Megjithëse në hapësirë gjenden afërsisht 2 500 - 3 000 satelitë të gatshëm për përdorim, mund të themi se ka edhe dhjetë herë më shumë satelitë, të cilët e kanë kryer detyrën e tyre apo qarkullojnë kot si raketa të copëtuara.
Problemi i mbetjeve hapësinore do të vazhdojë të rritet me zhvillimin e teknologjisë dhe hedhjen në hapësirë të sa më shumë satelitëve.
Bazuar në një lajm të revistës “BBC Focus” , siç e transmeton Start, bëhet e ditur se tani për tani rreth Tokës gjenden afërsisht 25 mijë pjesë që sillen kot rreth saj. Ato janë të përmasave disa centimetërshe. Rrjeti Vëzhgues Hapësinor amerikan (Space Surveillance Network - SSN) po ndjek këto objekte të cilat sillen afër Tokës dhe janë disa centimetra.
I krijuar gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, Rrjeti Vëzhgues Hapësinor (SSN) deri sot po ndjek afërsisht 25 mijë objekte. Ky rrjet zotëron një katalog të gatshëm të përbërë nga afërsisht 22 mijë objekte. Në mes këtyre objekteve zënë vend nga ato më të voglat deri tek satelitët e mëdhenj dhe Stacionet Hapësinore Ndërkombëtare.
Ndërkohë që gjenden rreth 2500-3000 satelitë në orbitë, të gatshëm për përdorim, Rrjeti Vëzhgues ndjek objektet të cilët mund të rrezikojnë Tokën me stacionet e tyre të radarit dhe sensorët. Nëse njëri prej mund të rrezikojë Tokën apo anijet e tjera kozmike, sistemi ndez alarmin. Krahas kësaj sistemi mund të parashikojë se ku dhe kur një objekt do të hyjë përsëri në atmosferë.