MERR FLAKE DHE NE TE NJEJTEN KOHE NGRIN!
Një zjarr i rrezikshëm dhe temperatura mjaft të ulëta kanë provokuar këtë fenomen të çuditshëm, natën e kaluar në Chicago. Ndërtesa, të cilën në foto e shihni të mbuluar të gjithë me akull, vetëm disa orë më parë kishte marr flakë. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve, të cilët e quajtën një nga zjarret më të fuqishëm kohëve të fundit. Ata kanë hedhur shumë ujë për shuarjen e tij, ujë i cili në pak minuta është kthyer në akull.