Më shumë se 100 avion luftarak të aviacionit amerikanë do të marrin pjesë në një stërvitje të përbashkët me aviacionin izraelit IAF në Egje.
Për herë të parë, edhe Izraeli do të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët me NATO-n dhe me vende fqinje të “vatrës” së Egjeut. Është një nga zhvillimet më me interes të madh, pasi është kundërpërgjigja e parë që i jepet në të njëjtin kuadër Rusisë, e cila po grumbullon në Egje më shumë se 20 anije luftarake në një stërvitje ushtarake të sajën.
Kurrë në të shkuarën nuk ka ndodhur një gjë e ngjashme.
Kjo për vetë faktin se aviacioni luftarak izraelit IAF funksionon në mënyrë autonome, me qëllim që të përballojë rreziqe që kanë të bëjnë me sigurinë e tij kombëtare.
Situata e tensionuar dhe e rrezikshme në Siri, me mbështetjen e Rusisë dhe të Teheranit, ndoshta do të shtyjë liderët e botës në një zgjidhje të përbashkët me ndërhyre ushtarake, për t’u zgjidhur sa më shpejtë ky problem. Si Rusia po ashtu dhe Teherani kanë pohuar drejtë se nuk do pranojnë zgjidhje të njëanshme, në të kundërt do të reagojnë, e aq më shumë nëse ndërhyrja ushtarake kryhet kryesisht nga Izraeli, gjë kjo që do të shënonte dhe fillimin e një konflikti të madh në rajon, pasi Teherani do të sulmonte Izraelin menjëherë.
Pak më parë, televizioni izraelit, njoftoi se avion luftarak nga shumë vende të ndryshme, pritet të arrijnë në vend shumë shpejtë, për të marrë pjesë në një stërvitje të përbashkët të titulluar “Blue Plug”.
Gjatë stërvitjes, e cila konsiderohet si stërvitja me madhe e realizuar ndonjëherë në Izrael, avion luftarak do të kryejnë dyluftime ajrore figurative, misione dëbimi me formacione të mëdha (COMMAO) si dhe qitje në fushëbeteje!/