Autori i ngjarjeve që terrorizuan Francën javët e fundit është hedhur nga dritarja gjatë një operacioni të policisë franceze për ta kapur, ku janë plagosur edhe 3 policë.
Vrasësi i 7 personave brenda dy javësh është gjetur i vdekur nga policia.
Ndërhyrja e policisë ka ardhur pas më shumë se 24 orë rrethimi të shtëpisë ku jetonte 24 vjeçari Muhamed Merah, i cili ishte shprehur se “do të vdes me armë në dorë”.
Sot në mëngjes, ministri i Brendshëm francez tha se policia nuk ishte e sigurt nëse ai ishtë ende i gjallë. Sipas ministrit Claude Gueant, policia nuk ka pasur asnjë kontakt gjatë natës me 23-vjeçarin Muhamet Merah.
Kontakti i fundit i policisë me të ka qenë mbrëmë, kur Merah ka shfaqur shenja të humbjes së logjikës.
Ndërkohë, gjatë gjithë natës, policia franceze ka shpërthyer sasi të vogla eksplozivi pranë dritareve të banesës së tij, me qëllim që ai të lodhej e të dorëzohej, por nuk ka pasur asnjë reagim.
E gjithë ndërtesa ka qenë e ndriçuar nga reflektorë të fuqishëm gjatë natës, ndërsa apartamentit të Merah i është prerë uji, energjia elektrike dhe gazi. / Gazmira Ndoja