Coca Cola, publicitet për herë të parë në TV për obezitetin
Gjigandi i pijeve të gazuara, Coca Cola, pritet të publikojë një publicitet të ri, duke patur parasysh obezitetin, për herë të parë në televizion.
Regjistrimi prej 2 minutash, tregon të dhënat e firmës në prodhimin e pijeve me kalori të pakta, ndërkohë që u rikujton të gjithë shikuesve se të gjitha ushqimet përmbajnë kalori.
Publiciteti, i cili u transmetua në rrjetet kabllore amerikane të hënën, vjen pas presionit të rritje ndaj industrisë së pijeve të lehta.
Qyteti i New York-ut po përgatitet të ndalojë pijet me përmbajtje të madhe sheqeri nëpër restorante, kinema dhe stadiume.
Coca Cola bëri të ditur se videoja nuk është bërë në përgjigje të kritikave ndaj industrisë së pijeve të lehta, por si përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin.
Nuk është hera e parë, që firma me bazë në Atlanta, ka përdorur publicitetet për të zgjidhur këtë cështje, por është hera e parë, që do të transmetohet në televizion.