshme që i premtove atij? Kush do jetë ky dashnor i ri i mrekullueshëm që të rrëmben çdo moment, që mbretëron në ditët e tua, e të bën të harrosh burrin tënd?
Kujdes Jozefinë! Një natë të bukur do të shohësh të shqyet dera dhe atje do jem unë. Të them të drejtën dashuria ime jam tepër i shqetësuar sepse nuk kam asnjë lajm nga ti. Më shkruaj menjëherë një letër me katër faqe të mbushura me ato fjalë plot trill e kënaqësi që më mbushin zemrën me emocion dhe hare. Shpresoj të të mbaj së shpejti në krahë e të të mbuloj me miliona puthje që do të të djegin si dielli i ekuatorit...

5Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Honore de Balzak i shkruan konteshës polake Evelina Hanska

Jam aq i çmendur për ju e më shumë se kaq nuk mund të jem. Nuk të arrij të mendoj as dy gjëra të vetme, pa ju menduar edhe juve ngatërruar mes tyre.
Nuk arrij të mendoj asgjë tjetër veç jush. Megjithëse përpiqem të qëndroj, imagjinata më çon gjithnjë te ju. Ju përqafoj, ju puth, ju përkëdhel dhe mijëra përkëdhelje dashurie pushtojnë qenjen time.
Mund t’ju them se do jeni gjithnjë e pa diskutim në zemrën time. Brenda saj ju ndjej në një mënyrë kaq të këndshme. Por, Zot, ç’do të ndodhë me mua nëse ju më hiqni dashurinë tuaj, qëllimin e ekzistencës sime? Ky është mendimi më i tmerrshëm i vetmisë që më tmerron këtë mëngjes.
Ngrihem papritur duke i thënë vetes: “Do shkoj te ajo!” Por ulem përsëri i shtrënguar nga detyrimet që kam. Brenda meje kam një konflikt të frikshëm. Kjo nuk është jetë. Nuk jam ndjerë kurrë kështu. Më keni gllabëruar plotësisht.
Sa herë mendoj për ju ndjej një gëzim prej të çmenduri. Shoh e rishoh një ëndërr aq të bukur sikur në një moment të vetëm arrij të jetoj një mijë vjet. Ç’tmerr i vërtetë!Pushtuar nga dashuria që më ka hyrë në çdo por, e duke jetuar vetëm për dashurinë, e shoh veten të konsumuar nga dhimbja e si të mbështjellë në një rrjetë merimange.
Eva ime e dashur, ju nuk e dinit. E mora letrën tuaj. E kam këtu para dhe po ju flas njësoj si t’ju kisha edhe ju këtu. Ju shoh njëlloj si dje, të bukur, çmendurisht të bukur!
Mbrëmë i përsërisja vetes pa pushim: Ajo është e imja! Ah! Nuk besoj se engjëjt në parajsë janë më të lumtur sesa isha unë dje!
(b:F_b..shtepia librit)

6Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:07

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Xhulietë Drouet i shkruan me admirim Viktor Hygoit


Nëse do të isha një grua e zgjuar do mund t’ju shpjegoja, o zogu im i bukur, se si te ju bashkohen bukuria e formës, pendët e bukura dhe kënga!

Ju them se jeni mrekullia më e madhe e gjithë kohërave dhe me këtë po flas veç të vërtetën. Por për ta thënë me fjalë të përshtatshme, i mrekullueshmi im, do më duhej një zë shumë më harmonik sesa ky që i është dhënë sojit tim, sepse jam një buf i thjeshtë me të cilin po talleni veç së fundmi. Ndaj nuk mund ta them.
Nuk do ju them as se sa i mrekullueshëm jeni edhe për zogjtë këngëmbël, që, siç e dini, janë po aq të bukur dhe mirënjohës.
Jam e kënaqur t’ua lë atyre detyrën e rojës, dëgjimit e admirimit dhe vetes i jap të drejtën veç t’ju dua. Kjo mund të duket më pak e këndshme kur e dëgjon, por ëmbëlsia e saj rri brenda zemrës.
Ju dua! Ju dua, Viktori im! Nuk arrij ta them aq shpesh sa duhet dhe nuk arrij ta shpreh ashtu siç e ndjej.
Ju shoh kudo në bukurinë që më rrethon, në formë, ngjyrë, aromë dhe tinguj plot harmoni. Kjo është gjithçka jeni për mua. Jeni mbi gjithçka dhe gjithë sa unë shoh e admiroj!
Nuk jeni veç spektri i diellor me shtatë ngjyrat e shndritshme, por vetë dielli, që ndriçon, ngroh e rinon. Ky jeni! Ndërsa unë jam gruaja e përulur që ju adhuron.Më duhet të të shkruaj me vijëza bojëkafe, se përsëri më kanë marrë bojën, dhe lapsi i dashuruar mbas teje po më grish.
E dashur, e dashur,
Sa bukur është kur moti i verës vjen mu në zemër të vjeshtës, sa mirë! Sepse do ishte shumë e vështirë t'i bëja ballë ndërrimit të stinëve, kur ato nuk kanë të njëjtën peshë në zemrën time.

E dashur, dita ime fillon me dimër, por kur kthehem në mbrëmje në dhomë dhe letra jote është aty, unë gjarpëroj në rreshtat e shkruar prej teje, tretem aty si një rruginë fushore në pyllin e dendur. Humbas gjurmët e kthimit, por prapë nuk kam frikë. Nuk është më dimër...

Kështu dua të mbarojë çdo ditë e imja!!!...

Një prej 500 letrave të dashurisë së Franc Kafkës

7Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
"Letra Dashurije"
- Gustave Flaubert

Sonte nata është e ngrohtë dhe e butë; tani që po të shkruaj, papuqet e tua të vogla i kam këtu, para syve, i vështroj. Veç gëzim do desha të të ngjallja dhe me lumturi të patrazuar dhe të parreshtur të të rrethoja, si shpërblesë për gjithçka që më ke falur me dashurinë tënde fisnike. Druaj mos dukem I ftohtë, i akullt, egoist dhe vetëm zoti e di se çpo më ngjet këtë cast. Sa kujtime! Dhe sa ëndje! Më duket që po shkruaj keq; spo të shkruaj asgjë nga ato që dua të të them. Frazat e mia përpiqen si psherëtima; për ti kuptuar ato duhet mbushur ai boshllëk që ndan njërën nga tjetra; do ta bësh apo jo? A do të ëndërritesh pas çdo shkronje, pas çdo shenje shkrimi? Si unë, që duke vështruar papuçet e tua bojë kafe, përfytyroj lëvizjet e këmbëve tua tek i veshin ato...shamia është ende brenda...

..A e di çpo mendoj? Fytyrën tënde të zbehtë e serioze, kur ti rrije përdhe, mbështetur mes gjunjëve të mi...dhe llampën! Mos e thyej, lëre; ndize çdo mbrëmje ose më mirë në ndonjë ditë solemne të jetës tënde të brendshme...A e di se në qfarë qëndrimesh të përfytyroj? Në studio duke pozuar: nga njëra anë të ndriqonte dita, unë të kundroja në anën tjetër; dhe pastaj në mbrëmje, në hotel të shoh të shtrirë në shtratin tim, flokët derdhur mbi nënkresë, veshtrimin drejt qiellit, e venitur, duarlidhur, duke më dërguar fjalë çmendurie. Kur u veshe ishe e freskët posi buqetë lulesh. Në krahët e mi një ngrohtësi e embël, kapitëse dhe dehëse buron prej teje. Po unë si të dukem? Si ngrihet shëmbëlltyra ime para syve të tu?... Sa dashnor i mjerë qenkam. Ajo që më ndodhi me ty kurrë smë kishte ngjarë. Kisha frikë se do të më urreje. Duhej pra të të dashuroja fort, meqë ndieja të kundërtën e asaj që ndjeja për të tjerat, ska rëndësi cilat. Ti do më bësh mua pagan, o muza ime!!!...

....Para se të të njihja isha i qetë, Po hyja në një periudhë burrërie për nga shëndeti moral. Rinia më kishte ikur. Ndërkohë ti erdhe në majë të gishtave dhe e trazove gjithë këtë. Llumi i ndenjur zjeu sërish, liqeni i zemrës sime fërgëlloi. Porse stuhia për oqeanet është. Po u turbulluan pellgjet vjen erë e keqe. Të dua pa ti them këto. Po munde harromë. Shkule shpirtin me duart e tua dhe eci sipër për të fshirë gjurmën time. Hajde mos u zemëro...

...Ndihem i trishtuar, i mërzitur, tejet i tendosur. Po më mbërthen, si para dy vjetësh, një ndjeshmëri therëse. Kursemë; ndiej marramenth prej dashurisë tënde. Duhet të jemi të bindur se nuk mund të jetojmë tok. Duhet ti jepesh një jete më pak të spikatshme, më të cekët. Do të doja të të takoja, ta bëja zakon këtë, në mënyrë që shembëlltyra mos të të djegë e ngushëllojë, por të ngrohë dhe dëshpërojë...duhet të të qortoj diqka që më lëndon dhe skandalizon, për merakun tënd të pakët në lidhje me Artin. Mirë për lavdinë, skam kundërshtim që nuk merakosesh; por jo për Artin, që është e vetmja gjë e vërtetë më e mirë në jetë! A mund ta krahasosh atë me një dashuri tokësore? A mund ta parapëlqesh adhurimin e një bukurie të përkohëshme ndaj kultit të së vërtetës?....

....Sa më kënaq kuvendimi më ty. Pena shkruan si tia ketë ënda pa e vrarë mendjen se vajti vonë. Çlodhem kur ti dërgoj ashtu kuturu të gjitha mendimet e zemrës.

E dashura Luizë, ti më flet për mjerimet e femrës; dhe unë jam në këtë mes. Do ta shohësh që do të më duhet të zbres poshtë në pusin e ndjenjave. Po të jetë i mirë libri im, ai do të miklojë ëmbëlsisht shumë plagë femërore të cilat do të buzëqeshin duke njohur aty veten e tyre. I njoh mirë ato dhimbjet tuaja, të gjorat shpirtëra të errët, njomur prej trishtimit të fshehtë, si ato oborret e pasme në provincë, muret e të cilëve i ka mbuluar myshku.

Kam jetuar dashuri të zjarrta, që kullosnin në zemrën time si kuajt në lëndinë. Disa të tjera qenë akull të ftohta, mbështjellë rreth vetes, si gjarpërinjtë kur tretin ushqimin. Kam pasur më shumë epshe, se flokë të rëna. Tani u plakëm bukuroshja ime; qofshim hija jonë e fundit, gënjeshtra jonë e fundit; qoftë e bekuar, sepse është e ëmbël! Uroj të mbajë sa më shumë, sepse është e fortë.

8Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Winston Churchill për bashkëshorten e tij, Clemmie Churchill

10 gusht, 1894

E dashura ime Clemmie!
Në letrën që më dërgoje nga Madras shkruaje disa fjalë shumë të dashura për mua, se si unë e kisha bërë më të mirë jetën tënde. Nuk mund të ta përshkruaj kënaqësinë që më dhe sepse gjithnjë jam ndjerë aq shumë në borxh me ty, gjithnjë nëse në dashuri mund të mbahen llogari… Se ç’do të thotë të jetoj gjithë këto vite në zemrën dhe praninë tënde, nuk ka fjalë që ta përshkruajnë. Koha kalon shpejt, por nuk ka asgjë më të gëzueshme se sa të shohësh sa i madh dhe si shtohet thesari që ne kemi grumbulluar së bashku nëpërmjet stuhive e trishtimeve të miliona viteve tragjike, të tmerrshme e plot ngjarje.

Bashkëshorti yt i dashur

9Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:08

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Viktor Hugo për Adele Foucher

1821

E dashur!
Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.

I yti përgjithmonë
V.H

10Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 22/1/2013, 16:09

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Lord Bajron, drejtuar Tereza Guiçiolit
25 gusht, 1819

E dashura ime Tereza!
E kam lexuar këtë libër në kopshtin tënd; dashuria ime ti nuk ishe aty, përndryshe nuk do të mund ta kisha lexuar. Është një prej librave të tu të preferuar dhe shkrimtari ishte një miku im. Ti nuk do t’i kuptosh këto fjalë në anglisht dhe të tjerët nuk do t’i kuptojnë, çka është dhe arsyeja pse nuk i kam kthyer ato në italisht. Por ti do të njohësh shkrimin e atij që të deshi me pasion dhe ti do ta zbulosh atë nëpërmjet një libri që ishte i yti se ai mund të mendonte vetëm për dashurinë. Nga ajo fjalë e bukur në të gjitha gjuhët, por mbi të gjitha në gjuhën tënde “amor mio” përbëhet ekzistenca ime këtu e më vonë kudo që të jem. Unë e ndjej se ekzistoj këtu ku jam dhe e ndjej se do vazhdoj të ekzistoj për atë qëllim që di të përcaktosh; fati im gjendet në duart e tua. Unë të dua dhe ti më do, të paktën ashtu siç më thua dhe siç vepron, çka të paktën është një ngushëllim i madh. Por ajo që ndjej për ty është më shumë se dashuri. Unë nuk mund të pushoj së dashuri ty. Mendo për mua ndonjëherë, nëse Alpet dhe oqeani do të na ndajnë, por ato nuk do të munden asnjëherë, vetëm nëse ti e dëshiron një gjë të tillë.

11Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Vetëm ty të dua,me dashuri dhe sinqeritet sonte do të shkruaj
këtë letër për ty,ty që zemrën ma rëmbeve,ty që ma ndryshove jetën
time,ty që të dua dhe do të duapër tër jetën.
Ndoshta me këto fjalë
nuk dot mjafton që të tregoj se të dua,edhe psepër ty po vuajaq shum, sa
që edhe letra është duke ikur nga lotët e mi,dhe shpresoj që një dit të
vish dhe tmi fshish ti kta lot që rjedhin vetëm e vetëm për ty.Edhe sa
duhet të pres që ti tma falësh dashurin tënde,pa të cilën nuk mund të
jetoj, edhe sa duhet të pres që ti tmë thuash të dua,jeta është e
vështir,por edhe e bukur,por sikur të jesh ti pran meje,ajo do të ishte
si njëpallat dashurie,në të cilin dot jetonim vetëm ne të dy,si dy lule
të posaqelura,si dy zogj duke fluturuar,si dy dashnor t'vërtet,un jetoj
vetëm për ty,dhe nuk dua që t'shoh me tjetrin.
Zemër vetëm ty të dua, po ti a më don.

12Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:47

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Rri ulur pran dritares ,jasht filloi te bjer shi ,kam menduar
shum per ty keto dit mund te then se me mungon shum .sa shum mendime me
vijn ne kok dhe sille rrotull eshte kujtimi yt shpesh me duket se do te
hysh ne der me buzqeshjen tende si te mos kishe ikur kurr . e di mir nje
gje faji dhe pendimi me ndjekin . Perse ... perse nuk te thash sa shum
te doja?
Sot je shum larg meje, deshiroj shum te merrja doren tende
dhe te ulesha bashk me ty ,pa then asnje fjal me goj dhe te te thosha
gjithcka me zemer . Ne fakt , me jep ankth kjo largesi dhe po te mundja
ne ket moment do te isha ne krahun tend ,te te thosha se je shum e
nendeshishme per mu dhe te adhuroj se tepermi . Edi se pse nuk te kam
than asnjehere ? pergjigja eshte e thjsht ,sepse mendoj se fjalet ishin
teper . Po vuaj shum qe nga ikja jote , me dhemb ne shpirt qe nuk jam
afer teje ,sepse sepse nuk te thash kurr at se sa te doja , prandaj edhe
sot po e shkruaj ket leter .
Kam nevoj te qaj , te shfryhem njeher e
pergjithmon . sepse ,ne qoftse vazhdoj para tjeterve te dukem se jam
mir ,se asgje nuk me poepukon trishtimin qe ma le ti , do tme shkatrroj
qdo dit e me shum .pse nuk kthehesh tash Huh? kam nevoj per ty .. do te
isha shum i lumtur po te shihja perdit parasqyrimin tim ne syt e tu , te
degjoja zerin tend teksa shqipton emrin tim , te thithja ajrin qe thit
ti dhe vetem me keto do te ndihesha dhe do te siguroja qe do te ndihesha
i lumtur . Ne qoft se lexon ket leter , do ta shohesh se qdo fjal e
shkruar ne te eshte nje lot dhe frymarrje dashurie per ty . edhe pse kam
nje bindje se ndoshta keta rreshta ske per ti lexuar kurr .
Sa mir do te ishte sikur ta kisha shkruar me par ket leter , sepse nuk do te ikja kurr pa e ditur sa te doja

13Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Me Mungon

Me
mungon...ka kaluar vetem nje dite qe nuk te shoh dhe perseri me ka
marre malli...Dje u pame vetem per gjysem ore por per mua ishte
fantastike...mbi te gjitha kur me perqafove...ndjeja nje siguri te madhe
midis kraheve te tua...te dua dhe nuk do pushoj kurre se theni kete
fraze. Je njeriu me fantastik qe kam njohur ndonjehere je nje nga
personat e vetem qe me kupton dhe me do te miren...Me mungon. Te puth
fort!

14Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:48

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Dite vjeshte......

Nje rruge e shkrete....
shume gjethe te vyshkura shtruar
si nje qilim vjeshtor plot trishtim
nje ere e thate me perplaset fytyres
shume ftohtesi me sjell
Ne kete dite Tetori dicka ndodhi...
Se ndjej egersine e natyres pasi..
skutat e shpirtit tim jane ndezur
si vullkane te shumte, ku llava
si nje lum i marre merr cdo ndjenje
qe del perpara. Eeshte egersia, krenariae thyer
humbja dhe se fudni dashuria e lenduar. Pse duhet te
ndodhte, Pse?
Eshte pyetja qe me persekuton
qe nga momenti qe morra ate telefonate
e cila shkundi pemen e dahsurise sime te paster,
ku cdo frute ra pa jete ne tokene copetuar
nga korrupsioni imoral.
Ai ze me kumbon akoma, me ndjek me sy hapur, ne
enderr, kudo.
Ai njeriu qe i dhurova zemren time shpirtin tim,
kohen time, me theu ne bese. Mbylli me force librin
e dashurise sone pa pyetur, pa pandehur dhe gervishi
cdo kapitull te saj. Pse, pse , pse me kumbon si nje refren i forte Rocku qe kalon cdo limit me nje shpejtesi sketerre.
Dritherimat e trupit akoma i ndjej, qenien time
te shtypur ne nje imazh bardhe e zi e shoh,
kur
ajo lajmeroi ne telefon, "I'm pissed at you!! Dont talk to him
anymore!!!. Ishte sikur melodia e jetes sime u shkeput dhe cdo tingull
ndaloi, qetesia therese nxiste me shume rrahjet e zemres qe po dilte nga
kraharori si nje kal i terbuar, deshte lirine, hapesiren per te jetuar
por ishte vone. Cdo gje u erresua, degjova zerin tim qe morri komande
dhe mesazhin qe perpunoi, "Ypu deal with him as for me i am done with
him long time ago!" Dhe mbyllja e receptorit me pas si nje akt i
pakontrollueshem. Spyeta kush ishte, perse ma bente mua kete gjest por
ishte nje femer e irrituar , e ere ne moshe, ndoshta adoleshente qe
deshte te pronezonte dike qe une ejetoja dhe me perkiste mua per nje
kohe te gjate.
Euforia u shnderruar ne dhimbje, lot pa fund qe
merrnin me rrjedhen etyre gishterinjt e mi te ftohte nga era e cmendur
kembet me conin ne drejtim te
paditur, e rrisnin ritmin e tyre si ne nje gare ku trofeu do te ishte shkaterrimi.
Por
une eksiha marr goditjen tashmeajo cngelej ishte perfundimi im. Sdija
cte beja, imazhet e momenteve te kaluara bashke me shkonin si nje film
pa muzike, pa ndjenje, lotet u zevendesuan nga nje ngurtesim,
perqendrimi ne nje vend te caktuar dhe e vecuar nga cdo gje e gjalle
rreth meje. Mneodja se telefoni do binte, do degjoja zerin e tij por
intuita me kishte genjyer kesaj here, prisja buze krevatit si nje femij
qe pret gjoksin e nenes te ushqehet por asgje........ qetesia varr me
tmerronte, me ritkhente ngjarjen e asaj dite. Mendja me punonte si nje
formular shkencor duke kerkuar pergjigje, Pse ma beri keshtu? Cte kisha
bere valle? Pyetje te pafundme qe me fusnin ne nje vorbull te pafund
konfuzioni,une isha vetem, e dermuar, e lenduar por mbi te gjitha e
thyer ne krenari. Mu thye ajo gje qe askush sarrinte ta prekte, ma
burgosi, gozhdoi si nje krisht, e vari e dogji si nje Zhan Dark.

E
doja? Jo, nese e doja sdo ta lija te lire. E adhuroja? Jo te gjithe
qenien e tij mbase natyren e qeshur. Kisha nevoje per te? Po, ai erdhi
atehere kur une dnjeja boshllek, desha nje fare ngrohtesie. Por cte jete
valle qe me
idh me kete qenie kaq mizore, Ah po, raporti qe ndertuam qeshjet , lotet.
Serish
jam vetem, e plagosur, carmatosur nga cdo imunitet social, shpirteror ,
shendetsor. me neveritet fjala "buke", me neveritet akti "te qesh", e
urrej te ndjerit "gjume", kam dal nga cdo faze njerezoredhe kam krijuar
nje "guacke mbrojtese" qe eshte larg njerezve, jetes, eshte brenda dhe
vetem brenda dhimbjes sime.
Kane kaluar 4 dite, zeri i tij akoma ska
trokitur ne veshet e mi, tani cdo shprese po tretet, ai sdo marr kushedi
nga eshte duke ecur, qeshur, folur, me ke? Ajo qe vret me shume eshte
serish. Pse ma shperbleu keshtu, pse theu ate gje te shtrenjte te jetes
sime. I dhurova shume kehsilla, ngrohtesi, vend ku te qante hallet dhe
vjen nje dite si per ironi te fatit e ben zemren gure, me hedh tutje si
nje leter pa vlere. Me kujtohet nata e fundit me te, thote te dua te dua
pa rreshtur duke kafshuar puthjen time ne marrezine e pijes dhe e besoj
me shume se cdo here tjeter por ploti i kesaj historie mbyllet,
sperfundon si nje film Holliwoodian, happily ever after, por nje
telefonate e shnderron nje lidhje kaq te bukur me shpejtesine e drites
ne nje te shkuar. Ajo e shkuar akoma me ndjek pas si nje fantazme qe
sgjen qetesi, duke me torturar ne lengimin tim dhe smund ta ngushelloj,
nje perqafim ti afroj , se ajo jam une.
Jtea vazhdon dhe oret kalojne, dhe e di se rete do shkojne nje
dite dhe dielli do ndricoj serish, por tek tuk ndonje pike shiu ne ajer
do lag faqen time e do me sjell dhimbjen e nje dite vjeshte. Diten kur
mu thye krenaria e bashke me te besimi tek njeriu....

Te duash eshte te vuash, por ska gje me te bukur sesa vuajtja per dashurine e paster e te sinqerte.......

15Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
PLAGë Që ENDE GJAKON

Kaluan vite,muaj të tërë,por unë ty s’të harrova.Të kam në thellësi të zemrës,në shpirtë,në
mendime.Fytyra
yte shëndrit edhe pse s’të shohë dot.Dita ditës ndjej mungesën
tënde,mungesën e shpirtit tënd të bardhë si bora,mungesën e buzëqeshjes
sate.Je shumë larg meje,je në një botë
tjetër,ty të morën engjujt.Ende nuk e besoj ikjen tënde,ike pa fjalë,pa na thënë LAMTUMIRëN
E
FUNDIT.Më nevoitesh mua,familjes..më le të vetmuar,pa vëlla.Lotët nuk e
shuan mallin tim,as dhimbjen time që s’ka shërim.Jetoj në tmerrë,në
humbje,larg të vërtetës dhe realitetit,jetoj
në ç’menduri me kokën pas se mos vallë po takoj armikun tim?Se mos vallë po takoj vrasësin tënd,atë
zemër të egër dhe të fëlliqur që s’din se çdo të thotë dashuria familjare,që s’din se ç’do të thotë t’a
plagosësh aq rëndë pulëbardhën e pafajshme.
Nga bota fsheh ndjenjën time.Nën qiellin e mbushur me yje
shpresoj,shpresë e vetme që ende s’më është shuar.Jeta ime është një ëndërr,jetoj në ëndërr,por ëndërra brenda ëndrrës zhduket.
Shpirti më gufon e s’ka kush që më ndihmon për të shëruar këtë plag.O Zot,më ndihmo të lutem.Më
elimino
këtë vuajtje që kam në shpirt,ma shuaj këtë dhimbje,je I vetmi që
dua,që shpresoj dhe që s’humb besimin kurrë.E dua të vërtetën?Ku është
drejtësia?Ndërgjegja e këtyre shpirtërave?
A thua vallë nuk kanë frigë nga All-llahu..
…Miq
të dashur,desha që me ju t’I ndaj disa prej mendimeve që vërshojnë
kokën time gjatë orëve të gjata që I kaloj duke u munduar t’a shuaj këtë
plagë që ende gjakon.Ju lutem mohoni padrejtësinë!Zhdukeni
gënjeshtrën!Shuajeni urrejtjen!Sepse dhimbja-vetmia t’a këput shpirtin.
E kur të veçohesh me kohën mos thuaj mbeta vet.Por thuaj mua më mbykqyr All-llahu,Zoti I vërtetë

16Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:49

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nuk po te shkruaj per te te thene se te dua shume,jo as per te t'thene
se per ty po derdh lot ne keto momente , ajo qe sot me shtyn te
shkruaj eshte malli qe kam per ty ,vertet ne keto momente po ndjej
mall , edhe perse nuk kam ndjenje dashurie...!!! mallin e
respektoj, respekti per ty eshte e vetmja qe me ka mbetur brenda
meje dhe nuk po dua ta zhduk, dhe malli ne keto momente nuk po me
ler vertet te qete, sot me erdhen ne mendje kujtimet dhe endrrat qe
thelle i kam varrosur ne shpirt, ato miliona endrrat qe vertete kane
kohe qe kane filluar te treten , por sot vetem malli po me shtyn te
t'shkruaj me ben qe te bashkoj edhe nje here si nje mikeshe te vjeter qe
kurre nuk arrita t'ia hap vertet zemren ,
e vetmja ndjenje qe vertet per ty nuk e kam shuar eshte respekti, po
sot... kjo ndjenja po me con ne mallin qe kam per ty , malli qe kam
per ty t'pare dhe te t'shtrengoj nje here fort pas vetes ,dhe te
ulem me ty ne nje tavoline kafeneje si nuk do kur dhe te bej
muhabet per kohen kur nuk kemi folur ne telefon...?, dhe per te kaluar
disa caste te bukura bashke thjeshte si te vjeter,
Dhe ndersa u ktheva me fytyre nga muri me dolen dy pika loti nga syt
e mi, nuk e kuptova perse po qaja po vetem kur lotet me pikuan ne
kafe kuptova se ishin duke bere rrugen e tyre qe kishim kohe pa e
bere , vetem ajo ndjenje e mallit me beri te shpalos edhe nje here
tere kohen , eja dhe me perqafo te te jap lumturi o zemer,
do ishim nje trup qe rrezohej nga djelli e ndricohej nga hena,
shikoheshim por nuk shiheshim ,verbimi bie si nje hije e zeze - trishtim,
zemra ndjen puthjen e zjarrte qe valonte ne endrren e
Majit, ajo enderr me beri qe te jetoj me ty aty ku askush nuk
dinte ku jemi do ta ndjenja kraharorin tend , aty kur mund te
shikosha jeten ne syt e tu ,perse shkove me enderren , mbeta ne
kujtimin zemra me thote "SE TE DUA" - duhet dikur ta kuptojne se
kemi lindur per njeri-tjetrin kujtoj zerin tend andjej ate ngrohtesi
nuk e di a te pelqen per inteligjentin qe une mendoj apo jo .
sikur te ndodhte pikerisht keshtu ,as e para dhe as e fundit............

17Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Veprimi mè i bukur i dashurisè qè mund tè ndèrmerni nuk èshtè
veprimi i parashèrbimit tè tè tjerève.Kur i ndihmoni dhe shèrbeni
dikuj,juve e mbèshtetni,e ngushèlloni,i ofroni lehtèsim dhe
mbèshtetje...megjithatè,kur do ta shikoni nè bukurinè dhe mirèsinè e
brendshme origjinale tè tij,ju e transfromoni dhe pèrsèri e
krijoni...pra,largèsia krijon nji lèmsh shpesh tè èmbèl..e shpesh
lèmshin e mbushni me xhelozi...largèsia ashte e aftè pèr shumcka...ju
nganjiherè mendoni gjatè....lodheni me vetmi e mednime gjetiu...dhe
shpesh thoni "s'duroj dot mè"...
krijoni shpesh mendime tè kota...pèr
njeriun e zemres...ku ndodhet?cbèn? me kan rri?ku prehet?ku buzèqesh?ku
cmallet?...ju mbytin mendimet e lèmshi sa vin e mè shumè sillet e
mbèshtillet...
Gjeja e pare qe ndjehet, eshte frika e humbjes se
kontaktit me tjetrin, ndjeheni si molla e ndare ne dy pjese. Dhe
gjithcka duket sikur erresohet. Filloni te mendoni se, per nje arsye apo
tjeter, nuk do te jete e mundur te shiheni shpesh. Kur te doni te
merrni nje vendim te rendesishem, nuk do te keni mundesi ta diskutoni me
te deri naten vone, sic keni bere deri tani. Pastaj, ekziston edhe ajo
frika tjeter: xhelozia. Ç'bote te re do te zbuloje ai, me mijera
kilometra larg teje? Sic dihet, te rejat te magjepsin gjithmone. Dhe
ndoshta, keni frike se mund t'ju lere menjane...
Tani pèrpiquni qè atè njeri ta kujtoni si herèn e parè..pa lejuar tek ju tè
ndikojnè pèrvojat qè pèr ta ndèrkohè i keni fituar,qoftè tè mira
apo tè kèqija.pèrpiquni ti gjeni edhe ato gjèra qè mbase i keniharuar
pèr shkak tè afèrsisè me tè...sepse afèrsia lind
zakon...lodhje...shkurtpamèsi...mèrzitje...pra gjèrat nuk janè tè
freskèta...ndèrsa nga largèsia ju pas largimit i freskoni dhe mè shumè
dhepse ndjeni mungesè e dhimbje pèr tè...
LARGESIA MUND TE VRET
SHPIRTIN...POR JO EDHE NDJENJAT...ehhh te te kisha TASH prane,shume
gjera kam per te te thene,ne flasim ne telefon ne msn,cdo
dite...shihemi...cmallemi,por jo,jo nuk cmallemi sa duhet,ndryshe eshte
kur te shoh ne sy dhe me sheh ne sy dhe i themi njeri-tjetrit po te
njejtat fjale,po te njejtat gjera po jo kane tjeter vlere kur ti them ne
sy...ti shpirti i shpirtit tim,thone ti je larg po..ti...si mund te
jesh larg kur te kam shume afer,ja ketu,mu ketu ne zemren time,ka D*cka
me afer se zemra?une te shoh moj cdo nate ne enderr te shoh..hejj edhe
rruges kur eci para sysh me del hija jote,joo nuk jam cmendur,JO,eshte
dashuria per ty qe me ben te tille.Mbase ata qe jane rrotull meje nuk me
kuptojne,po nuk ua ze per te madhe,them...ndoshta nuk e kan provuar se
c'eshte dashuria,c'eshte malli,c'eshte...c'eshte qe te te zere gjumi
duke menduar se
te kam prane e te zgjohem ne mengjes duke te te kerkuar se ende je aty.Un KAM MALL...PER TY
Naten e mire...shihemi ne enderr...

18Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sa shumë mall, sa dëshpërim, sa vuajtje, sa shumë dashuri ndjej
për ty sonte, në këtë natë e dashura ime. Sonte ëndërrat dhe kujtimet
per ty i kam këtu grumbulluar në shpirtin tim në zemren time të
perlotur. Më beso ndihem i vetem në këtë botë të madhe i humbur si një i
huaj, ku në errësiren i harruar dhe i hidhur në nje qoshe pa skaj. Mes
ëndrrash që dikur i pata, që jeta m'i ka ofruar njëher kur isha me ty, e
ndjej veten të dëshiruar për pak qaste, e për pak ngrotësi, e për shumë
dashuri, tani në zemren time mbretëron acari që më ngriu zemren, e bëri
akullë! Sonte shoh një dorë që s'më bindet, shoh dy sy që të kerkojn,
ty e dashura ime dhe ndjej një zemër që ndoshta s'më përket mua, ndjej
dashuri që më përbin krejt trupin dhe pastaj shpirtin, mendimin, gjakun,
nervat dhe çdo qelizë të qenies time. Ti ndoshta imagjinon çdo të thot
të duash dikend në heshtje, në këtë largësi të mallkuar, të mendosh dhe
të kalosh ditët përgjysëm.
Të jetosh çdo çast kur një pjesë e qenies
tënde jeton larg dhe aq më keq kur e di që s'të përket aspak. E
ç'rëndësi ka për mua, veç ekzistencës tënde. Vetem njëher të jem me ty
të qendroja një minutë, atëher e kisha lutur zotin që të vjenë dhe le të
më merr në atë botën tjeter sepse asaj bote i takoj pa ty !!!!
Eh,
sa e sa orë e ditë më ikin duke të menduar ty, netëve përpilitem dhe
ndjej shtërngimin në zemër lotët më rrjedhin pa pushim deri sa bien
rrezet e diellit mbi dritaret e dhomes sime, atëher lotët teren nga
ngrohtesia e rrezeve mbi fytyren time. Fytyra jote trazon çdo gjë në
shpirtin tim, më ngacmon fantazinë. Ngado që po i hedhi syt më duket se
të shoh, shoh atë
buzëqeshjen tënde magjepsëse ato buzë të ëmbla, ata sy të
shkruar. Ngado që e hedh dorën të parfytyroj se të prek. I prek ato
flokë tua të gjata, atë trup të bukur mendoj se jam i ulur mbi prehërin
tënd dhe ngadalë më perkëdhel. Ç'ti bëj tani shpirtit që të do pranë dhe
s'të ka... ohhhh ZOT SI NUK ERDHE TË MA MARRESH KËTË SHPIRT QË TË MOS
VUAJ MË Ç'ti bëj zemrës që brenda saj qëndron vetëm ti? Ti që je e
vetmja rrënjë e mbijetesës së saj! Ç'ti bëj syve që ndjejnë mall e duan
të t'shohin dhe derdhin vetëm lot pa ndalë! Ç'ti bëj vetes sime që është
dashuruar marrëzist pas teje? Jam unë që të thërras me zë te shurdhër
dhe vuaj brenda vetes këtë dashuri. TË DUA me shpirt.
E dashuruar si
sot do të mbetem pas teje përgjithmonë. Dhe nëse kam lënë diçka tek ti,
një ndjenjë të vogel dashurie apo respekti, të lutem mbroje, mos e
fshij nga kujtesa jote. Unë do të dua deri në përjetësi vetëm ty dhe
këtë fjalë do ta mbylli brenda në shpirtin dhe kurrë s'do ta tradhëtoj
veten time. Nësë do të më marr malli për ty do ta gjej, ta shuaj në
skutat e kujtimeve të mija që i ruaj të pastra.

19Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 8/2/2013, 04:50

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Nje gje na ndan dhe per kete me duhet tet harroj.
E di qe te lendoj, lendoj dhe vehten por nuk di qka te bej
te qmendem nuk preferoj ngase dua te jetoj me kujtimin se te deshta dhe te dua ty.
Te
gjitha mi more ti, madje as lot nuk kam me, ta fala dhe lotin vetem qe
te mos e derdh ngase me shume lendohem .Kam mall per ty por nuk kam
force tet kerkoj ngase po te shoh e di qe do te kthehem prap rruges se
dashurise per ty edhe pse e din ti qe jam ne kete rruge por e humbur
duke te kerkuar me sy mbyllur se po t’i hap syt e di qe do te me kthehet
loti duke te thene me ke munguar! Me lot te kam thene te dua por ti nuk
me takon mua por do t’i takosh tjetres edhe pse kurre nje gje nuk do ta
kisha deshiruar por… Dua te jem shume larg qe te mos shoh, te mos shoh
por te ndegjoj mire per ty edhe pse hijen tende do ta kem kudo qe te
shkoj, emrin tend do ta kem ne mendje,puthjen tende ne buzet e mia,
ngrohtesine tende ne trupin tim, zerin tend ne veshin tim.Nuk kam qka te
bej, te vdes nuk deshiroj ngase dua te jetoj qe se paku lajmin qe ti u
lumtur jeton dua ta ndegjoj. Me lot te zemres te them te uroj fatin e
bardh kurr ne sy mos paq lot, fati dhe lumturia te ndjekt ne qdo hap.E
une, une lus Zotin qe te me ndihmoje, ate qe eshte e mire per mua le te
ma dhuron. Mos harro se gjithnje do te dua dhe do te kujtoj.

20Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 12:45

Almita

Almita
Antare i ri
Antare i ri
Ti nuk mund te me urresh kurr,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato
vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja
jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...

Ti
nuk mund te me urresh sepse tashme un jam pjese e jetes tende,jam cope e
zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.

Sa
here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme un marr
fryme bashke me ty,sa here qe ti un bashke me ty.Sa here qe ti me urren
un te adhuroj.

Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
E
di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me
harrosh nuk mundesh sepse un jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.

Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam Brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
Sa
here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh
sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e
kerkon kete un jam aty me ty....
Une
vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten
kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse un
jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk
qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka Brenda
meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shum.Une linda per ty edhe pse
kete e kuptova pas shum kohesh.

Linda
per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur
qe ne keto momente po qan,po Brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne
enderr ndersa un s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas
me ty.

Te jesh e bindur per dicka::::
JE PJESA ME E BUKUR E JETES TIME,ndersa un personazhi negativ i librit tend

21Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 12:45

Almita

Almita
Antare i ri
Antare i ri
Ti nuk mund te me urresh kurr,sepse Engjejt nuk
urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua
sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne
mbrojtje per mua...Ti nuk mund te me urresh sepse tashme un jam pjese e
jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te
urresh vetveten.

22Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 15:25

shaban cakolli

shaban cakolli
Antar Special
Antar Special
veten nuk e urrej asnje cast,andaj perse te urrej ty?!

23Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:38

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Gjithmonë kam menduar se nuk do të ekzistojë dikush në jetën
time që do e dua shumë, edhepse ëndërra ime ka ekzistuar aty çdoherë,
por ka qenë ëndërr derisa të takova ty dhe mund të gjej 1 milion fjalë
për të shkruar sonte atë që ndjej për ty, se si të takova dhe si u
dashurova tek ti, edhe sikur dhjetëra romane të shkruaj për dashurinë
time ndaj teje, përsëri nuk do mjaftonte ngaqë dashurinë time mund ta
ndjesh vetëm ti, të përket vetëm ty dhe askush tjetër nuk mund ta kuptoj
atë. Thjesht je aji ëndërra që kam ëndërruar, je ylli i parë që e shoh
kur nata bie, je aji i cili më hapi derën kur unë isha e lagur jashtë
derisa binte shi, je ti aji i cili më zgjati dorën kur unë isha një hap
nga fundi, je aji i cili më dhe kurajo për të vazhduar më tej, je
arsyeja pse jetoj, je disi i përsosur për mua dhe nuk do të ekzistojë
tjetër në jetën time që do të mund të të zëvendësoj.
Kur të njoha ty e
kuptova që gjithçka që dija për dashurinë kishte qenë gabim dhe ajo
frika se do të jem e lënduar tani është larguar sepse ishte aji i cili
më drejtoi tek ti. Më vjen mirë që ti je imi dhe unë jam e jotja dhe së
bashku do të luftojmë kundër gjithçkaje vetëm e vetëm ta ruajmë këtë
ndjenjë të veçantë sepse nuk dua ta humb.
Kur jam me ty dua të humben e tëra. Kur them kështu, nuk më
intereson për të tjerët, nuk më interesojnë mendimet e të tjerëve për
mua, thjesht të përkas ty dhe dua që këtë ta ndjesh thellë brenda vetes
tënde. Nuk ekziston dikush që do të hyj në teritorin tënd i dashur (që
dmth brenda meje) sepse i jam betuar Zotit se unë do të jetoj për të të
bërë të lumtur vetëm ty. Nuk dua ta humbas as edhe një buzëqeshje
tënden, nuk dua ta humb as edhe një puthje, thjesht dua të gjitha gjërat
t’i përjetoj me ty. Kam provuar që të mos mendoj për ty, por vetëm ka
qenë njejtë sikur t’ju them gjetheve gjatë vjeshtës të mos bien poshtë,
ka qenë njejtë sikur dielli i nxehtë i verës të mos shkëlqejë dhe ngroh.
Ti
ke lënë gjurmë në jetën time të cilat nuk fshihen nga era, nga dallgët
apo nga harresa dhe këto gjurmë do t’i mbart me vete derisa të vdes. Të
dua siç duhen disa gjëra të panjohura, fshehurazi, mes hijes dhe
shpirtit. Të dua kështu, sepse unë nuk di ndryshe! Kur jam me ty mund të
jem vetja; kur jam me ty ti më lejon të të përshkruaj në detaje se si e
kam kaluar ditën; ti asnjëherë nuk më thua “përsëri do ma tregosh këtë
histori?!”, ti je inspirimi im, drita ime; ti din si të sjellësh
buzëqeshje në fytyrën time; secili tik-tak i zemrës sime të përket ty;
ti mund të më lexosh edhe mendjen; më ke mësuar se ç’është dashuria; në
historinë e jetës sime, kapitujt më të mirë janë të mbushur me ty; këto
janë arsye të pafundshme për të të treguar pse të dua, por më e
rëndësishmja i dashur është se, çdokush e di që jeta i ke të mirat dhe
të këqijat e veta, një ditë je në majë të botës dhe një ditë je palaço,
unë i kam kaluar të dyja për të mësuar se nuk duhet ta ndalësh diçka që
është duke shkuar mirë, atë që e kemi ne të dy tani, e di që është një
gjë e mrekullueshme të cilës nuk dua t’i jap fund. Do të ecim bashkë
deri në fund, të premtoj. Të premtoj që do jap gjithçka që kam për të të
parë të lumtur. Të dua deri në pafundesi...
Letra dashurie........ 251812_109484635863919_1227354203_n

24Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:39

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Ai ishte nje nder ato takime qe do doja dhe
nuk do doja te kisha me kurre... Te ndjeja aq afer sa dhe larg
njekohesisht. Me merte malli dhe pse isha prane teje.. Te flisja, te
shikoja dhe nuk ngopesha me pranine tende.
Si nuk I kushtova shume rendesi heshtjes tende ate dite, vec flisja... nuk e dija qe nuk do kisha me rast ta beja ate gje.
E mban mend, ate nate ishte hera e pare qe te thashe "Te Dua & nuk do doja te te humbisja shume",
vertete
kisha filluar te ndjej dicka te vecante, dicka qe me linte pa gjume,
dicka qe deshe-s'deshe ti te sillte ne mendimet e mia dhe te lejonte te
rrije vec aty, dicka qe me bente te te shihja "perfekt", dicka qe nuk e
kisha ndjere me pare...

E di, ishte hera pare ne jeten time qe dike desha sa veten... te doja dhe t ndjeja thelle ne shpirt.

E
mora doren tende dhe e afrova afer zemren, e di... Cdo rrahje e saj,
ishte vec per ty.. Ku ta dija une qe nje dite me pas do beje sikur nuk
me kishe pare kurre, e qe pastaj me dike tjeter do beje te njejtat
gjeste qe beje me mua, do I
flisje sic me flisje mua, do I permbushje ato premtime qe me bere mua..

Dreqin,
si nuk do mund ta kthej dhe njehere kohen pas, te takimi I fundit....
te te perqafoja dhe njehere fort, se heren e fundit nuk arrita ta b
eja dot
Letra dashurie........ 522223_306968122721917_1175239496_n

25Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:40

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Sot kamë mbetur vetëm e dje të kisha ty kaq pranë... Kamë mbetur
si netët e vona në vete, kamë mbetur veç me kujtimin tënd, me mahnitjen
e syve të tu si ylberi, ashtu më duket më the se i kishe, ashtu dhe mua
mu dukën kur të pashë, se veç një herë kamë vështruar ashtu siç duhet
sytë e tu... Nuk kisha forcë ti shohë për së dyti se ato më vrisnin,
ishin kaq të fortë, kishin një magji, kishin një ndriçimë të veçantë të
cilin se gjeta askund përveç aty... Sot e di se udhëtonë diku largë,
përsërit rrugën e njëjtë, vjenë dhe shkonë por unë stë shohë, stë kamë
parë kaq gjatë për shumë kohë, dhe kamë frikë se mos ndoshta largësia do
ma vjedhë dhe atë pak gjë që kamë nga ty, kujtimin tënd...

Dje
të kisha kaq pranë por veç me zë, kisha kaq pranë tingujt e shpirtit
tënd dhe sotë si kamë se dje i hodhe ti diku tej, për ti fshirë nga
kujtesa, çmëkatë ke bërë, hodhe atë më të shtrejtën, që sblihet me
asgjë, e mua më largove diamantin timë ku unë gjeta lumturinë... O Zotë
sa keq jamë sotë, sa dhimbje kamë kur të kujtojë, e më pasë dhe e
djeshmja më
torturonë...

Ngrysem në vete si e çmendur, ku të shkojë,
ku të të gjejë ty, ti ike dhe unë nuk të kërkova as adresë, çfarë bëra
kështu... Vrave një zemër që të donte me shpirtë, vrave një njeri që të
kushtonte gjithësinë ... Dhe sotë e vetme, askënd skamë pranë meje, sa
më mungonë, të humba ty dhe kamë humbur gjithëçka, kamë humbur veten...

SA MË MUNGONË ..... TË HUMBA TY DHE KAMË HUMBUR GJITHËÇKA ..... KAMË HUMBUR VETEN ..... KAMË HUMBUR Ç'DO GJË TË SHTREJTË !!!!!

26Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Letra dashurie........ Marie-10
Vallëzimin e parë me ty e vallëzova në krahët e tu, mu duk
sikurë fluturoja... Më shtrëngove fortë dhe dy lotë më ranë.. Edhe nga
sytë e tu lotët nuk u ndanë.. Muzika vazhdonte e njerëzit neve na
shikonin... Në refleksin e dritave, dhe të muzikës si një film më kaloi
jeta... Princesha ime, më përshpërite lehtë dhe unë e mallëngjyer kokën
tek ti mbështeta...

Dikurë isha fëmijë dhe asgjë skuptoja ,,,
ndërsa tani nuse me vello në krahët e tua lotoja... Jamë këtu më the dhe
këtu do të jemë kurdo që të keshë nevojë në jetë... Fjalët e tua
dashuri dhe dhimbje më dhanë shumë, sepse kur u zgjova në mëngjesë e
kuptova që ishte thjeshtë një ëndërr që su realizua kurrë...

Se
ti nuk je më, ike shumë largë nga unë, dhe kurrë sdo më shikoshë
përkrahë teje me atë fustanë të bardhë ... Gjithëmonë kisha ëndërruar që
vallëzimin e dasmës sime ta hapja me ty... Por tani as vellen nuk dua
ta veshë se më mungonë ti... Ti që më jepje forcë dhe dashuri... Do ti
ruaj gjithëmonë kujtimet më të bukura, sidomos shtrëngimet e tua
në kraharorin tënd të madhë... Gjithato puthje, përqafime e ledhatame, që tashme mbeten vetem kujtime...!!!

27Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
E shikonë atë vajzën atje?! Duket e ftohtë apo jo ... Shumë e ftohtë!

Ishte
naive dikur, i besoi dikujt, e la veten të mbërthehet nga fjalët e
zakonshme të artit të joshjes. Mendoi se pritjes i kishte ardhur fundi,
dhe tani ishte koha të njihej me princin e sajë ...

U dashurua dhe i fali gjithëçka asajë dashurie. Vendosi të jetojë ëndrrën pa menduar se së shpejti do të vinte ora e zgjimit!

E
ndërkohë që rri e vetmuar në botën e sajë, ka vendosur të mos lejojë
kurrë më askënd të depërtojë në muret e larta që ka ngritur rrethë
zemrës, kurrë askushë nuk do e gënjejë më, askushë nuk do e bëjë të
provojë sërish shijen e hidhur te mallit, kurrë më askushë nuk do arrijë
të bëhet i rëndësishëm për të!

E pra, e shikonë atë vajzën
atje?! Duket e ftohtë, apo jo! Ndoshta sepse deshi dikurë dikë, dhe e
pagoi shtrenjtë çdo grimcë të asajë dashurie...!!

28Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:41

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Letra dashurie........ F1046f10
E vetme edhe këtë natë, pse paskam qenë
kaq e pafatë... Në heshtje rri e mendojë, një cigare po shijojë, mendojë
ditën kur u njohëm, herë gëzohem, herë hidhërohem... Mendojë ditët në
fillimë, sa i lumtur shpirti imë.. Të doja shumë, sa jetën time, por ti
të gjitha i bëre thërrime... Ti vrave një zemër që veç ty të deshi, më
helmove shpirtin që harroi të qeshi,,, më bëje premtime, madje dhe
betime... Dhe unë gjithëmonë të besoja, bëje be në emrin timë... Pa më
thuaj, premtimet ku shkuan,,, apo edhe ato bashkë me ty u harruan,,, më
thuaj përse ma vrave rininë, më thuaj sa e shite dashurinë... Atë
dashuri që unë për të jetoja, të thashtë të dua, sa gabovaa.... E urrejë
gjithëçka që më rrethonë, urrejë veten time që ende të kërkonë,, por
çtë bëjë nga zemra dotë spo mundem të largojë... Dashuria ime gjithëmonë
e më shumë shtohet për ty ,,, edhe pse mes vuajtjes do jetojë ,,,
kurrë,,, kurrë sdo resht të të dashurojë .....!!!

29Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Letra dashurie........ 480226_279285118848536_1747561686_n
Nuk jam nga ato qe te thon sapo te ndahesh
"Si une s'do gjesh"...ne sensin (une jam me i miri)... Me te mir se une
ka plot...por une jam ai i veçanti per ty... Ai qe qan kur ti je e
merzitur... Ai qe pret oren 00:00 per te te thene te dua... Ai qe te
thot "Edhe sikur bota te permbyset doren s'ta leshoj kurre"... Ai qe
kujdeset per ty... Qe te thote te dua me gjith shpirt... Ai jam une...
Une nuk jam si tjeret... Te tjeret ndoshta jan me te mir, me te bukur...
Por ama une te dua... Tjetri as gjysmen e dashurise sime s'do dije ta
fali.

30Letra dashurie........ Empty Re: Letra dashurie........ 9/2/2013, 16:42

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Kur ne u takuam me puthje u
dashuruam... Një zë heshti, dhimbjen mbështeti,,, kaluam shumë kohë të
dashuruar,, dhe dita ditës dhimbje u shtua... Të pata thënë dikurë se
zemra ndjenë një ndarje, dhe ti më thoje se një ditë rrugët, një ditë do
ndahen,,, do ndahet gjithëçka që është reale në këtë botë,, do ndahet
shpirti nga zemra, zemra nga dashuria dhe ti nga dashuria,,, përkujtojë
ato çaste, si mund ta fal heshtjen kur pas sajë fshihet një mashtrimë,
dhe një ditë të më thuajsh nuk ishim për njëri-tjetrin shpirti imë...
Dashuri e shkretë, ti nuk je e vërtetë, se shumë të rinjë sotë
dashurojnë, pa e ditur se dashuria e vërtetë nuk ekzistonë... Dashuri të
vërtetë më nuk ka për jetën time,, dashuria me humbi jetën si Romeo me
Zhuljetën......!!

Sponsored content


Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 2]

Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons