11 vjecarja qe i ve flaken gjerave pa i prekur e pa iu afruar atyre
Njerez qe pretendojne te kene fuqi mbinatyrore ne bote jane te shumte. Edhe studiues te ketyre njerezve apo ketyre fuqive mbinatyrore ka mjaftueshem.
Megjithate shume shpesh keto fuqi nuk merren seriozisht nga njerezit dhe shumica e popullsise ne bote jane skeptike dhe mendojne qe ka dicka te fshehur, qe nuk ekzistojne fuqite mbinatyrore por ato jane si nje truk magjik, qe thjesht duhet te zbulohet e verteta, apo edhe nese nuk jane mashtrime, atehere per gjithcka pretendojne qe do te kete nje shpjegim te arsyeshem shkencor dhe pa asgje paranormale brenda.
Per te balancuar anen e skeptikeve, ka edhe shume njerez te tjere qe i marrin jashtezakonisht seriozisht ngjarjet dhe aftesite mbinatyrore. Madje, ne Vietnam ka edhe nje qender kerkimi ne lidhje me keto.
Diku ne qytetin Ho Chi Minh, nje ekip me investigatore paranormale eshte tani duke u munduar te verifikoje dhe te zbuloje shkaqet se si nje vajze e vogel 11 vjecare mund te ndeze ne flake objektet me aurolen e saj.
Qendra e Kerkimit per Aftesite Potenciale Njerezore ne Vietnam, eshte duke e shfaqur vajzen ndaj disa testimeve per te percaktuar natyren e aftesive te saj, sipas VietnalNet.
Nje mori raportimesh ne lajme thone se vajza ka shkaktuar shperthimin ne flake te mureve, orendive shtepiake dhe rrobave.
Sipas raportimeve, vajzes se vogel 11 vjecare nuk i duhet qe te preke objektet dhe as te peqendohet me mendje ne ate qe do te beje. Objektet thjesht ndizen pa ndonje shkak te arsyeshem.
Identiteti i vajzes eshte mbajtur i fshehte.
VietnamNet raporton qe vazja duhet te fleje prane nje kove me uje per te qene gati nese do te kishte ndonje shperthim gjate nates.
Dr Nguyen Manh Hung, rektori i Universitetit te Hong-Kongut, i tha familjes se shkolla ishte e gatshme te dergonte nje ekspert i cili do te qendronte vazhdimisht me vajzen, e cile eshte identifikuar vetem me shkronjen e pare te emrit te saj "T.", per te vezhguar dhe regjistruar ngjarjet qe do te ndodhnin.
Hung e mori kete vendim mbasi e testoi vajzen ne shtepine e saj; duke perfshire edhe nje skanim qe gjeti nje shirit te kuq ne anen e djathte te trurit te saj.
Shiriti u zhduk kur ajo mbajti nje byzylyk me gur kuarci ne kycin e saj, por ajo nuk ndihej mire me ate ne kyc,ndihej sikur neper trupin e saj ishte duke kaluar elektricitet.
Hung tha qe shkolla do te bente teste te tjera mbi vajzen dhe mjedisin qe e rrethon ate.
"Ajo ka nje aftesi te rralle qe duhet ta studiojme, shpjegojme, dhe ta ndihmojme ta mbaje nen kontroll." - tha ai.
"Ne do te eliminojme gradualisht mundesite nje e nga nje, dhe me pas shpresojme te gjejme shkakun e vertete te fenomenit."
Thuhet se vajza mund te ndeze objekte qe jane edhe me rreze 20 metra larg saj pa patur nevoje qe te fokusohet per ta arritur kete, megjithate provat permbyllese duhet ende te merren.
Vajza shkon ne shkolle normalisht dhe nga te dhenat del se ajo ka marredhenie shume te mire edhe me te tjeret.