Nga 8 gushti, "Timeline" i Facebook vjen me detyrim
Te gjitheve atyre, qe s'e kane preferuar, do t'ju vendoset ne menyre automatike
Deri më sot, ndryshimi i profilit të Facebookut ka qenë sipas dëshirës. Por tashmë, 800 milionë përdoruesit e rrjetit shoqëror në mbarë botën s'do të kenë më mundësi zgjedhjeje: e sikletshmja "Timeline" do të bëhet e detyrueshme duke nisur nga 8 gushti. Përdoruesve që ende s'kanë ndryshuar "look"-un e faqes së tyre do t'ju serviret fillimisht një imazh sesi parashikohet të jetë profili i tyre, përpara se të vendoset automatikisht direkt brenda 6 ditëve.
Kompania e March Zuckerber e hodhi idenë e "Timeline" që në shtatorin e vitit të kaluar, atëherë kur vetë themeluesi i rrjetit shoqëror deklaroi: "Miliona njerëz kujdesen për historitë e jetës së tyre në Facebook çdo ditë dhe nuk kanë mënyrë tjetër për t'i shpërndarë pasi dalin nga faqja e profilit të tyre. Kemi punuar përgjatë gjithë vitit për "Timeline". Bëhet fjalë për historinë e jetës tuaj dhe një mënyrë plotësisht të re për të shprehur vetveten. Ka tre pjesë: të gjithë historitë tuaja, aplikacionet dhe një mënyrë e re për të shprehur se kush jeni".
Mirëpo, kjo risi nuk është pritur me shumë pozitivitet nga përdoruesit. Gjithsesi, zhvilluesit e Facebooku nuk duken të shqetësuar, pasi sipas tyre, edhe ata që ankohen do ta pranojnë ndryshimin si përfundim, siç ka ndodhur gjithmonë. Sido që të jetë mbetet të shihet se cili do të jetë realisht reagimi i përdoruesve ndaj një ndryshimi të tillë radikal.