Ngjan me “kinematografikun” Terminator.
Paksa i çrregullt në ecje, nuk ka -akoma- kokë! Është roboti-ushtar i krijuar në laboratorët ushtarakë dhe me qëllimin që një ditë të gjendet në brezin e parë në fushëbetejë.
Petman, siç edhe është pagëzuar, nuk ka lëkurë njerëzore siç “kolegu” i tij në Terminator, Arnold Schwarzenegger, por ai mund të ec, të ulet në gjunjë si dhe të bëjë pompa!
Roboti është krijesë e Boston Dynamics. Një kompani me specifik në robotizim dhe sapo ka qarkulluar në treg dhe një video rreth krijimit të robotëve dhe të robotit Petman, i cili shfaqet në të, të ec, të gjunjëzohet e të bëj stërvitje, duke pompuar e duke vrapuar në aparaturën e trajnimit!
Sipas Marc Raibert, president i kompanisë: “Petman-i do të jetë i gatshëm për t’ju dorëzuar ushtrisë amerikane brenda këtij viti”.
“Truri” i robotit, ndodhet brenda një kutie katrore dhe është vendosur në gjoksin e tij.
Këmbët e tij janë krijuar nga materiale fibrash karbonik, të një cilësie të lart. Duart ndodhen në proces zhvillimi dhe janë në gjendje të ‘kapin’ sende.
Sigurisht deri në momentin sa të shohim gjeneratën e parë të robotëve në fushëbetejë, do të duhen dhe shumë vite, të paktën këtë pohojnë dhe vetë arkitektët e Petman.
Por shqetësues është fakti se tashmë jemi futu në një qorrsokak pa kthim!