Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdogan, pas rrëzimit të një avioni luftarak Turk, në rajonin detarë pranë Sirisë, mblodhi këshillin e ministrave në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku në të veç shumë ministrave të kabinetit të tij mori pjesë dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Turke.
Informacionet e deri tanishme, rreth fatit të dy pilotëve të avionit luftarak, siç citon alb-observer.com, janë të kufizuara, madje nuk është qartësuar akoma dhe pozicioni ku u rrëzua avioni.
Kanali televizivë i Libanit, Al-Mannar, që i përket Hesbollahut, duke ju referuar burimeve të forcave të armatosura të Sirisë, transmetoi se avioni turk u rrëzua nga mbrojtja ajrore siriane.
Gjithashtu, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Sirisë, vërtetoi në kanalin televizivë në Damask, se mbrojtja ajrore siriane rrëzoi një avion luftarak turk, i cili shkeli kufirin ajrorë të Sirisë.
Lajmi i rrëzimit të avionit turk, nga forcat ajrore ushtarake mbrojtëse të Sirisë, sipas kanalit tjetër televizivë Al-Magiantin, i cili e ka selinë në Liban, transmetoi se burime ushtarake turke vërtetuan rrëzimit e avionit luftarak turk nga mbrojtja ajrore sirianë në kufirin Turqi-Siri.
Dhe nga ana e mediave turke, ku veçon kanali televizivë, NTV, dhe ai me radhë i referohet burimeve ushtarake turke, ku transmetoi se avioni luftarak turk u rrëzua në ujërat e Sirisë.
Por, sipas NTV-së, avioni turk nuk kishte shkelur kufirin ajrore të Sirisë, madje anije luftarake të dy vendeve janë vënë në kërkim të avionit të rrëzuar.