Kujdes nga ky mashtrim që ju vjen me njoftim në Facebook
Në qoftë se ju vjen një e-mail se një miku juaj ju ka etiketuar në një foto, kini kujdes – mund të jetë kurth!
Firma e sigurisë Sophos ka identifikuar një maluer të ri, të quajtur Troj/Agent-XNN. Ai ka filluar të qarkullojë në Facebook duke i bërë njerëzit të klikojnë në njoftimet, për të parë foto të tyre.
Pasi klikohet linku, i cili përmban virus, shkarkohet në kompjuter një skedar ZIP i cili lejon hakerat të marrin kontrollin e kompjuterave që operojnë me Windows.
Zakonisht, njoftimet e këtij lloji vijnë me fjalinë se ‘një miku juaj (emri i tij) ju ka etiketuar në një foto’, ndërsa ky maluer vjen me fjalinë ‘një miku juaj ka shtuar një foto me ju në albumin e tij’