Padit shitësin, nuk i tha misterin e tmerrshem te shtepise
Blerësja e një shtëpie në Pensilvani padit shitësin e shtëpisë pse nuk i tregoi për sekretin e madh që fshihej në të shkuarën e saj, njofton “Yahoo”.
Janet Milliken u zhvendos nga Kalifornia pas vdekjes së bashkëshortit të saj për të filluar një jetë të re me dy fëmijët e saj adoleshentë dhe bleu shtëpinë në fjalë për 610 mijë dollarë. Shitësi i shtëpisë nuk i përmendi asaj kurrë se ç’kishte ndodhur në atë shtëpi.
Shtëpia ndodhet në qytetin e Thornton-it dhe disa janë pasi 59 vjeçarja Milliken ishte shpërnuglur në atë shtëpi, mësoi nga fqinja e shtëpisë ngjitur se në shtëpinë që ajo sapo kishte blerë kishte ndodhur një krim makabër.
Në 11 shkurt të 2006-ës pronar i shtëpisë në atë kohë, Kostantinos Koumboulis qëlloi dhe vrau gruan e tij dhe pas saj edhe veten në dhomën e gjumit. Dy pronarët e mëpasshëm të shtëpisë ishin Jacob dhe Katheleen Jacono që e blen shtëpinë për 450 mijë dollarë duke e ditur se çfarë kishte ndodhur aty.
Ndërsa Milliken-it nuk iu tha kurrë nga shitësi i shtëpisë se aty kishte ndodhur një vrasje dhe një vetëvrasje, diçka për të cilën ajo kishte të drejtë ta dinte. Gjykata ka marrë në shqyrtim këtë çështje pas peticionit që ju drejtua nga avokati i Milliken-it dhe padia që vetë ajo ka bërë.