NASA përshpejton procedurat për të zgjidhur problemin në ISS.
Pas alarmit të shkaktuar në Agjencinë Amerikane të Hapësirës, njëkohësisht agjencia më e madhe në botë, është parashikuar me rimte të përshpejtuara se deri në 2016-ën, të jetë zgjidhur problemi shqetësues që ka prekur astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), të cilët shfaqin simptoma shqetësuese të pagjumësisë.
Me pak fjalë, deri në 2016-ën NASA parashikon se do te ketë mundur të ketë kryer dyshimin e ndriçimit të gjithë stacionit ndërkombëtar, që sipas inxhinierëve të aeronautikës që disponon, është shkaktari kryesor i këtij fenomeni shqetësues.
Për astronautët e ISS çështja e pagjumësisë përbën një nga problemet më të mëdha, pasi pagjumësia u shkakton dhe probleme të tjera siç është depresioni, lodhje fizike, dhimbje koke dhe padyshim gabime njerëzore në misionin e tyre.
Për këtë qëllim NASA ka vendosur të kryej të gjithë ndriçimin e stacionit ndërkombëtar, pasi kështu beson se problemi do të zgjidhet tërësisht.
Gjithnjë sipas inxhinierëve dhe mekanikëve të aeronautikës në NASA, ndryshimi i ndriçimit duhet të kryhet me drita ngjyrë blu, të kuqe dhe të bardhëlleme.
Pajisjet dhe baza materiale e cila kërkohet për të kryer dhe realizuar me sukses këtë mision, do të kushtoj 11.2 milionë dollarë dhe do të kryhet nga kompania Boeing.