Forumi Kuq E Zi
Zhdukja e Luan Hoxhës, avokati: Nuk ka kërkuar azil  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zhdukja e Luan Hoxhës, avokati: Nuk ka kërkuar azil  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Zhdukja e Luan Hoxhës, avokati: Nuk ka kërkuar azil  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Zhdukja e Luan Hoxhës, avokati: Nuk ka kërkuar azil  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
Zhdukja e Luan Hoxhës, avokati: Nuk ka kërkuar azil  Berisha-withers-300x251
Për të fundit herë publikisht ka folur në fillim të shtatorit të vitit të shkuar. Aso kohe përgënjeshtroi të papërgënjeshtrueshmen: një kabllogram të ish-ambasadorit amerikan Uidhers për Gërdecin dhe implikimin e djalit të kryeministrit në aferën që vrau 26 vetë, gjymtoi dhjetëra të tjerë dhe shkaktoi miliarda dëme.

Më pas, zëri nuk i është dëgjuar më ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Luan Hoxha. I vënë në akuzë nga Prokuroria për Gërdecin, pasi bëri shfajësimin e çuditshëm publik, gjenerali ka marrë arratinë. Që prej fund-dhjetorit asnjë prej fqinjëve nuk ka parë me sy as Luanin, as familjen tij. Gjenerali është “zhdukur”, ndërkohë që në gjykatë procesi i tragjedisë së Gërdecit duket afër fundit.

Gjenerali jetonte përballë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në pallatin ngjyrë tulle, ndërtim i pas viteve ‘90, të gjithë e njohin Luan Hoxhën. Dhe më shumë e lidhin me Gërdecin se me detyrën e lartë ushtarake. Të gjithë ngrenë supet dhe thonë që nuk kanë parë asnjë prej familjes Hoxha që nga Viti i Ri. Dera e apartamentit është e kyçur. Prej 1 janarit, Luan Hoxhës i figurojnë të shkëputura edhe marrëdhëniet e punës me universitetin privat ku jepte mësim prej dy vitesh. Avokati mbrojtës i gjeneralit për Gërdecin thotë se Luan Hoxha ndodhet në Kosovë, por është i vetëm në këtë version, pasi janë të shumtë ata që thonë se gjenerali me gjithë familje është arratisur në SHBA.

Ndaj gjeneral Hoxhës, prokuroria ka kërkuar 8 vjet heqje lirie. Mbi të rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, akuzë të cilën Luan Hoxha e ka kontestuar. Luan Hoxha është babai i dy fëmijëve, një djali 7-vjeçar dhe i një vajze 17-vjeçare.



Ibrahim Lahi: Nuk di që klienti im të ketë kërkuar azil

Ndërsa zërat që ish-shefi i Shtabit ka kërkuar azil politik shtohen, avokati i tij, Ibrahim Lahi, mohon të ketë dijeni për një fakt të tillë. Avokati i Luan Hoxhës shpjegon se gjenerali ka qenë krejtësisht i lirë për të qarkulluar në vende të ndryshme të botës dhe fakti që ai ishte nën akuzë për tragjedinë e Gërdecit nuk përbënte asnjë pengesë ligjore për të. “Unë nuk di se ku është Luan Hoxha. Kam komunikuar me të në telefon e gjithmonë dilte një numër shqiptar. Di që kohët e fundit ka udhëtuar shpesh, por se ku mund të ndodhet tashmë ai dhe familja e tij nuk kam asnjë dijeni”, – thotë Lahi. Sipas avokatit, ish-shefi i Shtabit muajt e fundit ka udhëtuar shpesh në Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Turqi e së fundmi në Itali.





Enigmë, si kanë arritur të marrin familjarisht vizë amerikane



Largimi i ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë shqiptare, gjeneral Luan Hoxha, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës familjarisht është vetëm etapa e fundit e veprimeve të tija në kuadër të çështjes Gërdeci. Largimi i tij mbetet ende enigmë në momentin kur pritet që Gjykata të japë vendimin, nëse do ta dënojë apo jo Luan Hoxhën me burg siç ka kërkuar prokuroria. Fakti se mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës funksionon marrëveshja e ekstradimit kjo e bën paksa aventureske largimin familjarisht të ish-shefit të Shtabit. “Një element që nuk duhet harruar është se Hoxha ka arritur të sigurojë jo vetëm një vizë amerikane, por familjarisht është pajisur me të tilla. Nisur nga vështirësia që hasin shqiptarët për t’u pajisur me një vizë amerikane (aq më pak një qytetar i thjeshtë shqiptar që gjendet i pandehur nga prokuroria dhe në gjykim), lehtësia me të cilën ambasada ka pajisur me vizë gjeneralin të lë të kuptosh se ka pasur një pakt të brendshëm”, – thuhet në një analizë online të “lajmifundit.com”

Mbetet për t’u parë se cilën strategji ka zgjedhur Hoxha për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nëse ai ka zgjedhur të vazhdojë të mbrojë urdhëruesit dhe projektuesit e fabrikës së Gërdecit udhëtimi i tij drejt Shteteve të Bashkuara ka shumë gjasa të jetë bërë me mbështetjen dhe frymëzimin e strukturave në pushtet. Por Hoxha mund të ketë zgjedhur edhe një strategji të dytë, atë të rikthimit tek dëshmia e bërë vite më parë në bisedën me ambasadorin Amerikan në Tiranë John Uidhers ku i deklaronte se kishte pasur presion prej djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës. Nëse Hoxha ka vendosur që të tregojë të vërtetën dhe të rikthehet tek ajo bisedë konfidenciale, të cilën u detyrua ta përgënjeshtrojë në të njëjtën ditë kur u prononcua kryeministri Berisha, atëherë ka gjasa që Hoxhës t’i jetë dhënë mbështetja amerikane duke ia besuar se ndjehet nën kërcënimin e atyre, të cilët kishte denoncuar në bisedën me Uidhers.





Kabllogrami i Wikileaks për Luan Hoxhën dhe Shkëlzen Berishën



Në një prej kabllogrameve të ambasadës amerikane në Tiranë raportohej se si Shkëlzen Berisha ka kërcënuar gjeneralin e Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, për të mbyllur sytë për atë që po ndodhte në Gërdec. Më poshtë është kabllogrami i ambasadës amerikane për këtë rast:

“…Në një takim të kërkuar me ambasadorin, Hoxha tregoi historinë e tij që qëndronte pas shkarkimit që iu bë kohët e fundit duke e lidhur këtë me shpërthimin e Gërdecit. Në ndryshim nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet deklaratave publike u vë fajin operativëve të ushtrisë për Gërdecin, Hoxha deklaroi që nga fillimi se ish-ministri Mediu ka bërë të gjitha vendimet, nga zgjedhja e Gërdecit si vend për shkatërrimin e municioneve, deri tek llojet e municioneve që do të shkatërroheshin dhe planifikimi i kohës se kur do të bëhej shkatërrimi. Hoxha pranoi se stafit të tij ishte thënë të transportonte municionin në atë vend dhe të ruante vendin, asgjë më tepër. Hoxha tha se kur ai vizitoi Gërdecin në mes të 2007-s, ushtarët e tij po bënin këto dy detyra, dhe në sipërfaqe u duk se s’kishte asgjë të gabuar.

Ai akuzon se gjatë pjesës së dytë të projektit, nisur në dhjetor 2007, ishte urdhëruar nga Mediu, pavarësisht shqetësimit të tij drejtuar me një letër kryeministrit Berisha, zonjës Topalli dhe Mediut. Pas kësaj, presioni mbërriti përmes telefonit nga një “djalë i ri”, i cili më pas u konfirmua si Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit, që e urdhëroi të vijonte dërgimin e municionit të kalibrit të lartë në Gërdec, pa pasur asnjë vonesë.

I pyetur nëse e kishte raportuar këtë informacion për Prokurorinë e Përgjithshme, Hoxha u përgjigj “po”, ai kishte dhënë të gjitha informatat dhe dokumentet për hetuesit, me përjashtim të informacionit lidhur me djalin e Berishës.

Mbi këtë, ai tha se nuk ishte i sigurt që të fliste. Ambasadori tha se nëse hetimet e prokurorisë do të jenë të suksesshme ata që dinë të vërtetën duhet të flasin hapur. Hoxha ishte dakord se në interes të drejtësisë, ai duhej të fliste hapur, por nuk e konfirmoi që ai do ta bënte këtë. (shënim: Hoxha tha se ka plot të tjerë që e dinë këtë informacion)

Ky është incidenti i dytë që një zyrtar shpreh një shqetësim të fortë, rrethuar me frikë, për sigurinë personale dhe profesionale, në fshehtësi të plotë me Ambasadorin. (I pari erdhi nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu)…”





Versioni i Sali Berishës: Djali im s’e ka telefonuar kurrë Luan Hoxhën



“Kur im bir më tha se do t’i drejtohem gjyqit, i thashë jo. Nuk mund ta përfillim ne Wikileaks siç e përfilli Edi Rama që u anëtarësua në partinë e tij. Kablli thoshte se në vitin 2007, zoti Luan Hoxha paska marrë një telefon nga një zë që dukej si zë i të riut dhe mendonte se ishte zë i Shkëlzen Berishës.

Kjo ishte gjëja më e verifikueshme dhe nëse ky kishte marrë një telefonatë dhe vërtet ishte kërcënuar apo i ishte kërkuar kjo gjë, atëherë nuk kishte gjë më të thjeshtë të gjente kush ishte autori. Sot ky zotëri tha përmes një deklarate se nuk e ka thënë kurrë diçka të tillë. Dua të them se në gjitha dokumentet e dosjes faktohet se marrëveshja e dytë ishte për çmontim gjylesh dhe ky ishte akti më i rëndë që ka ndodhur. Djali im nuk ka pasur kurrë ndonjë bisedë telefonike me Luan Hoxhën, apo ndonjë ushtarak tjetër”, – u shpreh Berisha në versionin e tij për kabllogramin që thoshte se Luan Hoxha ishte ankuar tek Withers se i ishte bërë presion në telefon nga Shkëlzen Berisha për vazhdimin e punës në Gërdec.





Versioni “numër 2” i gjeneralit: Nuk kam folur me Shkëlzen Berishën



“Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e kortezie që unë, në cilësinë e ish-shefit të Shtabit kam pasur me ish-ambasadorin John Withers, dëshiroj të sqaroj se gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht”, – tha Hoxha, në reagimin e tij. Ai sqaron më tej se ka dëshmuar në lidhje me shpërthimin e Gërdecit me vullnetin e tij të lirë para institucioneve përkatëse, dhe kjo, sipas tij, është dëshmia e tij e vetme për këtë ngjarje. “Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në prokurori dhe në gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekulimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje”, – tha Hoxha më tej. Ai shprehet se “gjatë gjithë karrierës sime si ushtarak, jam përpjekur të jap maksimumin në të gjitha detyrat që më janë ngarkuar, si në situata normale apo dhe shumë të vështira. Për këtë kam pasur vlerësimet më të mira nga institucionet shtetërore kombëtare e ndërkombëtare”.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons