Nuk besohet se ka dyshim që rregulli i parë që një hajdut identitetesh do të ndiqte: përdor dikë që nuk njihet nga askush. Megjithatë një hajdut në Recife, Brazil vendosi të injoronte këtë rregull bazë, duke përdorur fotografinë e Jack Nicholson për kartën e tij të identitetit.
Ricardo Sergio Freire de Barros, 41 vjeç u arrestua pasi tentoi të përdorte këtë kartë false për të hapur një llogari bankare. Policia me ironi tha se nuk kishte asnjë ngjashmëri mes të dyshuarit dhe aktorit. Në kohën e arrestimit, Barros kishte me vete pesë karta false, 36 libra çeqesh dhe dokumenta të tjerë përfshi edhe një deklaratë në të cilën përmendej një e ardhur në vlerë 1,178 milionë dollarë.
Oficerët e policisë kishin tre muaj që përgjonin Barros, derisa arritën të zbulonin prova bindëse për mashtrimet e tij. Pavarësisht se u kap mat, ai mohoi akuzat, ndaj policisë iu desh ta çonte në një klinikë për një vlerësim mbi gjendjen e tij mendore.