Avokati: Ky duhet të jetë vrasësi më budalla në histori
Një person është dënuar në Dubai për vrasjen e të dashurës së tij. Avokati i tij tha se ai duhet të jetë vrasësi më budalla që ka njohur ndonjëherë në 40 vite punë.
Vrasësi, që punonte si kuzhinier për një zyrtar të lartë të qeverisë, e vrau të dashurën e tij me një gur pasi ajo i tha se ishte shtatzënë dhe kërcënoi se do e padiste atë për përdhunim.
Kuzhinieri e vrau të dashurën e saj, që punonte si shërbëtore, pavarësisht faktit se ai nuk kishte bërë asnjëherë seks me të.
Kuzhinieri, me origjinë nga India, e futi trupin e saj në vaskë dhe më pas i vuri flakën shtëpisë.
Tani autoritetet në Dubai do të gjejnë familjen e vajzës, për të pyetur nëse ata duan ta dënojnë me vdekje kuzhinierin, apo do pranojnë para gjaku.